Dashi: Marsi tek Peshorja ju shqetëson pak, ju ben nervoz dhe të lodhur. Por sot Hëna tek Demi i ngurtë e produktiv vjen t’ju shpëtojë dhe udhëzojë drejt shtigjeve më të sigurtë dhe të lehtë. Me shumë pak përpjekje mund të ribalanconi ekonominë tuaj që prej disa kohësh vuan nga shumë shpenzime. Do të keni mysafirë për darkë, ose do të jeni të ftuar në shtëpinë e një miku.
Demi: Rrethanat afektive dhe profesionale do të marrin kthesën e duhur falë favoreve që Hëna ju dhuron. Situata ekonomike premton për mirë: më në fund do të mund t’ja lejoni vetes një trill të këndshëm deri më tani të ndaluar. Mirëkuptimi me partnerin do të bëhet akoma më i thellë edhe nevojat trupore do të kënaqen plotësisht.
Binjakët: Me Hënën kundërshtare nuk do të ketë asnjë hedhje tek e paditura, asnjë improvizim: respektoni nevojën për t’u ankoruar në sigurinë tuaj. Kini parasysh se mendimet e sotme i japin formë së ardhmes, kështuqë jini më optimistë. Energjitë këto ditë lënë pak për të dëshiruar: mund t’i riekuilibroni me aktivitet relaksues si leximi i një libri apo dëgjimi i muzikës.
Gaforrja: Qielli ju dhuron një përzierje të jashtëzakonshme që nxit besimin tek vetja dhe bindjet tuaja. Nëse shihni që keni përgjigjet e drejta për pikëpyetjet që ngrini thuajini me zë të lartë. Çiftet do të bënin mirë që të eliminonin çdo ambiguitet në lidhje. Nëse jeni singëll hapini dritën jeshile kujtdo që synon të rizgjojë dëshirën tuaj për të jetuar.
Luani: Me Mërkurin në Shigjetar më në fund do e shkruani atë letrën e dashurisë që do të shënjojë jetën tuaj afektive. Lëreni tastjerën e kompjuterit dhe merrni një letër e stilolaps për të deklaruar ndjenjat tuaja. Nëse keni një aktivitet profesional autonom mbani një profil të ulët: një gabim i juaj apo ndonjë e papritur do t’ju detyrojë të rishikoni një tratativë që e kishit menduar të sigurt.
Virgjëresha: Gjëra të reja për të mos u nënvlerësuar. Do të ndihet ndikimi i Plutonit mik dhe Hënës në ndryshimet që po ndodhin në jetën tuaj. Pranoni pa hezitim ndryshimet si në jetën private ashtu edhe në atë profesionale. Jepini dashurisë dhe jetës në çift të gjithë rëndësinë që meriton dhe mos e kurseni vëmendjen ndaj partnerit.
Peshorja: Falë aftësive, kthjelltësisë mendore dhe kreativitetit do të arrini të ktheni shumë situata problematike në favorin tuaj. Mos u mashtroni nga ndonjë person që do të takoni gjatë rrugës suaj, thjesht do të humbisnit kohë të çmuar. Nëse bëhet fjalë për punë po përjetoni një gjendje shumë të favorshme që nuk para ndodh shpesh: përfitoni nga ky moment për të konsoliduar dhe stabilizuar objektivat tuaja.
Akrepi: Me Hënën tek Demi që ju vë stërkëmbëshin, nuk mund të pretendoni të thoni gjithnjë atë që ju kalon nëpër mend pa menduar pasojat. Jini të qetë. Ndonjë problem në horizont? Mos u frikësoni. Me pak impenjim, gadishmëri dhe pak dinakëri do t’i kaloni. Përpiquni të flini mjaftueshëm, edhe aktiviteti mendor do të përfitojë nga kjo.
Shigjetari: Nëse flitet për punë, kartat e hapura mbi tavolinë janë të shumta dhe nuk e dini mirë me të cilën të përballeni më parë. Keni dëshirë të qëndroni mes njerëzve, të takoni miqtë dhe të bëni njohje të reja: kështu do të impenjoheni personalisht në organizimin e programeve argëtuese për mbrëmjen. Merruni me fizikun dhe pamjen e jashtme.
Bricjapi: Pikërisht sot që jeni kaq nervozë duhej dhe Hëna që e pozicionuar tek Demi do të bëjë çdo gjë që të ndiheni të demotivuar. Do të rritet hendeku mes asaj që ëndërroni dhe realitetit. Humori do t’a ndjejë këtë gjë. Kultivoni pasionet tuaja: momente relaksi, edhe të shkurtra qofshin shërbejnë për t’u ndjerë më mirë. Gjatë mbrëmjes do të përmirësohet situata.
Ujori: Në kthetrat e Hënës tek Demi dita premton të jetë e vështirë sidomos për marrëdhëniet. Të arratisesh nuk shërben për asgjë veçse të shtysh një problem thelbësor: përpiquni të kuptoni se cili është dhe si t’a zgjidhni. Dukeni të lodhur e të stresuar, mund të jetë një ide e mirë të merrni ndonjë moment relaksi dhe të shkëputeni mendërisht nga impenjimet tuaja të shumta.
Peshqit: Kalimi i Hënës tek Demi është një injektim besimi që do t’ju bëjë karizmatikë: do të jeni optimistë, do të korrni suksese të shkëlqyera në punë dhe jetën sociale. Edhe sektori afektiv po e merr veten: një shkëndijë emocionesh do t’ju ndezë zemrën dhe nevojën për dashuri. Evitoni ushqimet hiperkalorike që ju rrumbullakosin linjat, përmirësoni mirëqenien tuaj.