Dashi: Dita ju gjen pa dëshirë dhe me një ndjesi të keqe? Mos u preokuponi, fajin për këtë e ka Hëna kundërshtare që krijon siklete. Një koleg pune mund t’ju bezdisë me argumentimet paradoksalë: flitini hapur. Mos e shkarkoni nervozizmin dhe lodhjen tek partneri. Më tepër përpiquni që të clodheni në krahët e tij: raporti do të rinohet.

Demi:  Ditë ideale për t’u shkundur nga apatia: Hëna tek Peshorja ju nxit për të lëvizur, për të dalë, takuar njerëz, për t’u argëtuar dhe bërë kontakte. Në familje përpiquni të jeni më fleksibël, duke pranuar ndonjë kompromis për një jetë të qetë. Në vend që t’i mbani përbrenda hapeni zemrën dhe tregojini të dashurit tuaj dëshirat, ëndrrat dhe aspiratat.

Advertisement

Binjakët:  Gjithçka duket se po lëviz në favorin tuaj. Shfrytëzoni mundësitë që ju dhuron Hëna e buzëqeshur tek Peshorja. Jo vetëm… Kanalizoni energjitë në mënyrë pozitive: shijojeni këtë ditë të pasur me stimuj interesantë, elektrizues dhe prespektiva plot avantazhe. Mos i mbani të fshehta ndjenjat… për atë person: deklarohuni dhe jetoni një ditë të paharrueshme.

Gaforrja: Përpiquni t’a mbani nën kontroll situatën pa u mashtruar nga të papriturat e ditës. Kujdes me shpërqendrimin pasi  mund të humbisni objekte apo dokumenta: kujdes ku i vini syzet, celularin apo çelësat e shtëpisë. Nuk mund t’i merrni vetë vendimet që i përkasin edhe partnerit. Dëgjoni më parë mendimin e tij dhe evitoni diskutimet e kota.

Luani: Do të jeni të kënaqur me rezultatet në punë. Efiçenca juaj do të vlerësohet edhe nga ata që janë të kursyer në lëvdata. Në familje do të dini të gjeni kompromis të mirë për të mos prishur ekuilibrin që keni arritur. Edhe pse tani është një periudhë shumë e kënaqshme, kujtoni se nuk jetohet vetëm me punë! Festoni, pse jo edhe kalimin e Diellit dhe Mërkurit në shenjën tuaj.

Virgjëresha: Të favorizuar nga Yjet përdorini të gjithë energjitë tuaja për konsolidimin e një projekti profesional. Do të zgjidhni me aftësi të madhe një çështje që ju ka mbajtur në ankth, do të merrni dhurata dhe kujdes të pazakontë nga ana e personit të zemrës, do të jeni të kërkuar dhe të përkedhelur si kurrë më parë nëse jeni singëll. Kontrolloni mailet dhe mesazhet në telefon.

Peshorja: Jeni të qetë dhe optimistë dhe kjo gjendje ju bën të keni sukses në çështjet praktike dhe në jetën private, në qytet apo pushime. Miqtë plot me vitalitetit do t’ju ofrojnë ide interesante për t’u eksploruar për të zgjeruar horizontet tuaja. Situata emocionale  evoluon: dialogu është përmirësuar me partnerin i cili është i gatshëm për të kërkuar falje dhe për të bërë tre hapa përpara.

Akrepi:  Ditë pak debul si nga pikëpamja emotive ashtu edhe nga ajo fizike: një shqetësim vazhdon t’ju vërdalliset nëpër kokë duke ju prishur gjumin dhe relaksin. Në ëndërr mund të mbërrijë ndonjë mesazh të cilit duhet t’i dedikoni reflektim të mjaftueshëm. Në dashuri për të rinisur diskutimin aty ku e kishit lënë mjafton një darkë nën dritën e qirinjve, ndoshta me ndonjë recetë të gjyshes.

Shigjetari: Gjithçka po lëviz pozitivisht: forma fizike, punët, paratë, dashuria. Keni ndjesinë se rrota e fatit ju ka për zemër: është një moment shumë i mirë. Siç keni kuptuar premisat janë të gjitha, mjafton të azhornoni ndërgjegjen tuaj dhe të mos keni frikë të rrezikoni. Jeta në çift dhe dashuritë e lindura në det premtojnë të bëhen të forta dhe të kënaqshme.

Bricjapi: Jeni të axhituar dhe inkoherentë sidomos në raport me të tjerët: në një moment jeni të hapur dhe të disponueshëm, në një moment tjetër të vështirë dhe kundërshtues. Thoni se bota nuk ju kupton, por a jeni të sigurt se bëni  gjithçka për t’ju kuptuar? Është e vërtetë që Venusi, Saturni dhe Plutoni ju mbështesin, por sot situata mund të shkaktojë të njëjtën krizë lodhjeje. Moderohuni!

Ujori: Disa yje ju shkojnë kundër sot dhe në një çast të vetëm do t’ju prishin të gjithë planet për këtë të enjte. Mos u dorëzoni, ndërroni program. Në vend që t’i lini vend shqetësimit pëpriquni të përballeni me pengesat me buonsens dhe shpirt pozitiv. Stina e bukur ju fton të lëvizni në ajër të pastër në vend që të kaloni të gjithë kohën tuaj të lirë duke chatuar në internet.

Peshqit: Mos i harroni interesat tuaja vetëm për të ndjekur çështje praktike: duhet të gjeni mënyrën për t’i dedikuar kohë asaj që ju pëlqen dhe argëton. Në mbrëmje do të fitoni simpatinë e miqve të rinj falë disponibilitetit dhe alegrisë suaj. Kujdesuni për veten duke ju dedikuar mirëqenies fizike dhe mendore. Bëni trajtime estetike por jo sforco fizike të tepruara.