Dashi: Mos e kurseni impenjimin e nevojshëm për të arritur objektivat profesionalë: nëse doni të keni një rezultat të caktuar duhet të përvishni mëngët dhe të vini pak mund. Moment i përshatshëm për të bërë bilancin, për të qartësuar një çështje që është duke ju shkaktuar shqetësim dhe për t’u marrë me mirëqenien tuaj fizike. Dashuria paraqitet në rritje.

Demi:  Çfarë mrekullie Hëna në shenjën tuaj! Ju dhuron si me magji humor të mirë dhe dëshirë për kontakte njerëzore. Rastet për argëtim janë varg. Nëse jeni në çift, gjithçka do të shkojë siç kishit shpresaur. Jeta prej beqari do të fillojë t’ju lodhë: liria kthehet në kaos dhe fakti që nuk doni të jeni të lidhur kthehet në vetmi. Ndonjë rimendim? Të ardhurat të shkëlqyera.

Advertisement

Binjakët: Me qiellin e sotëm duhet të merrni parasysh pak lodhje. Edhe motivimi mungon. Asgjë për t’u shqetësuar: keni mbështetjen e nevojshme për t’ja dalë mbanë më së miri. Tashmë partneri e di: nëse duhet vënë rregull dhe organizim në shtëpi nuk duhet të mbështetet tek ju. Por gjithsesi ju do! Synoni transparencën!

Gaforrja: Humori do të jetë i shkëlqyer dhe do të përballoni çdo situatë pa ju dridhur qerpiku. Nga një bashkëbisedim konstruktiv me një mik apo ekspert, do të merrni ide interesante për të vlerësuar qetësisht një situatë të komplikuar dhe të gjeni një zgjidhje pozitive. Do të keni një ajër veçanërisht joshës dhe nuk do të lodheni të fitoni simpantinë e njerëzve që do të rastisni të takoni.

Luani: Fiksojeni mirë në kokë që jo çdo gjë që shkelqen është ar, ndaj mos u mashtroni nga ato që ju premtojnë qiellin dhe tokën me minimumin e mundimit si në punë edhe në biznes. Vazhdoni drejt në rrugën tuaj: sigurisht që do të jetë më e mundimshme, por me rezultate më të sigurta. Vlerësoni me objektivitet situatën tuaj emocionale. Do t’ju shërbejë të kuptoni që në fund të fundit nuk është edhe kaq keq.

Virgjëresha: Luajini letrat tuaja me qetësinë maksimale: shijojini favoret “speciale” që ju dhurojnë yjet të cilat shumë shpejt do të shfaqen me lavdinë e tyre. Kjo ditë mund të sjellë një intuitë fitimtare, e cila do t’i mundësojë disave prej jush që të keni të ardhura të papritura. Mbrëmje gjithë dashamirësi për ata që janë të lumtur në çift. Flirte për personat singëll dhe për më të rinjtë.

Peshorja: Ditë e shkëlqyer. Jeni plot entuziazëm dhe më luftarakë se zakonisht, ndaj do t’i përballoni më me grintë problemet e momentit. Në fushën profesionale do t’ju ofrohen mundësi që duhet t’i kapni në ajër, duke injoruar tërheqjet që veçse do t’ju bënin të humbisnit kohë. Do të argëtoheni me miqtë dhe do të frekuentoni ambjente te reja. Suksese sportive.

Akrepi: Dita nuk premton për gjëra të mëdha: parashikohen vonesa, pengesa dhe tensione me ortakë apo kolegë pune. Në fushën emocionale do të keni ulje e ngritje pjesërisht për shkak të Hënës kundërshtare dhe pjesërisht për shkak të tendencës që keni për t’u ngurtësuar çdo herë që gjërat marrin ngjyra të tjera në sytë tuaj. Dëgjoni me kujdes sinjalet që ju dërgon trupi.

Shigjetari: Nuk ka shumë gjasa që pritshmëritë tuaja të realizon në një kohë të shkurtër, për momentin fokusohuni në gjëra të vogla të përditshme. Për idealistë si ju kjo është një sakrificë e madhe, por tani nuk mund të bëni ndryshe! Të shoqërueshëm dhe optimistë, jeni në humorin e përsosur për të filluar marrëdhënie të reja dashurore apo për të forcuar ato ekzistuese.

Bricjapi: Gjithçka duket se lëviz në favorin tuaj. Shfrytëzoni mundësitë që ju dhuron Hëna e qeshur tek Demi. Kanalizoni energjitë në mënyrë pozitive: shijojeni këtë ditë plot stimuj interesantë dhe me prespektiva plot avantazhe. Mos i mbani më të fshehura ndjenjat që keni për një person: shprehjani ndjenjat me ëmbëlsi dhe do të kaloni një ditë vërtetë të paharrueshme.

Ujori: Hëna është në kuadraturë të pakëndshme tek Demi, por mos e bëni më zi nga ç’është. Jini më objektivë. Në fund të fundit me Diellin, Mërkurin dhe Saturnin në anën tuaj keni arsye për t’u ngushëlluar. Nëse keni dyshime a jeni duke bërë gjënë e duhur për të ardhmen profesionale më mirë të flisni me një këshillues. Mbrëmje intime me partnerin.

Peshqit: Një kuadraturë yjore shumë pozitive përforcon situatën profesionale  duke e bërë të shkëlqyer atë sidomos  nëse kryeni një punë të pavarur. Kështu sektori profesional paraqitet shumë mirë ndërkohë që në dashuria behet gjithnjë e më e qartë nevoja për stabilitet dhe siguri. Nëse jeni vetëm stili juaj i joshjes i rafinuar dhe intelektual, do të mundësojë një tërheqje të thellë.