Dashi: Çfarë belaje me Hënën negative. Ankthi dhe konfuzioni do të jenë këshilluese të këqija, duke mos garantuar as edhe një ndihmë përballë të papriturave. Rrezikoni të bëni gabime dhe gafa nga të cilat do të humbni shumë kredibilitet. Planifikoni aktivitet sportiv: jogging, not në det apo pishinë. Mos harroni të vini në listë edhe momente pushimi.
Demi: Pasioni dhe kurajo nuk ju mungojnë sot madje as të qënët pa skrupuj përballë disa situatave. Aktiviteti profesional do të vazhdojë pa probleme e madje në disa raste mund të shihni një rritje në punë dhe të ardhurat respektive. Ditë shumë e mirë në çift: mund të rrisni besimin dhe sigurinë me partnerin duke konsoliduar raportin tuaj.
Binjakët: Keni një shpirt iniciative dhe aftësi bindëse të shkëlqyera. Përfitoni për të çuar përpara një projekt që ju pëlqen: do t’ju dëgjojnë me vëmendje. Do të ndiheni të kënaqur sepse kuptimi në çift do të jetë perfekt dhe mund t’i dedikoheni rifiniturave të atyre detajeve të vogla që ndonjëherë lihen pas dore pasi janë të tjerat më urgjente.
Gaforrja: Yjet ju këshillojnë që t’a merrni dalëngadalë, të mos investoni shumë energji në fushën profesionale dhe të ngadalësoni pak ritmet. Ndoshta mund t’a gjeni veten në situatën e pakëndshme ku impenjoheni shumë dhe merrni pak. Me Hënën në kundërshti, hapjuni shoqërisë dhe lejojini vetes pak relaks. Do të keni dyshime mbi sjelljen që duhet të keni me partnerin.
Luani: Ka disa punë të mërzitshme që nuk mund t’i shtyni më: këtë thotë Hëna në fushën e Gjashtë. Jepini pra sa më shpejt t’i mbaroni punët aq më shpejt do t’i dedikoheni argëtimit dhe jetës sociale. Dashuria nuk do të jetë mendimi juaj i fundit, por jo para se të zgjidhni përfundimisht disa probleme. Ndryshimi i ndonjë zakoni të keq do të përmirësojë shëndetin.
Virgjëresha: Qielli i ndritshëm premton për të mira, aq shumë sa ju nuk mund të qaheni se jeni të detyruar të punoni ndërkohë që e gjithë bota është me pushime. Të gjithë ata që janë të vetëpunësuar mund të mbyllin një biznes jashtëzakonisht fitimprurës. Do të merrni frymëzimin e duhur nga yjet për të gjetur më në fund zgjidhjen e një problemi.
Peshorja: Yjet ju kundërshtojnë. Jeni të ndarë mes detyrave familjare dhe nevojës së thellë për t’u ndjerë të lirë, të merrni vendimet tuaja, të merrni iniciativa pa i dhënë llogari askujt. Në fushën afektive mes gjithë strategjive të mundshme, dialogu dhe entuziazmi janë më të mirat për të bërë përshtypje tek ai që ju intereson, tek ai që ju ka rrëmbyer zemrën. Të reja të bukura gjatë mbrëmjes.
Akrepi: Ka ardhur momenti t’i lejoni vetes ndonjë kapriço. Mërkuri është në kuadraturë dhe kjo të lë të nënkuptosh se financat tuaja kanë parë ditë edhe më të mira. Kjo nuk do të thotë që duhet të privoheni nga çdo gjë, madje sot është një nga ato ditët ku nuk mund të kurseni as për shopping e as për kohën e lirë. Mëse i kënaqshëm kuptimi në çift.
Shigjetari: Disa çështje praktike ju zbresin me këmbë në tokë edhe pse nuk dëshironi duhet të vendosni rregull në llogaritë tuaja. Në dashuri mos jini të hutuar, partneri ka nevojë për ju, për prezencën tuaj dhe përkedheljet tuaja. Nuk do të mungojnë mundësitë për takime për më të rinjtë. Mos e lini pas dore shëndetin: disa shqetësime mund të dalin në pah dhe të kërkojnë vëmendjen tuaj.
Bricjapi: Yjet po ju luajnë një marsh triumfues. Mos e lini t’ju ikë rasti për një konfirmim që mund të ketë hijen e një prestigji të madh. Në dashuri përpiquni të jeni shumë të dashur: thoni “të dua” në mënyrë bindëse dhe pa ju lutur. Vini rregull në impenjimet tuaja dhe rregulloni ritmet, favorizoni gjumin që mund t’ju vijë nëpërmjet çajrave bimore relaksues.
Ujori: Hëna në Fushën e dymbëdhjetë shënon një formë jo fort optimale: ndoshta stresi dhe lodhja e grumbulluar këtë periudhën e fundit do t’ju sjellin disa bezdisje. Përkëdheluni brenda mureve të shtëpisë pa u lodhur shumë. Në dashuri do të keni një kuptim shumë të mirë me atë që ka zënë vend të përhershëm në zemrën tuaj, sidomos në mbrëmje.
Peshqit: Aktiviteti juaj profesional po e rimerr vehten: vështirësitë e kohëve të fundit do t’i lini pas krahëve dhe tani keni rifilluar të udhëtoni mbi ritme të shpejta dhe financat tuaja do të marrin përfitime të dukshme. Hëna e mirë pozicionuar ofron një rast të mirë për t’u argëtuar me miqtë e zemrës apo për të fituar pikë me personin e dashur. Dedikojini pak më tepër kohë vetes dhe krijimtarisë suaj.