Dashi: Ditë pak konfuze kjo e sotmja, karakterizuar nga raste të mira dhe siklete të vogla do mbyteni nga një sërë impenjimesh  që do t’ju vijnë nga të gjitha anët, duke ju lënë kohë vetëm për të marrë frymë. Edhe në sferën sentimentale mund të paraqitet një krizë e vogël dhe e shkurtër, e lidhur më tepër me faktin se partneri juaj do të ndihet i lënë pas dore nga ju, pasi jeni shumë të zënë në drejtime të tjera.

Demi:  Projektet po realizohen falë impenjimit tuaj konstant dhe një kuadri yjor të mrekullueshëm. Për një herë mund të mbështeteni edhe tek një mik kompetent. Në punë do të vlerësoheni dhe çmoheni akoma më shumë dhe kjo veçse ju bën më të lumtur. Raporti në çift  do të përfshihet nga erotizmi më i lartë dhe më intensiv që mund të imagjinoni.

Advertisement

Binjakët:  Bindës, karizmatik dhe energjik në çdo situatë, do të jeni ju që do vendosni rregullat dhe do të drejtoni lojën. Venusi dhe Jupiteri do të zgjerojnë shumë pushtetin që keni mbi të tjerët. Ditë ideale për projekte ambicioze me partnerin apo miqtë. Për të jetuar sa më mirë raportin në çift shprehni mendime të sinqerta, ndjesi dhe ndjenja.

Gaforrja: Çfarë ditë fantastike në shoqërinë e Hënës në shenjë. Dëshirë për të lëvizur, komunikuar dhe dashuruar? Dëshirat tuaja janë urdhër! Asgjë më mirë se shoqëria e miqve për të kaluar një mbrëmje speciale, në alegri: një telefonatë apo një ftesë e  papritur, përveçse do t’ju dhurojë humor të mirë do t’ju japë një rast të shkëlqyer për të rënë në sy.

Luani: Hëna në fushën e 12-të sjell ankth dhe shqetësime, por pjesa tjetër e kuadraturës yjore tregon se ka ardhur momenti të përdorni iniciativën tuaj për të planifikuar një projekt që e keni shumë për zemër. Mos kërkoni alibi: mund t’ja dilni nëse impenjoheni deri në fund. Përse nuk dëgjoni sinjalet që ju dërgon trupi? Kujdes  somatizimet (proces i pavullnetshëm ku shqetësimet psiqike gjenerojnë simptoma fizike).

Virgjëresha: Gjallëria dhe humori i mirë do t’a karakterizojnë gjithë ditën dhe do t’ju bëjnë protagonistë të një jetë intensive dhe të lëvizshme sociale: njohjet e reja e të vjetra janë një burim autentik për ju. Keni dëshirë të rrini në shoqëri! Në dashuri siç dihet asgjë nuk është e pamundur, madje as që edhe një histori miqësie historike të shndërrohet papritur në diçka shumë ndryshe dhe intriguese.

Peshorja: Ju leverdis të ulni pragun e pritshmërive: diçka nuk do t’ju kënaqë, nuk do të shkojë siç keni dëshiruar sidomos në fushën profesionale. Përpiquni të çlodheni, të rimerrni energji dhe të karikoheni me humor të mirë. Një çik romanticizëm do t’a bëjë perfekt kuptimin me partnerin. Çdo praktikim i kurave estetike do të përmirësojë mirëqenien tuaj.

Akrepi:  Hëna sot ju shkel syrin dhe humori i mirë bëhet aleati juaj duke ju dhuruar një aftësi  të lartë për t’u kuptuar në dashuri.  Por ka edhe më: do të arrini të vini në praktikë profesionalizmin për të pasur një zhvillim cilësor ose përmirësim në disa ndryshime. Lejojini vetes disa hapësira për t’ja dedikuar poezisë, meditimit, plotësimit të një ëndrre.

Shigjetari: Fantazia juaj do t’ju ndihmojë për të gjetur rrugëzgjidhje dhe në situatat më të vështira. Mbrëmja do të jetë speciale dhe do t’ju japë mundësinë të forconi relatën në çift dhe do t’ju ofrojë një kornizë ideale për një arritje të mirë e mbi të gjitha nëse po kërkoni shpirtin binjak Ditë me fat për punën dhe biznesin. Lëvizni shpejt dhe mirë nëse keni dëshirë të merrni përfitime.

Bricjapi: Ditë JO: nervoze dhe shumë pak frytdhënëse dhe fajin për këtë e ka Hëna kundërshtare. Do t’ju mbajë të gozhduar tek disa ide, mendime dhe kjo nuk do t’ju japë mundësinë të dëgjoni të tjerët. Do të jeni më të shpërqendruar se zakonisht, nuk do të respektoni afatet dhe do të bëni shpenzime që familjarët tuaj nuk do të aprovojnë. Dieta dhe pushimi do të bëjnë çudira.  Bëni ndryshime dhe rregullime në punë.

Ujori: Ndonjëherë ëndrrat janë të dobishme dhe gjatë kësaj dite do të ëndërroni shumë. Disa do të ndërtojnë ëndrra të vyera dhe inspirime interesante për aktivitetin. Për ata më të aftët nuk përjashtohet mundësia që të përfundoni në mënyrë të favorshme një tratativë të vështirë. Programe interesante për mbrëmjen.

Peshqit: Padyshim kjo ditë është e favorshme. Ekuilibri i mirë dhe sensi i mundësisë do t’ju përmirësojë tek kontratat dhe tek marrëdhëniet. Shpirti praktik është një sugjerues i mirë: do të arrini të perceptoni të gjithë sfumaturat që janë duke dhënë të tjerët, do të arrini të shprehni idetë tuaja me pozitivitet dhe do të merrni benefitet. Jashtëzakonisht përrallor mirëkuptimi me personin e zemrës.