Dashi: Me Hënën në kalim tek Bricjapi do të jeni pak gjaknxehtë dhe kapricozë, të paqëndrueshëm në projektet tuaja dhe të pavendosur përballë disa zgjedhjesh. Idetë brilante nuk do t’ju mungojnë, por mund të bëni ndonjë gabim në planin ekzekutiv. Kërkoni ndihmë nga dikush që gëzon sens më të madh praktik: një organizim i mirë do t’ju ruajë nga surpriza të pakëndshme.

Demi:  Përballojeni këtë të enjte me besim: vizioni juaj së bashku me problematikat ekzistuese në punë do t’ju bëjë fitues të sigurt. Do të keni  nuhatjen për të bërë gjënë e duhur në kohën e duhur, me një tempizëm dhe aftësi për t’u patur zili. Në dashuri dhurojini vetes momente përkedheljesh dhe intimiteti me partnerin. Ata që janë vetëm shfrytëzoni mundësitë për takime që fatmirësisht do të jenë të shumta.

Advertisement

Binjakët:  Nëse jepni fjalën në punë do të impenjoheni në çdo mënyrë për t’a mbajtur sepse për ju ka më tepër rëndësi t’ju konsiderojnë si të respektuar dhe të ndershëm. Dëgjojeni buonsesnsin dhe intuitën tuaj. Nëse flitet për dashuri një dhuratë apo një objekt i vogël do të mjaftojë për të deklaruar ndjenja dhe dëshira të pashprehura më parë. Mbrëmje emocionuese.

Gaforrja: Sot disa pengesa praktike do t’ju bëjnë të humbisni durimin tuaj. Mos u shfryni me ato që ju rrethojnë: mund të bëheni të padurueshëm. Mos i jepni shumë rëndësi gabimeve të vogla, e keni situatën totalisht nën kontroll. Merruni me shëndetin tuaj dhe lërini zakonet e këqija, praktikoni një aktivitet fizik për t’u mbajtur në formë.

Luani: Iniciativat tuaja marrin benefite nga persona të rëndësishëm: konsensusi që do të merrni do të largojë negativitetin. Mos i lejoni që një pjesëtar i familjes t’ju presë krahët edhe pse ka qëllime të mira. Këto këshilla do të jenë të diktuara nga një kujdesi i tepërt. Organizoni me ekuilibër aktivitetin tuaj për të mos ju shkaktuar stres në nivele të larta. Flini disa orë më tepër.

Virgjëresha: Hëna në një prizëm pozitiv me shenjën tuaj, ju është bërë mike. Do t’ju mbushë me ide dhe me iniciativë për të përmirësuar jetën tuaj sociale. Edhe personi i zemrës do ta vërej humorin tuaj. Parashikohen orë shumë intensive sidomos në mbrëmje. Mundohuni të bëni në mënyrë të rregullt shëtitje dhe sport në ajër të pastër sepse janë ilaç për trupin e mendjen.

Peshorja: Ditë jo fort pozitive me ulje e ngritje. E rëndësishme do të jetë të shihni të mirën dhe jo të keqen, kështu që mendoni pozitivisht. Kur flasim për punë mundohuni të mos merrni përgjegjësi që dalin përtej kompetencave tuaja. FIlloni dhe merruni menjëherë me çështjet urgjente. Filloni ndryshoni zakonet që me kalimin  e kohës mund të bëhen të dëmshme.

Akrepi:  Nga yjet ju vijnë përfitime pozitive. Të kënqaur nga kjo gjë do të përfshiheni në një vorbull plot të reja. Në marrëdhëniet publike e private do të dini të lëvizni me aftësi dhe diplomaci. Përsa i përket sferës private do të gjeni fjalët e duhura për të shprehur atë që ndjeni. E rëndësishme do të jetë t’a lini veten të lirë. Takime magjike për ata që janë singëll.

Shigjetari: Mos ndaloni tek sipërfaqësorja mundohuni t’i shkoni pak më thellë një problemi që po ju prek. Nëse shkoni vertetë në thellësi do të keni sigurinë e plotë që do t’a përmirësoni këtë situatë. Duke sjellë nga ana juaj një gjendje pozitive plot avantazhe dhe duke fituar kështu një betejë të papritur. Ndryshime në dashuri. Ndjenjat do të përmirësohen në mënyrë drastike, por duhet të prisni disa ditë.

Bricjapi: Hëna harmonike në shenjë qartëson qielllin tuaj ndaj humori i mirë  do të marrë më të mirën nga rrethanat e jashtme. Në ambjentin financiar mos bëni me kokën tuaj: pranoni këshillat e një eksperti pasi do të rezultojnë fituese. Në fushën e dashurisë lëreni luftën dhe dedikojini më tepër kohë personit të dashur.

Ujori: Në vend që të ankoheni se puna merr pjesën më të madhe të kohës suaj, përpiquni të organizoni më mirë ditën: duke i menaxhuar më mirë kohën dhe energjitë tuaja do të arrini të krijoni hapësira për t’ja dedikuar vetes. Ndryshoni ato zakonet e vogla që sado banale të duken nëse mblidhen të gjitha influencojnë në mënyrë negative në gjendjen tuaj psikofizike.

Peshqit: Me Hënën mike realizimi i dëshirave tuaja bëhet shumë i lehtë: ajo ju mbështet duke ju dhuruar raste për t’u kapur fluturimthi. Në përfundim të orarit të punës, mos u dembelosni dhe përfitoni nga koha e lirë për të praktikuar sportin e preferuar. Nevoja për të dashuruar dhe qenë të dashuruar do të jetë motivi që do t’ju shtyjë të kërkoni një kuptim dhe bashkëpunim më të madh me partnerin.