Dashi: Hëna dhe Venusi janë sponsorat tuaj. Ai që do të përfitojë nga këto benefite do të shndërrohet në një magnet që do të tërheqë pranë tij të gjithë shikimet dhe përkujdesjet e të tjerëve. Investoni pak më tepër në talentin tuaj: Kjo do t’ju shërbejë. Bazohuni tek intuita. Një ditë e shënuar, ndoshta një ditëlindje e një miku do të jetë një mundësi e mirë për t’u kënaqur së bashku me miqtë duke rigjetur kështu ngrohtësinë e personave që ju rrethojnë.

Demi:  Dëshira për të frekuentuar persona të rinj, stimulues, të aftë që t’ju bëjnë të harroni pakënaqësitë e së përditshmes, sot do të jetë më e fortë se kurrë. Në marrëdhëniet me familjarët shmangni  mos gatishmërinë pasi mund t’ju kthehen kundër. Kështu të paktën shënon kalimi i Hënës tek Ujori. Gjeni pak kohë për relaks dhe për pushim.

Advertisement

Binjakët:  Nuk ka asgjë aq të rëndësishme sa t’ju heqë vëmendjen nga objektivat tuaj. Hëna në trekëndësh ka aq shumë aleatë sa për t’ju ndalur nuk do të mjaftonte një ushtri. Ju pret një ditë optimale në çdo profil. Kjo ditë është një nga ato që nuk duhet çuar dëm. Jeni të pakënaqur nga një marrëdhënie që po zvarritet? Tek Venusi do të gjeni një shpatull ku mund të mbështeteni e të gjeni kurajë dhe t’ja dilni mbanë me stil.

Gaforrja: Nëse përballë një problemi praktik do të pozicionoheni me një sjellje të kontrolluar, çdo gjë do të zgjidhet më së miri. Në dashuri, duke mbajtur pak të frenuar emotivitetin do të keni mundësi të jetoni momente vërtetë mbresëlënëse. Forma fizike po përmirësohet, humori gjithashtu. Në mbrëmje pranoni një ftesë të momentit të fundit dhe shfrenohuni duke kërcyer. Udhëtimë, nisje për pushime për shumë prej jush.

Luani: Fazë e Hënës së Plotë në shenjën tuaj. Kalimi i Hënës tek Ujori do të lërë shenjë në gjendjen tuaj shpirtërore duke gjeneruar kështu kontraste, zënka në çift dhe punë. Takimi me një mik të vjetër fëmijërie do të jetë rasti që ju duhej për t’u argëtuar disi. Humori është në rënie. Ky i fundit mund t’a bëjë më të dobët mbrojtjen tuaj imunitare.

Virgjëresha: Fokusohuni në aktivitetet tuaja të përditshme. Idetë janë të mira, projektet të ndërtuara mirë, por nëse nuk keni mbështetës, buxhetet janë ato që janë. Duhet të pranoni se duhet të prisni. Në të vërtetë një sponsor mund të dalë nga momenti në moment. Merreni iniciativën por pa e tejkaluar limitin. Lëvizni, dikush mund t’ua vjedhë sponsorin. Dhimbja e kokës që keni këto ditë është e shkaktuar nga stresi.

Peshorja: Me erën që fryn fort në velat tuaja, falë Hënës dhe Venusit deti i dashurisë do t’ju dhurojë aventura të mëdha. Mjafton pak kurajë për të dalë nga porti. Rrrugëtimi do të paraqitet para jush dhe ju nuk do të gaboni. Për dikë do të ketë një takim emocionues dhe pasional, ndoshta fillimi i një historie të re dashurie. Një klimë e thellë mirëkuptimi për të gjithë ata që janë në çift.

Akrepi:  Kjo ditë e fundit e muajit nuk do të jetë e ngjyrosur nga një kalim i favorshëm i Hënës për ju. Ju leverdis të mbani një profil të ulët. Duhet të shtyni për data më të mira çështjet më të rëndësishme. Dedikojini sa më tepër kohë keni mundësi vetes suaj. Një xhelozi e çuditshme po rikthehet në zemrën tuaj dhe pakënaqësia e partnerit është duke konfirmuar dyshimet tuaja.

Shigjetari: Një miqësi do të shpaloset para jush duke hapur horizonte të papritura, duke ju dhënë gjithashtu mundësinë që të merreni me projektin që ju intrigon më tepër. Në këtë periudhë jeni të zotë dhe keni aftësinë të bëni speciale dhe situatën më banale. Shfrytëzoni rrymat që rrisin mundësinë për të fluturuar në dashuri. Ajër pozitiv. Ajo pamja e djalit/vajzës të/së mirë do të tërheqë gjithnjë e më shumë.

Bricjapi: Për të ruajtur hapësirat tuaja dhe për të mos lejuar askënd që t’ju bllokojë me prezencën e tij dihet që jeni të gatshëm të luftoni. Autonomia është e shenjtë. Lëvizni me iniciativë dhe bindje duke ndryshuar në zanafillë atë që donte të pushtonte hapësirën tuaj. Një sjellje akomoduese do t’ju lejojë që të gjeni avantazhe edhe tek ato situata ku nuk kishit pritshmëri të larta.

Ujori: Edhe pse Dielli, Venusi dhe Mërkuri janë të pozicionuar në kundërshti, Hëna në Shenjë do të përmirësojë cilësitë tuaja: të kthjellët, gjenialë, seriozë dhe me sens kritike. Kini besim tek intuita juaj dhe mos u kushëtzoni nga moda dhe ndryshimet e të tjerëve. Në vend që të rrini aty dhe të shijoni shoqërinë e partnerit, në mbrëmje mund t’a gjeni veten duke diskutuar me të.

Peshqit: Faza aktuale duket kilometra larg pritshmërive entuziazmuese që kishit. Duhet të kënaqeni me një ditë pa pengesa. Mund të tentoni t’a ngjallni pak atmosferën duke u marrë me organizimin e pushimeve tuaja. Hidhini një sy gjithashtu edhe gjendjes suaj fizike. Keni energji të mjaftueshme në dispozicion. Përdorini ato për të përmirësuar look-un.