Arbion Aliko para gjykatës

Arbion Aliko, personi kryesor i dyshuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, ka dal përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda. Për 20 – vjeçarin është bërë verifikimi i masës, në lidhje me ngjarjet e vitit të kaluar në Lazarat.
Ai akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të punonjësit të policisë. Përveç gjeneraliteteve të tij, Aliko nuk ka thënë asgjë para gjykatës, duke u shprehur se do flasë në gjyqin e themelit.
Ditën e martë pritet që Arbion Aliko të jetë përsëri në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, 20 – vjeçari është autor i vrasjes së Ibrahim Bashës.
Së bashku me të, në Gjykatë do të jetë dhe vëllai i tij Alban Aliko, pasi edhe për të janë ngritur të njëjta akuza. Ndërkaq, Prokuroria vazhdon hetimet për të rindërtuar të gjithë mekanizmin e ngjarjes.

Advertisement