Dashi: Pas një fillim jave ku qartësia për ju do të jetë një gjë e rrallë dhe e çmuar dalëngadalë do të arrini të rifitoni energjinë për të takuar personat rreth jush që presin me padurim për të jetuar dhe bërë gjëra. Mbështesni gjithçka tek e mërkura, atëherë kur bashkimi i Marsit dhe Mërkurit me yllin Aldebaran do t’ju lejojnë të ndërmerrni iniciativa të mëdha (e me fat) me forcën dhe inteligjencën e duhur. Por bëni gjithçka shumë shpejt, pa menduar shumë gjatë sepse Neptuni do përpiqet t’ju bëjë konfuze idetë më të mira. E madhe do të jetë energjia e marrëdhënieve  në fundjavë, një moment që shumë shpesh do t’ju shohë të përfshirë apo të rrëmbyer nga situata vërtetë simpatike dhe argëtuese.

Demi: Një javë intensive e pasur me mundësi të paparashikuara dhe ndryshime. Urani do t’ju bëjë të padurueshëm dhe gati gati klaustrofobik ndaj së hënës, kur nuk do të jetë shumë e lehtë të pranoni hapësirat e ngushta të fillim javës. Besojini personave me ide guximtare dhe kurajoze andej nga e mërkura, sepse qielli do të shikojë me shumë mirësi guximtarët dhe ju nuk bëni përjashtim. Fundjava mund të jetë një përqendrim i çështjeve praktike, familjare duke ju detyruar të hiqni dorë nga çmenduritë e fundjavës për t’ju dedikuar diçkaje të nevojshme dhe interesante. Një sakrificë e vogël do të jetë e nevojshme në mënyrë që të evitoni telashe apo komplikime në të ardhmen.

Advertisement

Binjakët: Çdo gjë në kohë të vet. Ky është për ju një koncept veçanërisht antipatik dhe i vështrë për t’u pranuar. E megjithatë duhet të provoni të ngadalësoni, sidomos të hënën kur kuadratura mes Marsit dhe Neptunit do të bëjë kaotike dhe të pakujdesshme energjitë tuaja të mëdha. Më mirë të veproni të mërkurën, sepse në atë ditë ju do të jeni vërtetë të përqendruar (dhe me fat) dhe me kurajë në çfarëdolloj veprimi, sepse ai do të jetë momenti i preferuar nga yjet për të ndërmarrë iniciativa dhe për të ndryshuar. Kuadratura e nëntë e Mërkurit dhe Neptuni të premten do ju këshillojë të jeni të qetë dhe të kujdesshëm paçka dozës së madhe të energjive. Çdo gjë në kohën e vet.

Gaforrja: Përgatituni për një javë me tone të buta, një moment kur nuk do të dëgjoni zhurmën e yjeve. Vetëm të martën kalimi i Hënës në shenjë mund t’ju bëjë shumë të ndjeshëm ndaj lodhjes nga impenjimet dhe detyra, por pa u bërë një problem i pdurueshëm. Kujdes nga emocionet ditët e para të javës, kur Urani do të përpiqet t’ju bëjë të paduruar, në nevojë për emocione dhe stimuj të rinj por nuk do të jetë gjithnjë një vendim me fat. Zgjidhni një fundjavë të qetë si qielli juaj pa ekzagjeruar me iniciativa, duke pëshpëritur për yjet dhe fatin.

Luani: Një javë e mbështetur dhe ndihmuar pa dyshim nga shumë energji që ju mbështesin nga shumë pika. Një moment që duket se do të ushqejë me çdo kusht shpresat, dëshirat dhe pasionet tuaja për të jetuar diçka të re dhe speciale. Do të mbërrini kështu shumë të karikuar dhe të motivuar në takimin me fundjavën, një moment që do t’ju bëjë shumë të vendosur, të ndezur, të kujdesshëm dhe elokuentë sidomos të shtunën, një moment plot energji dhe ide që gati gati do t’ju bëjë të paduruar. Kujdes të dielën kur Neptuni do të ngatërrojë qëllimet dhe entuziazmin e shenjës suaj duke ju rrezikuar që të gaboni apo të keni iluzione.

Virgjëresha: Edhe pse muaji Maj po përfundon e po i afrohemi periudhës së verës dhe pushimeve, ritmet e punës duket sikur nuk po bien: shumë ide, sugjerime e propozime për të tashmen që nuk ju jep armëpushim. Do të keni shumë fat me iniciativat dhe të rejat ditën e mërkurë, një moment kur do të keni  forcën më të mirë për të guxuar dhe hedhur në sulm. Kujdes të premten kur Neptuni nuk do t’ju ndihmojë gjithnjë të kuptoni dhe analizoni me fat dhe qartësi situatën. Të shtunën një bashkim i bukur mes Mërkurit dhe Diellit do t’ju bëjë të menaxhoni më së miri persona dhe zakone të cilat duhen mbajtur nën kontroll.

