Bruce Jenner bëhet femër. Njihuni me Caitlyn Jenner!

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, i cili vetëm një muaj më parë ka bërë publik lajmin se do të bëhet femër tashmë e ka arritur qëllimin e tij, dhe këtë e ka bërë publike në kopertinën e Vanity Fair.
Për herë të parë, ish-sportisti, është shfaqur në publik pas operacioneve që ka ndërmarrë për ndryshimin e vet, si dhe ka publikuar emrin me të cilin dëshiron të identifikohet në të ardhmen.
Caitlyn duket edhe se ka shmangur emrin me iniciale K, për t’u identifikuar ndryshe nga familja Kardashian.
Caitlyn ka shkruar se ndihet shumë e lumtur që më në fund po jeton si vetvetja.
“Mirësevjen në botë Cailtyn. Mezi po pres që ju të njiheni me të”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Twitter.
Caitlyn ka bërë të qartë se tashmë dëshiron që të gjithë t’i drejtohen vetëm me përemra femërorë.
Në intervistën e saj për revistën, Jenner tregon se pas operacionit shpesh herë kishte kriza paniku ku mendonte për atë që sapo kishte bërë dhe nëse kishte shkuar shumë larg me veprimet e saj.
Tashmë Caitlyn ka edhe profilet e saj në rrjetet sociale.

Advertisement