HOROSKOPI | 26 Maj 2015

Dashi: Ditë e mbushur plot me mendime përsa i përket punës: jeni ambiciozë por duhet të ecni me këmbë në tokë pa nënvlerësuar konurencën. Nuk do të keni mirëkuptim me të tjerët, do të dalin keqkuptime si pasojë e mungesës së veprimit të dikujt. Ndjenjat do të jenë të forta e të thella, erosi do të jetë i lirë dhe intensiv. Merrni kohë për veten.

Demi:  Me kalimin e Hënës tek Virgjëresha Hëna ndriçon në qiellin tuaj. Do të jeni më të sigurt në vetvete, të besueshëm dhe optimistë: nuk do të lini t’ju ikë nga duart një  mundësi për të çuar përpara kërkesat tuaja që i keni më për zemër. Beteja në fushën e dashurisë është gjithnjë fitimtare, por sot përgatituni vërtetë për gjëra të bukura. Bëhuni gati!

Advertisement

Binjakët:  Klimë shumë pak e favorshme sot me Hënën në kuadraturë me Marsin. Emotivitet jashtë kontrollit, hutim i çdo lloji: ushqeni ankthe që nuk kanë arsye të ekzistojnë. Humor aspak i qëndrueshëm dhe nerva të acaruara mund të jenë pasojë e situatës së sotme astrologjike. Keni nevojë të thithni ajër të pastër. Shkoni në park për një shëtitje.

Gaforrja: Hëna në Virgjëreshë sjell si dhuratë vitalitet dhe humor të mirë. Shfrytëzojeni këtë rast për të përfunduar me sukses gjërat që keni të pazgjidhura! Parashikohen të reja, lajme dhe ftesa. Telefonojini një miku që e keni humbur nga shikimi ose bëni një plan gjallërues për mbrëmjen. Dashuria është dëshirë për të luajtur, për të shkëmbyer pikëpamjet, për t’u përballur. Ditë ideale për të filluar një histori dashurie…

Luani: Duhet ndonjëherë ndonjë pauzë reflektimi sidomos në momentet më të habitshme. Në punë dhe në investime asnjë dëshirë për të tepruar, më mirë procedoni hap pas hapi. është më e matur dhe zvogëlon rrisqet. Kujdes shpenzimet.  Fishekzjarre në fushën e dashurisë. Nëse jeni një çift apo ende të vetme, çdo gjë do të shkojë pa probleme: emocione të bukura dhe takime emocionuese.

Virgjëresha: Hëna në shenjë krijon situata konfliktuale, nga njëra anë ndiheni euforikë nga ana tjetër ndiheni melankolikë. Ngushëllohuni me dashurinë: shkoni shumë mirë! Prova të pakënaqshme në studime dhe punë, ndërsa në fushën afektive nuk do të keni rivalë. Duke punuar në skuadër evitoni t’i jepni peshë çështjeve të parëndësishme: synoni harmoninë e stafit për të përmirësuar rendimentin.

Peshorja: Bëhuni gati të merrni detyra të tjera nëse doni të arrini objektivat tuaja: jeni plot energji, gati për rrugën drejt suksesit. Idetë tuaja inovative marrin rezultate të shkëlqyera, mund të mbështeteni tek intuita juaj për të bërë zgjedhje të goditura. Kuroni shqetësime të mundshme stinore me dietë dhe metoda natyrale. Aktiviteti fizik do t’ju bëjë shumë mirë për humorin.

Akrepi:  Hëna tek Virgjeresha është një balsam i mrekullueshëm për humorin, sidomos nëse keni nëpër duar një projekt veçanërisht ambicioz. Nuk do të mungojnë takime dhe njohje që do t’ju rezultojnë të nevojshme në punë dhe sferën private. Tregohuni të aftë të ruani sekretin mbi një konfidencë që ju është bërë nga një mik dhe do të shpërbleheni po me konfidencialitet.

Shigjetari: Puna duket sikur vazhdon në kërkim të acarimit: projektet emocionuese dhe inovative nuk po marrin konsensusin e shpresuar në nivelet më të larta. Me aq shumë entuziazëm që ju karakterizon, lëreni rrugën e vjetër për atë të re.  Kjo është zgjidhja më e mirë!  Dorëzojuni tundimit për një udhëtim: edhe pse nuk mund t’ja lejoni vetes një udhëtim në Seychelles, thyerja e rutinës është e shëndetshme.

Bricjapi: Ditë super: konfirmimi mbërrin nga Hëna në transit në fushën e Nëntë. Studime, udhëtime, punë dhe jetë sociale premtojnë shpërblime për shumë prej jush! Ditë e gëzuar madje edhe në lidhje me çështjet sentimentale. Dashuria do t’ju gudulisë, duke krijuar një atmosferë bashkëpunim dhe kuptimi të thellë me partnerin… Të reja emocionuese për beqarët dhe të rinjtë.

Ujori: Duhet një shkëputje emotive pas trazirave të mëparshme: prisni me kënaqësi këtë të martë kur mund të shijoni kohë të lirë e të qetë. Edhe pse jo spektakolare, dita do t’ju bëjë të mendoni. Mbrëmja do t’ju buzëqeshë nëse jeni singëll do të sjellë një dëshirë të madhe për dashuri: nuk do të mungojë rasti për një flirt.

Peshqit: Ditë me pak dhimbje në çështjet e zemrës: Partnerit nuk i pëlqen një plan i juaji: merrni telefonin dhe bëjini namin, pyeteni. Imangjinata ju luan rrengje të shëmtuara, kthehuni në bazë dhe vini logjikën në punë. Një shqetësim fizik kalimtar nuk duhet t’ju prishë humorin. Mos jini siperfaqësorë, kontrolloni deklaratat tuaja.