Dashi: Tregojini me vrullin tuaj tipik një miku se çfarë mendoni, pasi sot ka të gjithë të drejtën t’a marrë vesh. Shprehni mendimet tuaja me emocionet që provoni, pa dorashka dhe pa ndjesi faji. Nëse keni një aktivitet autonom, dita do t’ju sjellë kënaqësi të natyrës ekonomike. Një mbrëmje me miqtë në shtëpi.
Demi: Do të keni një qëndrim shumë tërheqës: do të dini në mënyrë instiktive të hyni në sintoni edhe me persona shumë të ndryshëm nga ju dhe kjo do t’ju lejojë të takoni njerëz interesantë dhe të krijoni miq të rinj. Një mundësi e mirë do t’ju serviret, por yjet kërkojnë që të jeni të shpejtë. Lejojini vetes pak shopping, ama e keni të ndaluar të shpenzoni shumë.
Binjakët: Hëna është në harmoni me Marsin. Ju pret një ditë dinamike, frizante… si një gotë shampanjë! Nëse bëhet fjalë për punën, ndiqni intuitën tuaj dhe do të zbuloni se nuk keni gabuar as edhe një hap. Nuk do të mungojë rasti për të mbyllur një marrëveshje të mirë. Në dashuri gjithçka është e mundur: momente me voltazh të lartë erotik me partnerin, dashuri të reja dhe me shikim të parë për personat singëll.
Gaforrja: Nuk do të jeni në formën që shpresonit: me Marsin joharmonik tek Dashi do të ndiheni pak të dobët dhe të rraskapitur. Shkak për këtë mund të jetë presioni, bëni një kontroll. Ndonjëri prej jush mund të ketë ndonjë dhimbje shpine të bezdisshme, ndërsa të tjerë mund të kalojnë një fazë të karakterizuar nga djegie dhe dhimbje stomaku. Kultivoni interesa artistikë.
Luani: Jeni plot vull dhe hidheni në arritjen e objektivave ambiciozë. Bëni shumë mirë, qielli në këto ditët e para pranverore ju është mik dhe ju mbështet duke ju dhuruar energji të mëdha dhe komunikim të shkëlqyer. Sigurisht që nuk ka trëndafila pa gjemba dhe në rastin tuaj gjëmbat përfaqësohen më së miri nga tensionet në sferën sentimentale. Shumë prej jush do të kenë suksese sociale dhe sportive.
Virgjëresha: Hëna tek Binjakët flet qartë: ka ardhur momenti të dilni, të jeni në qendër të vëmendjes së të gjithëve, duke arritur vizibilitetin maksimal të mundshëm. Nuk do t’ju mungojnë as ide dhe as projekte, do të keni vendosmërinë e duhur për t’i vënë në praktikë. Duhet vetëm të impenjoheni, të qëndroni të përqendruar dhe të mposhtni pasigurinë e lindur. Nuk shfaqet asnjë problem në fushën e dashurisë.
Peshorja: Do të keni miq Hënën dhe Jupiterin, të cilët do të theksojnë kreativitetin tuaj, duke ju bërë të aftë të shihni në 360 gradë çdo situatë. Mos e lini veten të pushtoheni nga dembelizmi, vihuni në lëvizje: mund të realizoni objektiva shumë të rëndësishëm. Udhëtime, kontakte të rëndësishëm përsa i përket punës. Një dashuri është duke përfunduar ose një e re po lind, ose ndoshta të dyja bashkë.
Akrepi: Ndiheni gati të pushtoni botën, por për t’a bërë vërtetë duhet të jeni të vetëdijshëm edhe për limitet tuaja (që jo gjithnjë doni t’i pranoni). Bëni vetëm atë që mundeni, kjo do të jetë lëvizja e duhur për ditën! Moment ideal për të sqaruar një keqkuptim idiot me partnerin por edhe për të gjetur një marrëveshje me familjen për një blerje për shtëpinë.
Shigjetari: Entuziazmi juaj sot mund të bëhet i tepërt dhe mund të transformohet në agresivitet kundrejt të tjerëve. Nuk mund të impononi gjithnjë këndvështrimin tuaj dhe buzëqeshjet ndonjëherë mund të mos jenë armët e duhura. Keni një krijimtari të bukur, ama kujtoni se keni nevojë edhe për shpirtin praktik. Jini vigjilentë në punë. Në familje do të keni mosmarrëveshje.
Bricjapi: Nga këndvështrimi profesional kjo ditë është premtuese dhe do t’ju lejojë të arrini rezultate brilante. Do të keni shumë ide dhe në çdo rast duhet të tregoni kujdes, verifikoni që disa projekte të jenë të qëndrueshme përpara se të kaloni në fazën operative. Një mbrëmje vërtetë entuziazmuese përsa i përket dashurisë dhe jetës në çift.
Ujori: Nuk e keni fort gabim nëse mendoni se jeni brenda një anijeje te projektuar për në hapësirë: Marsi dhe Urani në fushën e Tretë sugjerojnë se kjo do te jetë një ditë fantastike, do t’ju japë energji dhe forcë të shkëlqyer, një aftësi strategjike të pashoq. Bisedat dhe interesat e përbashkëta me partnerin do t’i japin një vrull të ri raportit në çift.
Peshqit: Hëna dhe Saturni ju shohin me dyshim. Ju leverdis të veproni me kujdes si në çështjet profesionale ashtu edhe në ato familjare. Keni shumë mundësi për të zhbllokuar situatat e mbetura pezull, por duhet që të vini në punë të gjithë energjitë tuaja dhe pak humor të mirë për të lehtësuar situatën. Vlerësoni dashurinë që keni, pa u qarë për atë që s’keni.