Dashi: Jeni shumë të kapshëm sot. Falë Hënës mike do të mund të kuptoni në një kohë shumë të shkurtër informacione të nevojshme dhe interesante. Kjo ju favorizon, sidomos nëse keni vënë një bast me një mik. Do t’ju falin një gabim të vogël, por nëse jeni duke ecur krah partnerit tuaj mos shihni me admirim një person tjetër.

Demi:  Përpiquni të kuptoni se në ç’drejtim fryn era, nëse nuk doni të lodheni dyfish për të shkuar kundër saj. Ndonjëherë mjafton të dish të bësh disa llogari dhe akoma më tepër ka nevojë  të  vini në funksion intuitën tuaj speciale. Pikëpamjet e ndryshme nuk përbëjnë problem në çift, nëse ndjenja kryesore është vetëm një: dashuri e thellë për tjetrin.

Advertisement

Binjakët:  Një fllad optimizmi do të frymëzojë shpirtin e do t’ju vërë në kontakt me ata që ndajnë të njëjtat ide me ju. Ka ardhur momenti të dëgjoni miqtë që janë të gatshëm t‘ju ndihmojnë dhe japin gjithë ato informacione që ju nevojiten per të vazhduar rrugëtimin tuaj. Dashuria? Për çdo gjë që keni në mendje apo çdo situatë që po përjetoni mos kini dyshime: do të jeni fitimtarë në çdo drejtim.

Gaforrja: Boll e lodhët kokën me 1000 probleme, shpesh edhe të padobishme. Ndonjëherë shihni gjërat e mira që ju ofron e tashmja. Për të fuqizuar humorin e mirë kultivoni miqësitë, sidomos ato që i keni më për zemër. Mos ushqeni konkurencën në punë. Do të arrini më shumë nëse do të keni një sjellje bashkëvepruese, të mirëkuptueshme dhe simpatike.

Luani: Nëse përllogaritjet tuaja nuk janë të gabuara, benefitet po vijnë, kini besim. Kjo falë Hënës tek Binjakët. Kini kujdes nga ndonjë relatë sipërfaqësore, pasi ajo nuk po ju kënaq 100%. Stresi mund të jetë shkaktar i disa pakënaqësive që mund të lidhen madje edhe me qarkullimin e gjakut që ju e dini mirë është pikë e dobët e juaja. Thellojeni këtë argument.

Virgjëresha: Jeni të shqetësuar më tepër të merrni elozhe sesa të përfundoni me përpikmëri atë që jeni duke bërë. Në këtë mënyrë do të keni ndonjë pengesë. Mos e dëgjoni kundërshtinë e Hënës dhe tentoni t’a mbani vëmendjen sa më aktive. Kënaqësia e të ndenjurit të gjithë së bashku, në shoqëri apo familje është një gjë pa të cilën askush, e aq më tepër ju, nuk mund të bëni.

Peshorja: Do të keni një kapacitet shumë të madh për të përmirësuar jo vetëm veten por edhe ambjentin. Edhe nëse ndaleni pak në këtë ambjent do të keni mundësi t’a përmirësoni falë trekëndëshit me Pluton-Neptun. Edhe Hëna është duke ju mbështetur në këtë moment dhe po ju sugjeron udhëtime dhe relata të menjëhershme. Në sferën e dashurisë mund të ndodhë gjithçka. Dashuri e papritur, tradhëti, takime të papritura, dashuri me shikim të parë, tërheqje fatale, pra gjithçka.

Akrepi:  Nuk është gjithnjë e thjeshtë që në një botë konsumiste dhe kaotike t’i lësh vendin emocioneve të vërteta, por askush ama nuk mund t’ja mohoj vetes këtë gjë. Edhe ju nuk mund të hiqeni sikur kjo gjë s’po ndodh. Përpiquni t’i jepni më tepër hapësirë zemrës sesa mendjes. Rinovoni pamjen tuaj, mundësisht duke filluar nga një regjim ushqimor më i shëndetshëm dhe nga një mënyrë që mund t’ju përmirësojë jetën. Zbulime! Intuitë!

Shigjetari: Kundërshtia e Hënës, e zbutur nga marrëdhënia e mirë e shenjës suaj me Jupiterin, Saturnin dhe Uranin, nuk do të jetë aspak problem për sot. Jeni duke kërkuar një mënyrë për të avancuar në punë? Do t’a gjeni shumë shpejt! Në dashuri do të mjaftonte të jeni më pak kokëfortë e nuk do të ishte aspak e vështirë që të ndërtoni së bashku diçka të thellë dhe që të zgjasë në kohë.

Bricjapi: Punët, biznesi, dashuria, familja çdo gjë duket se shkojnë më së miri sot, madje dhe udhëtimet e lëvizjet që mund të jenë për qejf apo punë. Mos e shmangni apriori një propozim interesant pune, pasi mund të jetë i vyer. Në privat do të dini t’a shfrytëzoni me mprehtësi çdo situatë. Do të merrni kështu konsensus nga një person që ju intereson dhe që e keni shumë për zemër.

Ujori: Ditë krijuese, e pasur me emocione. Do të arrini të vendosni bashkë të mirën praktike dhe teorike, gjë mjaft e rallë. Meritë e Hënës në shenjën e Binjakëve por edhe e talentit tuaj të lindur. Kush ka thënë që nuk arrin të kënaqesh edhe pse mund t’a kesh axhendën të mbushur me impenjime? Relatat në çift do të forcohen, ndërsa për beqarët mund të lindë diçka e re.

Peshqit: Kalimi i Hënës tek Binjakët do të shënojë një moment pauze. Në një peirudhë që në vetvete është pak e lodhshme. Nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të bëni durim. Ndihma e një miku do të jetë e dobishme për të kaluar një moment krize dhe pakënaqësie të përgjithshme. Vetëm si provokim do të kënaqeni duke ngacmuar xhelozinë e partnerit. Kini kujdes mos luani me zjarrin. Mund të digjeni.