Dashi: Do të faleminderoni veten dhe një person të mençur për zgjidhjen e një nyjeje. Një mik altruist do të vendosë paqen mes jush dhe partnerit. Mos e zhgënjeni. Vini dhe pak vullnet të mirë. Mos i jepni shumë rëndësi ndonjë shqetësimi të vogël, ndoshta i shkaktuar nga lodhja e akumuluar dhe veset.
Demi: Përmirësohet armosfera në krahasim me ditët e shkuara me Hënën përkrah jush. Brilantë, të ndritshëm dhe optimistë: përballoni me një buzëqeshje dhe çështjet më të ndërlikuara. Një mundësi për të firmosur një marrëveshje të re. Asgjë nuk ju ndalon që t’a pranoni. Jeni dashnorë pasionalë (kjo dihet). Interesat tuaja janë në harmoni të plotë me ato të partnerit.
Binjakët: Mos e lini veten të pushtoheni nga mendimet negative që ju lodhin jo vetëm fizikisht. Do të duhet t’a mbani sa më shumë gojën mbyllur, sepse rreziku për të bërë ndonjë gafë është shumë i lartë. Edhe pse sot jo gjithçka do të shkojë në drejtimin e dëshiruar, përpiquni të devijoni në drejtimet që ju pëlqejnë, pa e dënuar veten dhe ata që nuk ndajnë të njëjtat opinione me ju.
Gaforrja: Ditë e gjallë: promovuese ftesash dhe surprizash. Yjet do të ndezin prozhektorët mbi jetën tuaj sociale të lëvizshme. Shumë nga ju përballen me provime dhe prova impenjative. Nuk mund të dëshironi me tepër se sa kjo ditë produktive. Do t’i kaloni ato me nota të larta. Një ndërthurje magjike romanticizmi dhe sensualiteti mund t’ju falë një aventurë emocionuese. Jetojeni pa mendime për të ardhmen.
Luani: Në punë dhe sferën ekonomike do të mund të arrini atë çka dëshironi duke u impenjuar shumë dhe duke menaxhuar denjësisht raportet ndërpersonale. Nëse jeni duke kërkuar një banesë të re vlerësojeni me vëmendje propozimin e një personi që njihni. Duke konsideruar që punët po shkojnë më së miri do të mund të përmbushni disa dëshira që kënaqin vanitetin tuaj.
Virgjëresha: Hëna tek Peshqit, që vazhdon të sjellë të papritura, ju sugjeron të limitoheni në aktivitetet bazë. Përballuni me problemet një e nga një pa u nxituar. Jepini vetes kohë për të reflektuar. Nuk është ky rasti për të qenë sipërfaqësorë. Jeta sentimentale mund të jetë e kënaqshme nëse nuk e lini veten të pushtoheni nga mërzia dhe të pranoni ndonjë ndryshim programi.
Peshorja: Planetët ju ofrojnë mundësinë për t’u kënaqur me miqtë e përhershëm por edhe për të nxjerrë në pah kualitetet e padiskutueshme që keni. Në sferën profesionale duhet të azhornoheni me të rejat dhe procedurat e reja që përmban sektori juaj. Jeni duke kërkuar shpirtin binjak? Frekuentoni njerëz me të cilët keni feeling. Në të kundërt si mund t’a gjeni atë që kërkoni?
Akrepi: Hëna në shtëpinë e dashurisë do t’a bëjë speciale këtë ditë. Sensibiliteti dhe kënaqësia e ndjesive do të ringjallen duke i dhënë jetë momenteve të këndshme. Bashkëveprimi me partnerin do të prekë kështu perfeksionin. Ndërkohë dashuritë e reja do të duken shumë përfshirëse. Me një sforco shumë të vogël do të arrini objektivat që keni për zemër.
Shigjetari: Disa shqetësime do të tentojnë t’ju “thyejnë shportën me vezë” por ju duhet të jeni në gjendje t’i përballoni në mënyrë të shkëlqyer. Largojeni rreptësinë që ju karakterizon dhe merrini gjërat siç vijnë, duke përfshirë dhe të papriturat. Nëse mund t’i lejoni vetes një fundjavë në një oaz bukurie mos e shmangni. Do të mund të përfitojësi si shendeti ashtu dhe bukuria juaj.
Bricjapi: Gjeometritë yjore janë pozitive në sferën profesionale që po rezulton në një moment në zhvillim dhe zgjerim. Gjihthçka sot do t’a bëni shumë mirë dhe në kohë rekord, aq shumë sa do të përfitoni elozhet e të gjithëve. Lajme të mira shëndetësore. Të shëndetshëm si një peshk do t’i dedikoheni me shumë kënaqësi aktivitetit fizik që ju përshtatet më shumë.
Ujori: Me Hënën në fushën e dytë, e bashkuar me Marsin mund të flini qetë. Në punë jeni transformuar në specialistë të mbikqyrjes së punëve të mira dhe të rezultateve ekonomike. Do të arrini të zhvilloni një strategji që të merrni maksimumin duke shpenzuar minimumin e energjive. Në dashuri cdo gjë OK. Feeling në çift, duket sikur realizon të gjithë dëshirat tuaja.
Peshqit: Ngazëllyese dhe e lumtur Hëna në shenjën tuaj bëhet garante e një mirëkuptimi perfekt në çiftet e reja por dhe tek ata të konsoliduar. Optimizmi dhe simpatia janë në anën tuaj. Lëvizni të sigurt dhe do të përfitoni sukseset që meritoni. Parashikime të favorshme nga yjet jo vetëm që do t’ju nxjerrin në pah aftësitë më të mira, por falë tyre do të ralizohen edhe dëshirat e zemrës. Takime me fat.