Dashi: Punë, punë, punë dhe prapë punë! Ja sektori ku do të jepni maksimumin e forcave tuaja, pasi jeni në shënjestër të planetëve mbi kokën tuaj. Natyrisht që do të merrni shpërblime. Në fakt mund të mbështeteni në një sukses të sigurt në hapat që do të ndërmerrni, me kushtin që të respektoni pikë për pikë një programim të kujdesshëm dhe të saktë të aktivitetit tuaj.

Demi:  Entuziazmi dhe intuita është ajo që ju duhet për të përfunduar në mënyrë të shkëlqyer edhe detyra të vështira e të komplikuara. Hëna do të lehtësojë takime, udhëtime dhe programet për mbrëmjen. Në dashuri mos mbani dyshime dhe shqetësime: ky është momenti për t’u sqaruar me partnerin dhe për të shuar çdo dyshim dhe të pasuroni raportin tuaj me mirëkuptime të reja.

Advertisement

Binjakët:  Do të ishte mirë që të ishit të sinqertë me veten dhe të shihnit me qartësi gjërat që kohët e fundit i keni “varrosur”. Paralajmërohet kështu një ditë reflektimesh mbi fakte të ndodhura së fundmi. Flasim për punë: mos u ndjeni në faj nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet, sidomos nëse keni një aktivitet të pavarur. Lidhje të rrezikshme për ata që janë në çift.

Gaforrja: Mbështetja që ju ofrojnë sot yjet është shumë e fortë. Duke bashkuar qartësinë e ideve, fantazinë, simpatinë dhe komunikimin do të arrini marrëveshje fitimprurëse që do të vlerësohen shumë në punë. Në dashuri? Nëse keni një jetë të qëndrueshme dhe të kënaqshme në çift do të funksionojë akoma më mirë: nëse jeni singëll gjuajtja do t’ju rezultojë shumë e lehtë. Mos e lini pas dore shëndetin.

Luani: Sot yjet janë dashamirës me ju. Rritet forma fizike por bie pak përqendrimi si në punë ashtu edhe në studime. Në dashuri Venusi tek Gaforrja mund t’ju krijojë pak vështirësi: kështu për të mirën e çiftit duhet të sqaroni disa pika në raportin tuaj. Mbajeni të frenuar dëshirën për të shpenzuar.

Virgjëresha: Më në fund do të arrini të shihni një problem nën një dritë tjetër dhe do të gjeni mënyrën më të mirë për t’a zgjidhur. Yjet ju ftojnë të mos refuzoni oferta të çmuara për ndihmë vetëm për shkak të krenarisë: ndonjëherë edhe ju keni nevojë për të tjerët. Dashuria do të ketë shijen dhe ngjyrat e një kuptimi intelektual falë një dialogu të dendur, të hapur dhe spontan.

Peshorja: Ka ardhur koha të hiqni qafe shkresa dhe gjëra të vogla të parëndësishme për të filluar të merreni me projekte të reja që i kishit lënë pas dore për t’u përqendruar në objektivin tuaj kryesor (me shumë mundësi paratë dhe karriera). Jeta juaj sociale ka nevojë për një ndryshim të vogël por të rëndësishëm: pranoni çdo rast për të bërë miqësi te reja dhe të rinovoni ato të vjetrat.

Akrepi:  Cilado qoftë situata juaj profesionale do të keni mundësi të ekzaminoni në fund të problematikave specifike apo të situtave të veçanta për të gjetur zgjidhje apo inpute të reja falë të cilave do të përmirësohet rendimenti në punë. Hyrje parash edhe të papritura nuk mundet veçse t’ju kënaqin: ju pëlqen të shpenzoni për t’u argëtuar dhe për të ekzaltuar bukurinë tuaj.

Shigjetari: Nëse jeni duke kryer një aktivitet të pavarur jini veçanërisht të kujdesshëm në hartimin e projekteve, sigurohuni që ata jenë me të vërtetë të arritshëm, sepse Hëna, Neptuni dhe Hëna e Zezë mund t’ju pengojnë nëse gjithçka nuk është e organizuar, planifikuar dhe vlerësuar mirë. Nëse punoni për të tjerëve përpiquni të angazhoheni për të bërë gjithçka për të treguar se sa të zotë jeni,  sa të saktë dhe sa të besueshëm.

Bricjapi: Ju pret një ditë shumë pozitive  në gjendje të kujdeset për dëshirat tuaja dhe të nxisë mbrëmjen dhe energjitë tuaja krijuese. Në ambjentin profesional marrja e mbështetjes dhe suksesit të dëshiruar do të jetë një lojë fëmijësh. Në dashuri ju do të dini çfarë të bëni për të ngjallur interesin e duhur tek ata që zënë një hapësirë të madhe në mendimet tuaja.

Ujori: Ditë pozitive për shumë prej jush. Mos humbisni kohë, përvishni mëngët dhe futjuni punës: jeni fitues në çdo drejtim. Mund të  gëzoni konsensus në punë ose të fitoni një detyrë të re. Mbrëmje e qetë dhe e lumtur për të gjitë ata që kanë një raport në çift: kuptimi me partnerin do të jetë i gjallë në shumë këndvështrime. Lëvizje parash.

Peshqit: Një Hënë dredharake tek Virgjëresha pra në kundërshti me shenjën tuaj ju bën pak melankolikë: e keni kokën mbi re dhe zemra ka ndjenja dhe dëshira pak të përziera. Për të evituar bezditë me partnerin do t’ju leverdisë të tregoheni të disponueshëm dhe të mos nxirrni në shesh argumente thumbues. Lëvizni me kujdes në punë sidomos nëse operoni në skuadër me të tjerë.