Gjatë 2018-ës mesazhi i Jupiterit është i qartë: do të fuqizohet sektori ekonomik përmes një aktiviteti fitimprurës. Ky projekt do të mbështetet edhe nga Urani që do të kujdeset personalisht për zhvillimin e mirë të punës suaj. Plutoni ju mbështet në sektorin social dhe premton rezultate të shkëlqyera për rritjen e suksesit tuaj.  Saturni në shenjën e Bricjapit kujdeset për miqësitë dhe avantazhet që ato mund të sjellin. Jini të kujdesshëm ndaj atyre personazheve që nuk i përgjigjen kritereve tuaja të korrektësisë. Orkestruesi i 2018-ës është Neptuni, element yjor që është i aftë t’i japë ndjenjë dhe poezi dashurisë dhe të zhvillojë sa më mirë kreativitetin. Planeti do të ndihmojë në idetë tuaja dhe dhurojë spunto të domosdoshme, raporto gazetadita.al. Përsa i përket zbatimit të tyre, planeti ju ofron kartat më të mira për të fituar çdo betejë.

DASHURIA

Advertisement

Mjafton pak poezi

Situata sentimentale nuk nis mirë: Afërdita tek Akrepi është e akullt kundrejt jush, por Jupiteri ju fton të nxirrni në pah erotizmin, për t’i dhënë një shtysë pozitive jetës në çift. Të bëheni të domosdoshëm për partnerin, si ajri që thith është një taktikë që do të rezultojë e suksesshme. Megjithatë është Neptuni ai që dikton ligjet, prandaj duhet të bëheni romantik, të ëmbël në shprehitë tuaja për t’i dhënë partnerit mirësi, ndjesinë se është i gjithi i përfshirë. Neptuni ushqen ndjenjat e forta.

Pas një fillimviti pak të qetë do të vazhdojnë muajt intensive. Në pranverë do të karakterizoheni nga një zgjim i erotizmit, ndërsa në verë kurioziteti për diçka të re dhe dëshira për të shtyrë kufijtë tuaja do ju shtyjë drejt historive të tjera. Ky vit do të jetë plot me lajme edhe gjatë vjeshtës. Sukseset tuaja në çdo sektor tjetër do të dini t’i ndani me partnerin, gjë që do ta forcojë akoma edhe më shumë lidhjen. Por kujdes në muajt e fundit të vitit sepse mund të shfaqet xhelozia.

PUNA
Fantazi dhe konkretizim

Mes objektivave dhe mundësive që qielli ka vendosur t’ju dhurojë ka shumë distancë. Ju kërkoni suksesin konkret dhe fitime ekonomike, por yjet duan t’ju dhurojnë së pari prestigj dhe sukses profesional në punën tuaj. Afirmimi profesional i këtij viti është një qëllim që do ta arrini, por tensionet ekzistuese mes Jupiterit, Saturnit dhe Neptunit nënvizojnë se duhet t’i futeni punës, sepse suksesi mund t’ju dhurojë më shumë sukses dhe qetësi ekonomike: Shfrytëzoni më mirë kreativitetin. Plutoni ju sugjeron të frekuentoni vende dhe persona që janë në gjendje të zbulojnë talentin tuaj. Në pjesën e parë dhe të fundit të vitit, në marrëdhëniet profesionale do të keni të bëni më shumë me personazhe që i njihni, ndërsa në pjesën qendrore të 2018-ës do të keni mundësi të njihni njerëz të rinj.

PARATË

Yjet premtuese…

Pozicioni i Jupiterit gjatë 2018-ës garanton të ardhura të vazhdueshme që mund të kenë një destinacion “ndryshe”… ndoshta për të shlyer borxhet, apo impenjime të shkuara. Megjithatë këto të ardhura mund të përfaqësojnë nisjen e një rrugëtimi drejt rilindjes ekonomike.

SHËNDETI

Dëgjoni sinjalet e trupit

Viti 2018 për Peshoren duket se do ju kërkojë më shumë energji se sa duhet. Propozimet e Jupiterit dhe turbulencat e Neptunit do të sjellin muaj gjatë të cilave mund të ankoheni për ndonjë sëmundje të lehtë. Evitoni dembelizmi dhe kequshqyerjen. Përfundimisht mirëqenie e trupit tuaj kalon edhe nga një ushqyere e shëndetshme dhe e ekuilibruar, mbajeni mend!