Dashi: Mbështetja që ju ofrojnë yjet në këto momente është shumë e fortë. Nëse bashkoni qartësi idesh, fantazi, simpati dhe komunikim do të arrini marrëveshje fitimprurëse që do t’ju bëjnë të vlerësoheni në punë. Nëse keni një jetë stabël dhe të kënaqshme në çift do të jetë akoma më shumë. Nëse jeni singëll, gjuetia do t’ju shkojë shumë mirë. Mos e lini pas dore shëndetin.

Demi:  Ditë fantastike për shumë prej jush! Zëri i intuitës do t’ju tregojë se cilat rrugë të ndërmerrni për t’u realizuar më së miri: në jetë nuk mund të racionalizohet gjithçka.  E rëndësishme është  edhe ajo që rrugëton në valën e emocioneve. Jetojeni me gëzim këtë moment edhe nga pikëpamja dashurore. Një ndjenjë mund të rritet falë situatave të gjalla e të lumtura.

Advertisement

Binjakët:  Hëna ju bën pak nervozë. Duhet të merrni vendime në ambjentin e punës  dhe keni ndjesinë se nuk dini se ç’të zgjidhni:  duke kërkuar këshillën e një kolegu me më tepër eksperiencë do t’a menaxhoni shumë mirë situatën. Ndoshta do t’ju kërkohet një sakrificë e vogël nga personi që doni: duhet të dini ama se në prespektivë ju shërben për një arritje të madhe.

Gaforrja: Gjithçka shkon më së miri, më e keqja që mund t’ju ndodhë është të duroni një rutinë normale. Hiqeni prizën nga impenjimet e shumta që keni në axhendë dhe që ju shpërqendrojnë, për t’ju dedikuar dashurisë dhe personit të zemrës. Falë Hënës në Fushën e Gjashtë do të keni mundësinë të mbyllni marrëveshje të mira dhe të bëni blerje me leverdi, drejtuar nga një person ekspert.

Luani: Dielli, Mërkuri dhe Hëna të favorshëm, reflektojnë rrezet pozitive edhe në shenjën tuaj: natyrisht ju takon juve t’i jepni një dorë fatit, me këto efekte të dobishme.  Cilatdo qofshin kushtet tuaja profesionale, me aftësi të mëdha do të arrini të përmirësoni pozicionin dhe fitimet. Takime magjike në mbrëmje për ata që janë singëll dhe të rinj. Jeta në çift e lumtur.

Virgjëresha: Hëna jo në harmoni do të krijojë ndonjë të papritur tek iniciativat që keni nisur me kënaqësi dhe entuziazëm, por kjo do të vlejë vetëm për sot dhe nesër. Mos u shqetësoni: impenjimi juaj në punë dhe kreativiteti juaj me siguri do të vlerësohen. Jini të qartë dhe të vendosur: nëse ju intereson që të jetoni me partnerin vetëm të tashmen thuajani menjëherë dhe sigurohuni që të jetë dakort.

Peshorja: Puna dhe profesioni sot ngrenë kokën. Paratë kanë filluar të qarkullojnë. Do të jeni të mbytur nga propozimet e miqve. Zgjidhni lirshëm se cilat iniciativa të pranoni dhe cilat të refuzoni. Edhe nëse dikush do të trishtohet. Një takim nën dritën e Hënës do t’ju emocionojë. Shijojeni këtë moment me një këndvështrim gjithpërfshirës.

Akrepi: Yjet ju kanë për zemër. Sektori i punës do të prekë një moment të mirë edhe pse disa  yje do t’i keni kundër. Duhet të mendoni mirë çdo hap dhe kini kujdes nga situatat që premtojnë rezultate të mahnitshme. Forconi dialogun me personat e zemrës. Mësoni të ballafaqoheni me sinqeritetin më të madh. Dëgjoni gjithashtu me vëmendje opinionet, mendimet dhe idetë e të tjerëve.

Shigjetari: Hëna në shenjën tuaj do t’ju falë disa surpriza të këndshme. Do të keni mundësi të njihni persona të vlefshëm. Pas shumë mendimeve do të zbuloni se zgjidhja e një problemi ishte një hap larg jush dhe  më në fund do të dilni nga sikleti. Nuk do të mërziteni nga rutina e përditshme. Personi i zemrës do të impenjohet maksimalisht për të tërhequr vëmendjen tuaj dhe për të ringrohur marrëdhënien.

Bricjapi: Dikush shumë simpatik, mund t’ju prezantojë diçka që në pamje të parë do t’ju duket eksituese, por që jo domosdoshëmrisht bën për ju. Hëna në Fushën e 12-të do t’ju bëjë pre të personave jo seriozë dhe egoistë. Bëni shumë kujdes. Ditë shumë e mirë për t’u marrë edhe me fizikun, po ashtu edhe nëse doni të kuroni thonjtë.

Ujori: Do të jetë  komunikimi, shkathtësia, gjenialiteti, virtytet që do t’ju ndihmojnë të fitoni dhe t’a bëni këtë ditë fitimtare. Pikërisht këto do të jenë gjërat që do t’ju bëjnë të ndiheni në lartësinë e pritshmërivë tuaja profesionale. Prova, takime punë, mundësi të reja, me pak fjalë gjithçka do të shkojë më së miri. Singëll? Të lidhur? Sfera sentimentale vazhdon të ndrisë me një dritë rrëzëllitëse.

Peshqit: Si gjithmonë Hëna në Shigjetar do t’ju sjellë pak shqetësim, sidomos në sferën profesionale. Vendosni dhe parashikoni disa pengesa, përsa i përket një çëshjteje ligjore.  Nuk  do të mungojnë vonesat në marrjen e një firme nëpër kontrata apo ndonjë rrezik gjobe. Bëhuni të vëmendshëm për të shmangur thyerjen e rregullav. Në dashuri jeni duke punuar më së miri për të përforcuar dhe krijuar një ajër besimi dhe konfidencialiteti në çift.