Dashi: Hëna pozitive për ju tek Binjakët, qartëson idetë dhe ndihmon për të kuptuar më mirë situatën tuaj. Disa këshilla do të jenë të dobishme edhe pse pak radikale për shijet tuaja. Reflektoni! Kjo gjë do t’ju ndihmojë t’i shihni gjërat në një tjetër prespektivë. Dashuria paraqitet mirë. Mos ja prisni krahët ëndrrave tuaja. Fundja ku është shkruar që nuk mund të realizohet të paktën një ëndërr?

Demi:  Dashuroni jetën, gjërat e bukura, por kjo gjë do të ndikojë tek financat tuaja, duke parë që në këtë përiudhë nuk e keni pasur shumë problem kur vinte puna tek shpenzimi i parave. Edhe pse situata ekonomike është shumë e mirë kërkoni të mos ekzagjeroni. Në dashuri ndiheni më tepër të shqetësuar se zakonisht. Disa yje ju kujtojnë se jeta është e shkurtër dhe nuk duhet të privoheni nga asgjë.

Advertisement

Binjakët:  Paraja është në qendër të mendimeve tuaja. Për ato jeni duke ngritur shumë pyetje. Nëse keni diçka për të blerë apo shitur do të kërkoni një çmim të mirë, gjë kjo që nuk është për t’u nënvlerësuar. Reflektoni mirë tek propozimet që do t’ju vijnë. Do të tentoheni të merrni një vendim që herët apo vonë do t’ju bëjë të pendoheni. Ditë shumë e mirë për dashurinë dhe jetën në çift.

Gaforrja: Qielli i sotëm do t’ju sugjerojë dhe japë intuitë të vyer që duhet t’a kapni në ajër e t’a shfrytëzoni. Do të duhet të shihni brenda vetes dhe të rregulloni situatën dhe kjo gjë do t’ju japë mundësinë të zgjidhni probleme dhe sitauta të ndërlikuara. Mos e lini t’ju largohet një moment fati. Kini kurajon dhe kapeni. Idetë tuaja do të vlerësohen dhe do të keni disi paqe dhe vlerësim për punën që keni bërë për t’i arritur ato. Relaksohuni.

Luani: Është bukur të përfshihesh nga entuziazmi, por mjafton të mos harroni disa shqetësime. Yjet premtojnë një rrugëtim dashamirës. Do të keni mundësi të dukeni, të kënaqeni e të bëni njohje të reja. Dinamizmi juaj do të reflektohet edhe në punë. Kjo gjë do t’ju rikthehet me fryte shumë të mira. Do të dini të fitoni atë që ju intereson duke shfaqur një tërheqje elegante dhe diskrete.

Virgjëresha: Ndonjë re e vogël do të turbullojë pak qiellin e kaltër. Me një Hënë kundërshtare do të keni ndjesinë sikur duhet të spostoni malet. Në punë, dini të bëni tuajën por sot do të duhet t’a demonstroni edhe pse tek tuk do e keni mendjen në vend tjetër. Jeta në çift do të jetë një oaz lumturie edhe pse duke thënë këtë nuk parandalohet mundësia për t’u joshur nga ndonjë aventurë. Takime interesante për personat singëll.

Peshorja: Përqendrimi, fantazia, fati do të garantojnë rezultate të mira në punë, sigurisht edhe në studime. Lëvizeni situatën nëse e ndjeni të ndenjur. Përtej kësaj ndiqni shqisat tuaja. Do t’a shihni që kështu gjithçka do të bëhet më e këndshme dhe e kënaqshme. Me personin e zemrës. Do të ndani kënaqësinë e jetës, do të ndani disa momente të bukura, gjithpërfshirëse e të gjithë do t’ju duken më të bukur.

Akrepi:  Qielli është dashamirës dhe paralajmëron përfundimin e një negociate që do të rezultojë e rëndësishme dhe interesante. E gjitha do të jetë e përfshirë ndoshta nga ndonjë moment tensioni, por do të jetë stres pozitiv dhe do të jeni shumë të motivuar për sukseset e arritura. Më në përgjithësi situatatat do të zgjidhen shpejt. Reflektoni tek pasojat e vendimmarrjeve që do të bëni.

Shigjetari: Ndryshe nga zakonisht sot jeni shumë të kujdesshëm dhe ky fakt mund t’ju pengojë të ecni përpara. Te jemi të qartë, kjo është një sjellje kalimtare, fajtore është Hëna në shenjën e kundërt tek Binjakët. Mungesa e besimit në vete është gjëja që po ju rëndon më shumë. Puna fatmirësisht po ecën mirë, falë edhe impenjimit dhe sigurisht pak fat.

Bricjapi: Hëna në Binjak si çdo muaj është në një sektor që menaxhon punën dhe shëndetin dhe është pikërisht ky momenti kur duhet të merrni një vendim. Mund të bëhet fjalë për një trajtim mjekësor, një dietë të shëndetshme apo për mënyrën se si punoni: oraret, organizimi i kohës. Nuk përjashtohet mundësia se do të jeni të detyruar të modifikoni një ide. Bëjeni pa protestuar.

Ujori: Nëse të shohësh një perëndim është gjë e bukur është akoma më e bukur nëse kur e sheh jeni dy. Kjo ditë nis në shenjën e rimëkëmbjes dhe do t’ju lejojë të shprehni maksimalisht natyrën tuaj të ndjeshme. Më në fund qielli ju rikthen buzëqeshjen pas disa ditëve kur jeni ndjerë “të mbytur”, duke ju lejuar kështu të rifitoni më shumë besim tek vetja dhe të tjerët.

Peshqit: Ditë e mirë. Parashikohen të papritura dashurie për ata që e kanë zemrën e lirë. Harmoni e bukur në marrëdhëniet në çift. Do të keni ide të bukura për të ringjallur relatën. Do të eksperimentoni mënyra të reja të të dashuruarit me partnerin tuaj. Do të arrini t’a surprizoni dhe të bëheni unikë në sytë e tij. Jo keq dhe sfera profesionale me kënaqësi personale dhe financiare.