Dashi: Mospajtimet planetare do të bëjnë që emotiviteti të mbizotërojë, mos u përfshini nga mendime negative apo dyshime që do të gjeneronin konflikte dhe keqkuptime.  Hëna tek Gaforrja mund t’ju bëjë të bini nga shiu në breshër, kështu që mos e merrni në konsideratë ndihmën e saj. Mendimet e thella do t’ju popullojnë mendjen: të menduarit shumë ju bën keq.  Po sikur t’a hiqnit pak prizën për ca kohë?

Demi:  Më në fund nuk jeni më spektatorë pasivë të jetës suaj: shumë shpejt do të keni në dorë timonin me zgjedhje shumë të rëndësishme. Jeni duke u bërë mjeshtra në marrjen e vendimeve dhe më pas drejtimin e ngjarjeve në rrugën e duhur.  Në dashuri qielli juaj është i qetë dhe ju lejon të realizoni një raport të qëndrueshëm, bazuar në qëllime konstruktive dhe në një  përputhshmëri të mirë shpirtërore.

Advertisement

Binjakët:  Shfaqni emocionet tuaja të buta apo forta qofshin ato dhe zbrazini më gëzim tek personi që dashuroni: spontaniteti juaj sot është në nivle shumë të larta dhe sigurisht që kjo do të rrisë sharmin dhe kredibilitetin tuaj. Përse të mos i zhfrytëzoni më së miri cilësitë tuaja dhe të argëtoheni? Fat i jashtëzakonshëm edhe në fushën profesionale financiare. Provoni fatin në lojë.

Gaforrja: Të transformuar nga një shoqërizim që Hëna në shenjë ju dhuron, nuk do të jeni dyshues siç ju ka rastisur së fundmi por do të hapeni plot besim me të tjerët. Në punë qëllimet dhe objektivat që keni vendosur në të shkuarën tashmë mund të  arrihen. Në çift ose jo në mbrëmje nuk do të mungojnë emocionet.

Luani: Një energji e  papritur do t’ju ndihmojë në marrjen e një vendimi delikat që do të hapë shtigje të reja dhe interesante në jetën tuaj. Dilni nga guacka dhe mbushuni me frymë: atje jashtë po ju pret një botë e tërë! Në dashuri në vend që të  hutoheni vazhdimisht dhe të luani me zjarrin mblidhni mendjen. Bëni kujdes të mos tradhëtoni nëse nuk doni t’ju bëjnë të njëjtën gjë.

Virgjëresha: Një Hënë e favorshme ju qetëson shpirtin. Miqësitë në plan të parë, sidomos ato që keni rikontaktuar pas një periudhe largimi. Në këtë periudhë nuk po realizoni aspiratat tuaja profesionale, por pavarësisht kësaj do të keni gjëra të bukura dhe të kanaqshme.  Nëse jeni singëll mos e llogarisni shumë një njohje të kohëve të fundit: mund të mos funksionojë.

Peshorja: Do të keni rastin të bëni zgjedhje që do të influencojnë në mënyrë determinuese të ardhmen tuaj. Përfitoni dhe mos u hutoni nga budallallëqe e gjëra me pak rëndësi. Kujtoni: hekuri rrihet sa është i nxehtë! Do të arrini të gjallëroni rutinën me të reja që do të ndezin dëshirat: vendosini baza më të forta lidhjes suaj sentimentale.

Akrepi:  Moment pozitiv dhe një Hënë shumë e favorshme për projekte që kërkojnë programim dhe forcë vullneti. Edhe fati i mirë është nga ana juaj si rrjedhojë nuk mund të dëshironi më tepër. Koha e lirë parashikon suksese sportive, takime me njerëz nga qytete apo kultura të tjera, kontakte të rëndësishme, udhëtime dhe njohje të reja ndoshta në një darkë apo festë.

Shigjetari: Në ambjentin e punës do të arrini të krijoni një klimë të çtendosur, plot respekt, bashkëpunim dhe besim kundrejt të gjithëve: do të dini të dëgjoni konfidenca dhe probleme të të tjerëve dhe do të dini të jepni këshilla të shkëlqyera. Ja përse jeni kaq të kërkuar në këtë periudhë! Nëse jeni të dashuruar dhe jeni çift i konsoliduar mbrëmja do të sjellë momente shumë të lumtura dhe mirëkuptim të shkëlqyer emocional.

Bricjapi: Edhe pse Hëna do t’ju kthejë tërësisht krahët mos kini asnjë dyshim: nuk do të qëndroni pas askujt: nëse do të impenjoheni do të dini të bëni atë që bëjnë të tjerët e ndoshta ca më mirë. Angazhimet në punë, punët e përditshme dhe disa mërzi në shtëpi do t’ju thithin aq sa do të jeni në arrati për personin që doni. Kujdes!

Ujori: Fiziku nuk është në formën e tij më të mirë ndaj ka nevojë të bëni diçka për t’a tonifikuar dhe kthyer elasticietin. Hapini mirë sytë në ambjentin e punës: dikush do të përpiqet t’ju zërë ngushtë me qëllim duke ju vënë përballë një situate të vështirë. Mos e zmadhoni një ndjenjë pakënaqësie afektive që mund të lindë papritmas pa ndonjë arsye.

Peshqit: Suksese dhe kënaqësi do t’ju bien nga qielli: do të arrini të jetoni me shpirt pozitiv edhe situatat më banale. Do të dilni në pah në gjithçka! Periudha vazhdon të jetë ideale për konsolidimin e situatës suaj ekonomike. Realizmi juaj i pasuruar me një nuhatje të mirë do të ushqejë harmoninë në çift. Nëse jeni singëll të gjithë do të çmenden për ju dhe mirësinë tuaj.