Dashi: Jo keq dita e sotme, për të gjithë ata që ushtrojnë një aktivitet të pavarur. Sektori më i favorizuar nga pozicionet e planetëve është ai administrativ, por rezultate të mira do të keni edhe në sektorë të tjerë. Një fije lodhjeje do të karakterizojë mbrëmjen: përpiquni të bëni një jetë sa më të rregull të mundshme për të rikuperuar dhe planin fizik. Dashuria paraqitet shumë mirë.

Demi:  Ditë inkurajuese nga pikëpamja profesionale: dinamizmi dhe këmbëngulja nuk do t’ju mungojnë dhe sigurisht që energjia psikofizike ju mbështet aq sa për shumë prej jush ka ardhur momenti që të korrni frytet e mundit tuaj. Pakëz romanticizëm do të surprizojë në mënyrë të këndshme personin e dashur, i cili është mësuar të përballet me racionalitetin dhe të qenurit tuaj konkret.

Advertisement

Binjakët:  Hëna është Hënë e zezë tek Virgjëresha duke i vënë stërkëmbëshin shenjës suaj dhe nëse nuk doni të merrni një përgjigje antipatike sigurisht që nuk mund të qeshni me këtë fakt. Hëna e Zezë do të ketë në shënjestër familjen e cila do të karakterizohet nga tensione dhe siklete të vogla. Një pushim i mirë fizik e mendor do të shmangë pjesën më të madhe të pakënaqësive që ju kanë shqetësuar kohët e fundit. Provo për t’a besuar.

Gaforrja: Me Hënën dhe Marsin që po ju sponsorizojnë, do të keni mundësi që të bazoheni tek një komunikim i mirë, të cilin do t’a përdorni për të bindur disa klientë të rinj. Keni një aktivitet të pavarur? Do të dini të shprehni forcë, entuziazëm dhe pasion. Do të njiheni kështu si lider të pazëvendësueshëm. Programe të këndshme në mbrëmje, me ose pa partnerin.

Luani: Fantazia dhe kreativiteti nuk ju mungojnë dhe nëse do të dëgjoni yjet veprimtaria juaj do të jetë shumë e frytshme. Ndiqeni fantazinë dhe mos e lejoni veten të kushtëzoheni nga komentet pak inkurajuese që mund të merrni kur të bisedoni me të tjerët. Mërkuri, Jupiteri, Urani do t’ju japin intuitën e duhur për të mbrojtur pozicionin tuaj dhe për të përmirësuar përfitimet ekonomike.

Virgjëresha: Bazohuni pa frikë tek Hëna e favorshme. Do t’ju ndihmojë për t’u ndjerë më të lehtë dhe më të gatshëm për t’u përballur me impenjimet dhe vështirësitë e momentit. Tek ata që po përjetojnë një histori dashurie ndoshta pak të kënaqshme do të sjellë qetësi në sferën afektive. Ky moment do të sjellë një det me emocione për personat singëll dhe për ata më të rinjtë. Lajme të papritura do të lëvizin aktivitetin profesional.

Peshorja: Impenjohuni deri në fund në punë. Shpirti i iniciativës nuk ju mungon edhe pse do e keni pak të vështirë për të marrë rezultatet që prisni. Do të arrini të krijoni një ambjent pozitiv në punë, gjithmonë konform nevojave dhe ëndrrave tuaja. Forma fizike duket e kënaqshme. Shmangni ritmet e larta dhe respektoni pauzat e pushimit që ndjeni të nevojshme.

Akrepi: Entuziazmi është virtyti më i mirë për të shprehur gjatë kësaj dite. Kjo ditë do të karakterizohet nga ritme të gjalla. Në punë përdorni mirë komunikimin dhe simpatinë sidomos nëse punoni në marrëdhënie me publikun. Kur bëhet fjalë për dashurinë e shkëlqyer do të jetë lidhja në çift për ata që kanë një histori të lumtur, por ata që më së shumti do të përfitojnë do të jenë beqarët falë një tërheqjeje të padiskutueshme.

Shigjetari: Sot Hëna në Virgjëreshë do të jetë armike. Do t’ju ngacmojë dhe do t’ju çojë të mos i përjetoni me zemër shpresat tuaja intime, përkundrazi do ju tundojë t’i lini pas dore, do t’ju shkundë aq shumë për t’ju vënë në provë. Duke u ndjerë të gjykuar do t’ju ndihmojë për të qenë më të kuptueshëm kundrejt atyre që do t’ju rastisë t’i gjykoni realisht. Mendoni pozitivisht. Edhe kur humori nuk do te jetë më i miri i mundshëm jeta do t’ju dhurojë surpriza të këndshme dhe të papritura.

Bricjapi: Qielli i sotëm do të vlerësojë pjesën tuaj praktike, konkrete dhe që ka nevojë të shkojë drejt e në thelb. Nga ana juaj do të keni një shpirt iniciative që do t’ju mbështesë aq shumë sa  puna do të marrë një rëndësi të veçantë gjatë këtyre ditëve të prillit. Lajme të mira për ata që janë të dashuruar, do të jetojnë një histori të lumtur dashurie. Mbrëmja do të jetë e këndshme, shpërthyese, intruguese dhe tërheqëse.

Ujori: Dita premton gjëra shumë pozitive, jeni të gëzuar, euforikë, të shkathët, intuitivë, në kërkim të së resë dhe të rezultateve konkrete që nuk do të ngurojnë së ardhuri në mbrëmje. Nëse jeni vetëm kënaquni me miqtë. Gjeni mënyra të reja për të komunikuar me personat që doni. Nëse relata në çift është pak e lexueshme shijoni atë që vjen pa e menduar gjatë.

Peshqit: Hëna në Virgjëreshë është ngacmuese. Në profilin profesional mos rrini duarkryq, verifikoni mundësitë e realizimit të një projekti që të shmangni disa hapa gabim. Më pas prezantojeni këtë projekt aty ku duhet. Në sferën sentimentale shfrytëzoni shqisën e shtatë. Afër jush gjendet ai që ju do, por në sekret. Përse nuk provoni t’a zbuloni se kush është? Surpriza mund të rezultojë e këndshme.