Dashi: Kjo e sotmja do të jetë një ditë e mbushur me dhurata falë një sërë pozicionesh yjore shumë të favorshme. Nuk do të keni probleme për të marrë vëmendjen që meritoni dhe favoret që dëshironi. Në punë drejtojini idetë tuaj së bashku me energjitë kah objektivave preçizë sese kështu do të keni mundësi të bëni hapa shumë të mëdha përpara. Singëll? Do ju presin takime me zhvillime nën profilin sentimental.

Demi:  Do të jeni brilantë, dinamikë, pozitivë. Kjo ditë do të jetë poztive dhe interesante për të gjithë, në veçanti e gjallë për ata që janë autonomë në prefesionin e tyre. Fantazia, kreativiteti do t’ju lejojnë të merrni iniciativa shumë inteligjente që mund të kenë zhvillime interesante në profilin ekonomik. Përsa i përket dashurisë do të jepni më të mirën tuaj.

Advertisement

Binjakët:  Hëna në shenjën tuaj do t’ju bëjë protagonistë absolutë në skenën yjore. Do të arrini të dalloni ku të besoni për të krijuar aleanca pozitive, një aspekt ky që do vëmendje të madhe për të marrë rezultatet më të mira me sforcot minimale. Seksi, dashuria, kënaqësia do të jenë përbërësit e mbrëmjes që do t’ju shohin të projektuar në maksimum drejt larmishmërisë së propozuar nga eksperienca.

Gaforrja: Ka mundësi që kjo ditë t’ju shohë të përballeni me probleme lodhjeje dhe demotivimi që do t’a bëjnë të vështirë përqendrimin në punë. Anashkalojeni ndonjë impenjim. Shmangni edhe sforcot e papritura që mund të shkaktojnë ndonjë pasojë muskulare. Jeta afektive po kalon momente jo të lumtura. Ndoshta pakënaqësia varet nga ju dhe jo nga partneri.

Luani: Do të jepni më të mirën tuaj edhe nëse vendoseni në situatat më të disfavorshme. Me vendosmëri dhe fuqi do të dini t’a kaloni shkëlqyeshëm çdo pengesë. Përsa i përket çiftit gjithçka duket se po shkon më së miri. Për ata që po jetojnë një histori të rëndësishme dashurie çdo gjë është e mundur. Lexoni mesazhet që po ju vijnë në telefon. Pranoni një ftesë për një event mondan.

Virgjëresha: Nëse po flasim për punë do të duhet të pranoni disa ndryshime ose ndonjë shpërngulje. Avantazhet do të jenë të pamohueshme edhe pse do të duhet të hiqni dorë nga një program i paracaktuar. Flasim për dashurinë: mbështeteni totalisht atë tek mirëkuptimi erotik. Nëse kalon ndonjë re mbi marrëdhënien tuaj në çift në këtë moment dini ç’të bëni. Pushoni: hiqeni prizën, stresi është gjithnjë në gadishmëri.

Peshorja: Tërheqës, brilantë, në formë perfekte. Nuk do të jetë e vështirë që të tregoni më të mirën tuaj. Bëhuni simpatikë dhe do të joshni majtas e djathtas. Hëna është në një pozicion shumë pozitiv kundrejt shenjës suaj. Do të rizbuloni kështu kënaqësinë e një arritjeje sentimentale edhe nëse nuk jeni më aq të rinj. Kush është i lumtur dhe i lidhur do të organizojë një mbrëmjë romantike në një vend shumë tërheqës. Programet e mbrëmjes do të jenë fantastikë.

Akrepi: Puna dhe biznesi nuk janë problem. Keni përballë një periudhë shumë të mirë. Mos u hutoni. Ndiqini me vëmendje tratativat që duhet të bëni dhe vendosni gjithnjë të zezë mbi të bardhë. Në dashuri transgresione dhe dëshira të reja. Këto mund t’ju shpërqendrojnë nga relata në çift dhe të bëni një tradhëti. Kujdes! Venusi dhe Jupiteri po ju shohin shtrembër.

Shigjetari: Një këshillë e mirë: mos pretendoni shumë dhe lejojini vetes një pushim e akoma më mirë nëse jeni në shoqëri të mirë. Nëse dita do të jetë e shoqëruar me ndonjë vonesë ose pengesë burokratike ose çdo lloj sikleti mos e lejoni veten të irritoheni.  Gjaknxehtësia me siguri nuk do t’ju ndihmojë në të gjitha situatat. Një zënkë në jetën çift do të kalohet më së miri me buonsens.

Bricjapi: Kjo e juaja do të jetë një ditë shumë e lakmuar nga të tjerët, të paktën në profilin profesional. Do të krijohen mundësi jashtëzakonisht të favorshme për rritjen personale falë Mërkurit dhe Hënës në zona strategjike.  Venusi përkundrazi do t’ju sugjerojë se ka ardhur momenti të ndryshoni rregullat, të dilni nga grija e gjithçkaje që është e vjetër dhe e mirëqenë në raportin në çift.

Ujori: DItë e mirë. Gjërat duket se po lëvizin në sensin e drejtë për të sjellë të reja. Shumë mirë edhe puna, relata personale dhe suksesi social, ide, intuitë, gjetje gjeniale të papritura do të mund t’ju falin mundësinë e mirë që të rezultoni pozitivë dhe të përfundoni një iniciativë personale ku keni meritën e plotë. Mbrëmje për t’u pasur zili përsa i përket dashurisë.

Peshqit: Kjo ditë do t’ju sjellë disa probleme të vogla. Mbajeni moralin lart dhe vini më shumë besim në gjërat që beni. Humori vjen dhe ikën këto ditë. Do të shoqërohet gjithashtu me një formë jo fort të mirë fizike dhe me një farë lodhjeje. Bëni jetë të rregullt, pak lëvizje, flini ndonjë orë më shumë dhe ushqehuni më mirë, shmangni pengesat, alkolin dhe cigaret.