Dashi: Problemet nuk janë zgjidhur tërësisht, por optimizmi ju mban lart: mos i shpërfillni këshillat e mençura të një miku. Përpara se të hidheni në ndonjë projekt reflektoni mirë mbi punën që mund të sjellë ai. Në dashuri? Ndiheni të dyjëzuar mes dëshirës për t’u arratisur tek e reja dhe mbetjes të ankoruar në një stil jete që nuk ju përfaqëson më.
Demi: Qielli ju bën veçanërisht të çuditshëm dhe krijues. Ndiqni intuitën tuaj dhe nuk do të gaboni. Drejtoni antenat, talenti juaj i spikatur do të sjellë frymëzime të reja e të vlefshme. Nuk do të mungojnë hyrjet financiare dhe fitimet. Nëse keni një histori dashurie të lumtur, kjo do të jetë dita juaj: marrëveshja me partnerin do të jetë e përkryer nga çdo pikëpamje.
Binjakët: Dita nis me një farë mundimi, sidomos nëse ndjeni lodhje dhe pak dëshirë për të bërë gjëra. Hëna jo harmonike veçse i përkeqëson gjërat: çdo kokrrizë do t’ju duket mal. Flasim për dashuri: Jeni kaq të përfshirë nga problemet dhe impenjimet saqë nuk e vëreni një vështrim të ngulur tek ju. Shumë shpejt do të hapni sytë.
Gaforrja: Fiksojini mirë objektivat tuaja, përndryshe energjitë do të shpërdahen nëpër një mijë drejtime dhe nuk do të bitisni asgjë. Më mirë një vezë sot se një pulë mot. Sensi praktik do t’ju ndihmojë të dalloni mundësitë e mira nga ato me më pak avantazhe. Klimë e butë në anën emocionale: sjellja juaj e vëmendshme dhe të kuptuarit na çon në parashikimin se tensioni i lartë do të mbetet i qëndrueshëm.
Luani: Dita do të rrëshkasë qetësisht, pa shumë emocione. Falë Hënës në shenjën e Virgjëreshës do të zbuloni kënaqësi të vogla në përditshmërinë tuaj. Kapini rastet e arta që do t’ju vijnë në planin ekonomik dhe tregohuni optimistë për realizimin e një projekti. Jeni në rrugën e duhur dhe keni ase nën mëngë.
Virgjëresha: Nga pikëpamja profesionale kjo do të jetë një ditë pozitive dhe interesante për shumë prej jush: imagjinata dhe kreativiteti do t’ju lejojnë të merrni iniciativa stimuluese dhe inteligjente të cilat mund të çojnë në ndryshime të këndshme në aspektin financiar. Lajme shumë të mira, madje të shkëlqyera në frontin sentimental. Keni shumë sintoni dhe mirëqenie me personin e zemrës.
Peshorja: Nëse në aktivitetin tuaj lind nevoja urgjente për ndryshim thelbësor për të evituar më të keqen, sot mund të mbështeteni tek bisedat sqaruese me personat kopetentë. Në familje duhet të pranoni se askush nuk është perfekt e madje as ju, ndonjëherë bëni gabime. Pranojini ftesat, merrni pjesë nëpër evente sociale, mos u mbyllni në shtëpi. Thuajini po aktivitetit fizik, por pa sforco të tepruar.
Akrepi: Hëna tek Virgjëresha bëhet copash për t’ju bërë realitet dëshirën për të qenë në qendër të vëmendjes, e si rrjedhojë ju dhuron siguri e hijeshi. Megjithatë protagonizmi juaj mund të rezultojë pak disharmonik e mund të shkaktojë ndonjë kritikë: moderohuni. Jeni singëll? Mbrëmja do të sjellë ëndrra dhe drithërima të reja duke ndezur papritmas interesimin për dikë.
Shigjetari: Raundi i parë mes jush dhe Hënës parashikohet i ashpër, sidomos nëse jeni lindur në fund të Nëntorit: Ylli i argjendtë ju godet në ije dhe drejton lojën në punë dhe tek kundërshtarët. Nëse do të tregoheni preçizë, të organizuar e diplomatikë nuk do të jetë e pamundur të shpëtoni nga kjo ditë. Edhe pse ndiheni nën presion mos u dekurajoni dhe qëndroni të fortë.
Bricjapi: Absolutisht një ditë pozitive kjo në aktivitetin tuaj profesional: nuk do t’ju mungojë aftësia për të kapur në ajër gjithçka që ju mundëson forcimin në punë. Nëse jeni të qëndrueshëm në çift parashikohet një mbrëmje në harmoni të ëmbël me partnerin: do të jeni të bashkuar si kurrë më parë dhe të predispozuar për të dëgjuar nevojat e tij.
Ujori: Venusi dhe Marsi (tek Peshorja) ju bëjnë sensualë: erosi sot vendoset në plan të parë. Nëse keni një partner ndoshta do të hiqni dorë nga programet me miqtë për të kaluar një mbrëmje të nxehtë në shtrat. Nëse jeni singëll jeni gati të joshni dhe fitoni. Edhe në punë gjërat do të shkojnë shumë mirë: jeni plot intuitë, kurajozë dhe të shkathët si kurrë më parë.
Peshqit: Hëna armiqësore tek Virgjëresha si gjithnjë do t’ju japë pak “dhimbje koke”: vetëm një aftësi e mirë për përqendrim mund t’ju shpëtojë. Duhet të përqendroheni tek afatet kohore dhe reflekset e shpejta për t’ja dalë në mënyrën më të mirë të mundshme! Kjo fazë jo fort e shkëlqyer ju fton të filloni menjëherë terapi Wellness-i, synoni të parandaloni grumbullimin e stresit.