Mamatë dhe bebet në qendër të sfilatës së Dolce & Gabbana

Dolce & Gabbana ka bërë një tribut për mamatë në të gjithë botën, gjatë sfilatës për Vjeshtë/Dimër 2015 në Milano, edhe pse ende nuk ka ardhur 8 Marsi.

Koleksioni mbante titullin “Viva La Mamma!” dhe në pasarelë shfaqi një modele shtatëzënë dhe njëmbëdhjetë mama me fëmijët e tyre.
Bianca Balti, ka treguar me krenari barkun e saj, në muajin e gjashtë të shtatëzanisë.
“Kë telefononi kur dicka nuk shkon? Mamanë. Kë telefononi kur jeni të lumtur? Mamanë.”, ka thënë Stefano Gabbana duke shtuar se ideja ka ardhur nga fëmijët. “Gjithcka lidhet me familjen dhe dashurinë.”

Advertisement