Peshorja: Ndonjëherë javët nuk nisin mirë, por me kalimin e ditëve përmirësohen. Nuk është gjithnjë e vërtetë që dita duket që në mëngjes dhe më mirë kështu. E hëna mund të jetë një moment kompleks, i komplikuar, plot me tensione, sfida e pengesa që do të prekin sidomos jetën tuaj afektive. Personazhe konfuzë që do të vënë në presion durimin tuaj duke ju çuar ndonjëherë edhe në konflikte. Por në ditët në vijim ata që ju kanë nxehur do t’i kuptojnë gabimet dhe limitet e tyre dhe do të përpiqen të riparojnë dëmin e bërë. Ndërkohë ju shijoni energjitë pozitive të qiellit që do të dinë t’ju bëjnë të buzëqeshni e të argëtoheni. Më e mira do të mbetet për në fundjavë.

Akrepi: Jo gjithnjë qëllimet tona më të mira kuptohen dhe vlerësohen.  Jo gjithnjë personat që duam të ndihmojmë pranojnë impenjimin tonë dhe dinë të shprehin mirënjohje. E teksa ju jeni duke ndihmuar atë që ka nevojë të tjerët do të tregojnë një farë padurimi, gjë që nuk do t’ju pëlqejë shumë. Kështu në mesjavë do të sistemoni idetë për të ndryshuar sjelljet apo të bëni më të mirën për veten tuaj, duke kuruar më tepër gjërat tuaja, interesat dhe gjithçka që ju përket. Një akt egoizmi, një energji që do të kishit preferuar t’a shmangnit por që dukej e paevitueshme.

Shigjetari:  Jo gjithnjë kundërshtitë janë domosdoshmërisht negative dhe n’a bëjnë keq.  Ndonjëherë bëhet fjalë për sforco që n’a sfidojnë për të bërë më tepër dhe më mirë,  diçka më  konstruktive  që n’a vë përballë mundësinë për t’u përmirësuar. Marsi dhe Mërkuri ju kërkojnë të demonstroni energji dhe përkushtim me të tjerët. Ç’ka do t’ju limitojë dhe pengojë që të mos arrini të jepni maksimumin do të jetë Neptuni me iluzionet e tij dhe kaosi që mbartni brenda vetes, gjë kjo që fatkeqësisht do t’ju pengojë të jetoni dhe të kapni shumë mundësi të vyera në ditët në vijim. Për t’a shmangur vendosni menjëherë rregull në ide dhe ndjenja. Provoni t’a nisni javën me kthjelltësi dhe inteligjencë.

Bricjapi: Edhe kjo me sa duket do të jetë një nga ato javët e destinuara për të qenë të qeta. Ju jeni të mësuar dhe të përgatitur me këtë qiell të qetë e padyshim që kjo gjë ju pëlqen. Vetëm dita e hënë duket sikur do të meritojë një notë pozitive. Një moment kur persona dhe situata do të jenë kërkues dhe pak të kuptueshëm me ju dhe Bricjapi në këtë moment duket sikur nuk gëzon forcën dhe qartësinë e nevojshme për të kthyer një përgjigje që të jetë me të vërtetë e goditur në këtë situatë. Kërkoni të mbijetoni të hënën sepse në ditët në vazhdim gjithçka do të kthehet në qetësinë normale. Një sforco duhet.

Ujori: Duket sikur kjo do të jetë një nga ato javë që do të dijë të shpërblejë prezencën dhe detyrimet që do t’ju vënë përballë disa yje. Kënaqësia juaj është inteligjente, argëtimi juaj është i fortë dhe kërkues me pak fjalë nuk do t’a keni problem të pretendoni diçka të bukur dhe simpatike. Merrni gjithnjë iniciativën sidomos të mërkurën kur fuqitë kozmike që në këtë moment janë mike do të japin më të mirën e tyre. Nëse keni dëshirë ose nevojë për një dialog me partnerin bëjeni para së shtunës sepse të dielën të flasësh e tregosh mund të bëhet një ushtrim jo fort i thjeshtë. Çdo gjë ka kohën e vet. Gjithçka ka energjinë e saj.

Peshqit: Jeni të gatshëm të bëni një incident diplomatik pa kurrfarë problemi sepse në ditët në vijim kaosi dhe paqartësia që do të keni nga Neptuni do të përballen shpesh me energjitë më të vendosura dhe të forta që gjenden brenda jush. Rezultati: mënyra juaj e të vepruarit nuk do të jetë efikase dhe konform me mënyrën e veprimit dhe reagimit. Do të humbisni mundësi të vyera duke nervozuar dikë. Vëzhgojeni mirë, me kuriozitet dhe prespektivë një mundësi apo propozim që do të vijë në fundjavë. Vendosni menjeherë: o tani o kurrë, sepse aftësia juaj për të vlerësuar situata do të zgjasë pak. Entuziazëm dhe qëllime të mira në çift të shtunën, energji këto ama të destinuara të zhduken shumë shpejt.