Një “çikë Tropoje” në Miss Universe

Si rrallë ndonjëherë, gara e kostumeve kombëtare në Miss Universe ka bërë kaq shumë bujë në mediat e huaja.

Disa thonë se këto veshje ishin shokuese, të tjerë thonë se ishin mbresëlënëse. Të ekzagjeruara, me ngjyra, plot jetë.
Konkurrentja nga Shqipëria, Zhaneta Byberi, u shfaq në skenë me kostumin popullor të Tropojës.
Fotoja e tropojanes ishte përzgjedhur ndër fotot më të bukura.
Po ashtu ndër fotot më të bukura ishte edhe ajo e kosovares Artnesa Krasniqi.
Konkursi i 63 i Miss Universe mbahet në Florida International University në Majemi të SHBA.

Advertisement