Dashi: E filloni ditën pak të lodhur dhe pa dëshirë: kënaqni nevojën tuaj për pushim dhe përfitoni nga momentet e lira për të rikarikuar bateritë. Me Hënën, Marsin dhe Plutonin në kundërshti nuk mund të mbështeteni as tek ndihma e personave që keni rrotull. Disa situata mund t’ju tensionojnë dhe t’ju bëjnë të paduruar, por nëse nuk reagoni me impulsivitet të tepruar gjërat do të rregullohen.
Demi: Ndoshta do të duhet të interesoheni për gjëra të vogla të së përditshmes. Sot do të arrini të vlerësoni edhe rutinën e përditshme. Jeni jashtëzakonisht të organizuar dhe produktivë. Shfrytëzojeni këtë moment për të risjellë pak rregull në shtëpi. Kini kujdes nga ushqimet me shumë yndyrë dhe kini kujdes për peshën tuaj. Nëse bëni pjesë tek ata më pak të rinj mundohuni të mbani nën kontroll dhe kolesterolin.
Binjakët: Falë mbështetjes që do ju dhurojë Hëna dita do të nisë në mënyrën më të mirë. Kapini në ajër mundësitë që fati do t’ju propozojë. Pranoni një propozim. Planetet do të udhëzojnë hapat tuaj duke ju bërë të qetë dhe efikas në punë. Do të lindin kështu mundësi të mira. Jeni duke e marrë mëse seriozisht një propozim dhe një njohje të re, por nuk jeni të bindur për ndjenjat e tjetrit. Një mbrëmje në çift do të zbulojë sekretin.
Gaforrja: Ditë shumë e lëvizshme, nervoze dhe fajin për këtë e ka Hëna jo harmonike në Peshore. Ndryshimet janë aty: të mira apo të këqija duhet t’i vlerësoni ju. Nëse e merrni si sfidë një event mund të transformohet në një trampolinë për ju. Jo keq dashuria. Fitoterapia është një mundësi e mirë për të qëndruar në formë. Siç ju e dini mjaft mirë një pjesë të rëndësisshme e zë mendja dhe psikosomatikja nuk është një përrallë.
Luani: Do të kultivoni miqësi dhe kontakte te reja duke marrë parasysh edhe një përfitim në të ardhmen. Moment shumë i mirë në punë. Shtypeni pedalin e gazit dhe atë të suksesit. Përqendrohuni në përmirësimet që duhet të bëni duke pasur në shënjestër projekte që duhen shmangur. Të përfshirë dhe tërhequr nga entuziazmi i njohjeve të reja mund të vini në diskutim ato të vjetrat, por kur të kalojë ekzaltimi…
Virgjëresha: Çdo gjë duket sikur po ecën ngadalë sot. Pak ndrojtje do t’ju frenojë dhe do t’ju duket sikur do t’ju mungojnë kushtet për të ndryshuar situatën. Në familje dhe punë çdo vendim duhet vlerësuar me kujdes në mënyrë që të shmangen gabimet. Ndonjëherë duhet ndihmuar fati. Nëse një person që ju pëlqen nuk merr guximin për të bërë një hap më tepër, inkurajojeni. Nuk do të pendoheni.
Peshorja: Pranojini pa dyshime ftesat dhe takimet. Do të jenë një rast shumë i mirë për ju për të pasur sukses, sidomos në punë. Sa më tepër të tregoheni disponibël aq më shumë do të kenë besim dhe vlerësim për ju. Mbrëmje intensive për ata që po përjetojnë një moment lumturie. Të brishtë dhe entuziastë jeni gati të sfidoni çdo vështirësi vetëm e vetëm për të bërë të lumtur ata që dëshironi.
Akrepi: Nuk mund të jetoni përjetësisht në ajër. Ndonjëherë duhet të zbrisni në tokë edhe pse është pak poetike të merresh me realitetin. Kështu të paktën thotë Hëna që po kalon në shenjën para jush. Braktiseni për pak momente fantazinë dhe ambicjen: yjet sot ju kërkojnë të jeni konkretë. Gjeni edhe pak kohë për veten tuaj.
Shigjetari: Nëse natyra e punës suaj ju kërkon një bashkëpunim të ngushtë me persona të tjerë, pra një punë në grup, përfitoni nga vendosja yjore e këtyre ditëve sepse aktiviteti në grup do t’ju rezultojë i thjeshtë falë edhe komunikimit që do të gjeni dhe do të zbuloni aftësinë për të kuptuar të tjerët. Dashuria përfiton nga një moment shumë i kënaqshëm.
Bricjapi: Familja kundër dhe llafazane? Fajin e ka Hëna dhe Marsi. Organizohuni sa më mirë për t’i bërë ballë vështirësive të së përditshmes. Ndoshta do të jeni të detyruar të bëni një hap pas dhe të ridimensiononi pritshmëritë. Fjalë, fjalë, fjalë, ndoshta shumë për partnerin që pret më tepër vëmendje dhe mbajtjen e disa premtimeve.
Ujori: Yjet do t’ju ndihmojnë të kanalizoni energjitë në një drejtim konstruktiv duke ju dhënë mundësinë që të keni një pikëmpamje të distancuar dhe të qartë të realitetit. Një sens praktik do të jetë antidoti për të luftuar vështirësi të mundshme në punë. Mos e lini veten të përfshiheni nga rutina, pasi ajo ju heq energji dhe ndjenja. Mbajeni të gjallë marrëdhënien me partnerin duke treguar çdo ditë dashuri.
Peshqit: Situata përmirësohet shumë në krahasim me ditët e tjera. Humori po fiton pikë. Jeni shumë të zotë për të vendosur në fushë strategjitë tuaja. Keni intuitë aq sa mjafton për të ndërtuar plane të pasulmueshme. Në punë jeni aktivë e dinamikë në maksimum. Mos lini asgjë të patentuar për të arritur objektivat që i keni propozuar dhe që janë gjithnjë e më tepër prestigjozë. Dialogje të reja me partnerin.