Binjakët (21 maj – 21 qershor)

Jupiteri i madh do të kujdeset personalisht që ta bëjë përditshmërinë tuaj të bukur. Ndikimet e tij do të japin frytet e duhura në fushën profesionale. Në një farë mënyre do të rilindni falë sukseseve në punë dhe mirënjohjes që do të merrni për punën e kryer, në formën e shpërblimit financiar. Me një diplomaci të kujdesshme do të arrini me siguri qëllimet tuaja dhe kështu do të testoni edhe suksesin e ambicieve.

DASHURIA

Ndjenjat në plan të dytë

Yjet nënvizojnë se si në fushën e miqësisë dhe në fushën delikate të dashurisë, gatishmëria për t’i dhënë plotësisht zemrën atyre që janë përreth jush nuk do të jetë aq e qartë sa në të kaluarën.

Megjithatë, historia juaj është nga ato që janë shkëputur tashmë nga ekseset e romanticizmit, është një histori që ka baza të sigurta, si vlerësimi, respekti, dhe përfshirje më e madhe në aspiratat për jetën e njëri-tjetrit.

Keni frikë nga një dominancë e partnerit dhe kjo ju bën më të rezervuar dhe të kujdesshëm në dhënien e gjithë zemrës për ata që, megjithatë, kanë të gjitha karakteristikat për të të pëlqyer. Urani favorizon vendimet e papritura, ose shumë radikale. Për shkak të kësaj mund të karakterizoheni nga sjellje të ashpra dhe tolerancë “zero” kundrejt partnerit dhe “sjelljeve” të tij, që nuk të bindin dhe të pëlqejnë gjithnjë e më pak.

Viti në fund të fundit do të shërbejë për të sqaruar dhe për të testuar ndjenjat, për t’u siguruar nëse personi që ju pëlqen, është me të vërtetë në të njëjtën gjatësi vale me ju dhe mund të korrespondojë plotësisht me nevojat tuaja të reja në dashuri. Muajt e dimrit nuk do të jenë të lehtë dhe dëshira për ndryshim mund të shfaqet edhe në marrëdhënien bashkëshortore. Më mirë do të jetë në pranverë, një sezon ku do të filloni frekuentime të reja, pas së cilave do të lindin miqësi të reja dhe të bukura. Vera ofron takime të hidhura dhe të ëmbla në të njëjtën kohë, por që do mund të kapërcejnë çdo sprovë. Në muajt e vjeshtës, dashuria do të triumfojë.

PUNA

Mirënjohje dhe duart plot

Me mbrojtjen e Jupiterit në 2018-ën, puna juaj do të marrë një shtysë të dukshme, duke ju çuar në një pozicion avantazhi në fushën ku ju veproni. Keni dalë përfundimisht nga një periudhë që ju shihte të pakënaqur ekonomikisht, do të dini të kapni sugjerimet qiellore për të vendosur kritere të reja financiare që do ju dhurojnë më shumë përfitime. Të shkëlqyera janë të ardhurat në pjesën e parë të vitit dhe do të dini t’i investoni sa më mirë. Urani nxit ambicien, por ju jep pak aftësi intelektuale për të konkretizuar strategjitë dhe projektet në fushën organizative dhe logjistike. Ndërsa Plutoni ju këshillon se duhet të menaxhoni me vendosmëri dhe diplomaci praninë e partnerëve dhe bashkëpunëtorëve ekspertë. Nga pikëpamja profesionale viti nis menjëherë mirë dhe paraqet spunto që duhet të kultivohen dhe çuar përpara gjatë 2018-ës, periudhë ku do të shihni pozicionin tuaj profesional të konsoliduar.

PARATË

Siguri dhe prestigj

Mund të arrini një siguri financiare të dukshme dhe shumë solide falë dhuntive menaxheriale dhe kreative të favorizuara nga yjet. Falë prestigjit që do të arrini do të keni dhe mundësi të mira për t’u shpërblyer me para. Personaliteti juaj ju lejon të ndërveproni mirë me këdo.

SHËNDETI

Më pak sportiv?

Ndoshta nga pikëpamja fizike do të keni më pak prirje për lëvizje dhe sport dhe duhet të llogarisni që Saturni mund të jetë shkaku kryesor i një gjendjeje jo të mirë shëndetësore. Urani ju këshillon të mos merreni me situata potencialisht të rrezikshme dhe Plutoni ju fton të keni më shumë kujdes për trupin dhe mirëqenien tuaj në përgjithësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.