Situata yjore premton një 2018 të paharrueshme: një periudhë dinamike aspak të mërzitshme, të pasur me momente vendimtare. Urani është “sponsor” kryesor i gjallërisë suaj. Në mbështetjen tuaj do të mobilizohen edhe planetët e tjerë si Jupiteri, që do ua bëjë çdo detyrë më të lehtë, raporton gazetadita.al.

Do të jeni të guximshëm në çdo fushë, edhe atë financiare. Ndërsa Saturni do i drejtojë aspiratat tuaja profesionale drejt sektorëve prestigjiozë. Për më tepër, rritjet në përgjegjësi dhe postet më të pushtetshme konsiderojini një punë të kryer, sepse gjatë 2018-ës nuk do të vonojnë.

Advertisement

Plutoni pavarësisht pengesave që do të vendosë në rrugë, ju sugjeron teknika të reja për t’u bërë me ekspertë në menaxhimin e një karriere në rritje. Shumë projekte do të konkretizohen për një të nesërme të bukur dhe të qetë. Pra do të hidhni realisht bazat drejt së ardhmes.

DASHURIA

Dashuria është miqësi, apo miqësia është dashuri?

Energjitë pozitive për këtë 2018 do të jenë të mëdha. Edhe dashuria do të hyjë me germa të mëdha në sektorët që yjet ju privilegjojnë. Afërdita është spektakolare për miqësitë, Marsi dhuron njohje të reja që në fillim të 2018 kanë tendencën të bëhen më të forta.

Është e vështirë të ndani kufirin mes dashurisë dhe miqësisë prandaj do të dini t’i shijoni të dyja. Planetët parashikojnë edhe dashuri me shikim të parë dhe situata ku dialogu do të transformohet menjëherë në intimitet dhe dëshirë për të ndarë jetën së bashku.

Neptuni dhe Saturni e bëjnë më pak të mundshëm trashëgimin, por kjo do të nuk e përjashton dëshirën tuaj për të pasur fëmijë. Gjallëria e muajve të parë të 2018-ës do të vazhdojë me një pranverë më të çlirët dhe një verë të mbushur me lumturi dhe argëtim. Në vjeshtë interesi do të fokusohet tek mundësia për të gjetur një fole tjetër për jetën sentimentale.

PUNA

Mos u shqetësoni

Do të jeni më të aftë dhe idetë i keni të qarta prandaj do të lançoheni drejt iniciativave më pasionante dhe të guximshme, por shumë pozitive. Si pasojë edhe në aspektin financiar do të ketë zhvillime pozitive. Për shumë kohë keni qëndruar në hije duke përgatitur terrenin për projektet e reja. Neptuni ju sugjeron mënyrën më të mirë për të shfrytëzuar fuqinë që keni.

Është në moment i mirë për të treguar këmbëngulje dhe largpamësi. Mos u shqetësoni nëse në gjysmë të vitit mund të ketë një rënie të rendimentit, sepse Saturni dhe Neptuni parashikon një fazë të lodhshme dhe demotivuese, por sapo të kalojë kjo fazë, rimëkëmbja do të jetë më e mirë dhe do të realizoni ato që keni për zemër. Të mira janë të ardhurat e vitit që duhet të nivestoni në pjesën e parë të vitit. Pjesën e dytë të viti duhet t’ia rezervoni kursimeve.

PARATË

Më në fund vjen bollëku

2018 do të jetë një nga vitet më të mira në krahasim me këto vitet e fundit. Jupiteri pozitiv do të sjellë të ardhura të shkëlqyera edhe pse do të rrezikoni pak  duke guxuar në investime, që në fund do të rezultojnë të suksesshme. Kështu do të arrini siguri ekonomike dhe do të konsolidoni kapitalin tuaj.

Kjo do të jetë periudha më e begatë, prandaj do të keni edhe një stil tjetër jete ku mund të shpenzoni para  edhe më shumë se zakonisht, t’i lejoni vetes zakone që deri tani nuk keni mundur as t’i imagjinoni.

Shëndeti

Rrugë e drejtë …

Metabolizmi juaj falë veprimit të Uranit në shenjë është i shpejtë. Vitaliteti do ju shoqërojë gjatë gjithë 2018-ës. Jupiteri ju bën optimist dhe ju dhuron mirëqenie psikofizike. Shëndeti në përgjithësi do të jetë i mirë, vetëm duhet të kujdeseni për ushqimin pasi vini në rrezik format tuaja.

Saturni këshillon trajtime specifike për dhëmbët dhe kujdes më të madh për lëkurën, kyçet dhe kockat në përgjithësi. Ushqyerja e keqe lehtëson shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme. Prandaj tani që e mësuat më mirë parandalojini!