Dashi: S’ka pikë dyshimi: ashtu sikurse njofton edhe qielli, duke nisur nga Hëna e favorshme, ju do të jeni protagonistë të ditës së sotme. Gjithçka do të shkojë për mrekulli. Do të mund të zhbllokoni një situatë të vështirë me vendime të shpejta dhe të duhura. Nëse partneri ka zbuluar një shaka tuajën jepini shpjegime. Sot jeni kaq bindës sa mund të shisnit frigoriferë në Polin e Veriut.
Demi: Hëna në fushën e dytë (në atë të financave dhe sigurisë) i jep një shtysë pozitive ditës suaj që përshfaqet rrëzëllitëse. Nëse një problem në punë ju mban si në gjemba, kërkojini këshilla një personi më ekspert se ju. Disa prej jush, me sforco minimale do të arrijnë të përfundojnë një tratativë që deri dje dukej e pamundur. Shumë mirë dashuria.
Binjakët: E dini me saktësi se ku doni të arrini, nuk duhet të nxitoni por të prisni rastin e duhur për të vepruar. Në shtëpi do t’ju kërkohet një sakrificë e vogël: përpiquni të tregoheni të gatshëm dhe të duruar. Një “surprizë” mund të shfaqet në jetën tuaj sentimentale, duke ju futur në një konfuzion total. Përpara se të vendosni reflektoni mirë. Të reja të bukura do të keni.
Gaforrja: Është një periudhë transformimi, rritjeje personale me prespektiva të shkëlqyera për të ardhmen: por mos i lini ende pas dore të dashurit tuaj. Duke organizuar më mirë fushën praktike shumë shpejt do të shihni avantazhe. Shijojeni shoqërinë e personave të dashur. Mund të keni probleme me gjumin: disa prej jush mund të pushtohen nga mendime jo fort të këndshme e madje dhe nga makthe.
Luani: Jeni të mbrojtur nga Hëna që ju bën të ecni me kokën lart dhe ju bind që jeni më të mirët dhe ju ndihmon të kuptoni se cila është mënyra më e mirë për të përfituar nga çdo situatë. Ide të reja ju vijnë vazhdimisht dhe më në fund do të gjeni njerëz të predispozuar për t’i realizuar ato së bashku me ju. Do të dini të lumturoni partnerin me një dhuratë të veçantë. Të reja do t’ju vijnë nëpërmjet e-mailit.
Virgjëresha: Shumë gjëra ju kanë lodhur. Është fakt se nuk ndiheni të vlerësuar as në fushën profesionale dhe as në atë sentimentale dhe kjo mund t’ju çojë në marrjen e vendimeve impulsive dhe të dëshironi evazionin, me rreziqe të imagjinueshme nëse jeni stabël në çift. Qetësohuni, dhurojini vetes një mbrëmje relaksi dhe reflektimi: nesër do të jetë një ditë e re.
Peshorja: Me Hënën tek Binjakët çdo gjë shkon më së miri. Parashikohet fat dhe të reja në fronte të ndryshme: paratë, puna dhe miqësitë. Takoni persona të rinj: disa prej tyre do të jenë të nevojshëm në punë e disa të tjerë argëtues për të kaluar kohën e lirë. Sensualiteti juaj, i dukshëm për nga natyra, do të ndizet akoma më tepër. Me partnerin do të ndani të njëjtat interesa dhe do të gjeni mënyra të reja për të kaluar momente intimiteti.
Akrepi: Pozicionimi i mirë i Hënës ju jep mundësinë të komunikoni me qartësi dhe ndershmëri me të gjithë personat që ju interesojnë. Nëse keni ndonjë person që prej kohësh dëshironi t’i bëni të kuptojë diçka, kjo është dita e duhur. Moment shumë i mirë për të modifikuar strukturën në çift: ndryshoni ritet tuaja duke bërë që të qarkullojë ajër i ri edhe në lidhjet më të lumtura dashurore.
Shigjetari: Hëna tek Binjakët paralajmëron për ndonjë të papritur, ndonjë problem në fushën sentimentale. Por kujdes: mënyra më e mirë për të kaluar disa mosmarrëveshje me partnerin është të mos bësh asgjë. Thjesht lini të qetësohet zemërimi e gjithçka do të rregullohet vetë. Tregoni anën tuaj më të mirë, tregoni se dini të buzëqeshni dhe do të ndiheni më mirë e do të qetësoheni ju vetë të parët.
Bricjapi: Joshur nga një propozim që e konsideroni të dobishëm, por që nuk i fsheh vështirësitë e tij, do të tregoni se jeni në lartësinë e duhur të situatës. Veç të tjerash do të keni mundësinë të rregulloni çështje të vjetra dhe të sqaroni një keqkuptim me një mik. Nuk ka kurrfarë pengesash për planet tuaja sentimentale, edhe pse për momentin dukeni më tepër të përfshirë nga çështjet e punës se sa nga ato të zemrës.
Ujori: Jeni rrezatues dhe plot gaz! Në çdo kontekst do të dini të imponoheni me karizmën tuaj, me forcën e personalitetit që ju bën lider të lindur. Zhvillime pozitive do do të ketë në fushën profesionale: mos lini t’ju shpëtojë një rast i çmuar. Tregohuni gjithnjë të lumtur me partnerin dhe kështu do të arrini gjëra që deri me dje i mendonit të pamundura.
Peshqit: Me Venusin në shenjë, diçka e re dhe ekstravagante do të hyjë në jetën tuaj: mund të takoni persona apo situata komplet jashtë normales, të destinuara për të ndryshuar në një farë mase konceptin mbi jetën tuaj. Dashuria nuk duhet reduktuar vetëm në fantazi dhe projekte. Lëshojeni veten nën shoqërinë e partnerit. Suksese sportive parashikohen për shumë prej jush.