Dashi: Efiçenca vazhdon te jetë karakteristika juaj e momentit, gjithçka në të cilën do të impenjoheni do të rezultojë shumë produktive. Gjërat janë duke ndryshuar rreth jush por nuk jeni tipat që kapeni të papregatitur. Më mirë të mos i nxitoni gjërat në punë: vendosni një strategji për të marrë maksimumin me minimumin e energjive. Merruni me fizikun.
Demi: Mos u besoni njohjeve të rreme që nuk lënë gjurmë. Zgjidhni shoqëritë e vërteta dhe ofrojini afërsi dhe disponibilitet më të madh atyre. Hëna mike e pozicionuar tek Virgjëresha ju karikon dhe ju bën të etur për t’u rivënë në lojë dhe për të treguar se sa vleni. Në dashuri keni dëshirë për gjëra të reja: lërini vend fantazisë dhe dëshirës për të luajtur: partneri do t’a vlerësojë. Personat singëll do të kenë fat.
Binjakët: Mos u dorëzoni përpara një dështimi të vogël. Përkundrazi perfeksiononi strategjinë dhe këmbëngulni në rrugën që keni ndërmarrë. Yjet do t’ju mbajnë nën vëzhgim: nuk do t’ju falin asnjë shpërqendrim dhe asnjë gabim. Nëse keni një histori dashurie që ju shtyp, dyfishoni kujdesin dhe dozën e ëmbëlsisë dhe bëni gjithçka për të bërë të lumtur partnerin.
Gaforrja: Ditë e mirë. Hëna favorizuese stabilizon humorin tuaj dhe ju dhuron më tepër fat si në çështjet profesionale ashtu dhe në ato sentimentale. Nëse jeni në çift do të shkoni dakort pa sforco me personin e dashur, me të cilin do të kaloni një mbrëmje pasionale e plot gëzim të shfrenuar. Kush është singëll do të mund të vërë në provë bukurinë dhe fuqinë për të joshur.
Luani: Qiell jo i ashpër. Siç mund t’a keni kuptuar nuk parashikohen emocione përçarëse por vetëm ndjesi të buta. Gjëndja juaj duket sikur është në pritje. Do të gërshetoni momentet e detyrës me ato të kënaqësisë pa lënë pas dore as njërën e as tjetrën. Një intuitë e mirë dhe një planifikim i kujdesshëm do t’ju bëjnë të ndiheni mirë në çdo ambjent që do të gjendeni dhe dhe do të veproni.
Virgjëresha: Nuk mjafton të keni Hënën në shenjë për të kaluar një ditë të qetë dhe të kënaqshme: Neptuni dhe Saturni do të fusin hundët. Një përzierje energjish që ju bën konfuzë, të pasigurtë dhe nervozë. Do të jeni të shpërqendruar, impulsivë dhe gjithçka tjetër përveçse diplomatikë. Për disa probleme të komplikuara do të arrini të gjeni zgjidhjen pa dalë nga rruga e duhur.
Peshorja: Me Mërkurin e favorshëm jeni më të interesuar dhe bashkëpunues në miqësitë ekzistuese dhe do të ndiheni të inkurajuar të krijoni kontakte të reja. Edhe pjesëmarrja në një grup që vepron në fushën sociale mund të kënaqë nevojat tuaja. Me rimbushjen e energjive, do të dëshironi të mos i shpenzoni për rutinën e zakonshme por për t’u kënaqur siç preferoni dhe do t’ja dilni.
Akrepi: Hëna mikja juaj do t’ju ndihmojë të merrni frymë lirisht edhe pse nuk do të jetë në gjendje t’ju ndihmojë nga pengesat dhe hutimi. Mos bëni manovra të rrezikshme kur jeni në makinë: mos harroni se Marsi po kalon në shenjën para tuajës. Mos i shprehni ndjenjat. Në këtë moment ju leverdis të mbani për vete ndjenjat dhe emocionet. Kujdes!
Shigjetari: Me Hënën në kuadraturë jeni pak poshtë me moral: ndoshta një problem i vogël ju shqetëson, por bezdia nuk do të jetë kushtëzuese. Provoni t’i merrni gjërat me më tepër ironi dhe përpiquni të tregoheni më pak tolerant ndaj rregullave. Nëse doni të dilni fitimtar në duelin me partnerin, armatosuni me një shpatë të pagabueshme, me mirësi, ëmbëlsi e kuptim.
Bricjapi: Sot nuk do të lodheni: era fryn në favorin tuaj dhe ju shtyn drejt qëllimeve që synoni. Do të jeni të shkathët, të vendosur dhe të sigurt për t’u ofruar në mënyrë të suksesshme në fushën profesionale. Në fushën e dashurisë do të dini të ringjallni lidhjen tuaj në çift me një sërë gjetjesh dhe një dozë të konsiderueshme pasioni. Dhurata, surpriza dhe emocione në mbrëmje.
Ujori: Duhet të bëni zgjedhje të vështira. Mos e kërkoni mendimin e një familjari që e dini që nuk ndan të njëjtën pikpamje me ju: për momentin mund t’a dëgjoni këshillën e tij por më pas vendosni sipas mendjes tuaj. Edhe pse ndonjëherë jeni pinjollë dhe kërkues do të jeni të adhurueshëm dhe joshës më shumë se kurrë: kush mund t’ju rezistojë. Për personat singëll moment shumë i mirë: guxoni!
Peshqit: Hëna tek Virgjëresha ndikon humorin tuaj. Frekuentimi i ambjenteve të reja nuk do të mjaftojë për të harruar mërzitë e përditshme: në raportet me familjarë përpiquni të çdramatizoni disa sjellje armiqësore. Duhet të shkarkoni tensionet duke praktikuar ndonjë sport të lehtë apo më mirë akoma ndonjë disiplinë orientale që qetëson trupin dhe mendjen.