HOROSKOPI | 2 Dhjetor 2014

DASHI: Ylli i argjendtë vazhdon shëtitjeten në shenjën tuaj dhe mban marrëdhënie të shkëlqyera me Venusin dhe Jupiterin. Me pak fjalë, jeni puthur nga një dashamirësi e madhe planetare dhe që sot të gjitha dëshirat tuaja do të jenë urdhër! Fazë e shkëlqyer për të bërë kërkesa, ndoshta një rritje të pagës dhe për të filluar biznesin e ri. Emocionuese: lajme të mrekullueshme në fushën e dashurisë.

DEMI: Mos nënvlerësoni fjalët e një personi të afërt: mund t’ju ndihmonte të gjenit zgjidhjet e duhura për problemet tuaja. Mbani mend mirë që ndonjëherë përgjigjet janë shumë më të dobishme se sa i besojmë. Karizma dhe aftësia bindëse do ju japin një plus më tepër, duke ju lejuar që të jetoni si protagonistë në profesionin tuaj.

Advertisement

 BINJAKËT: Një frymë e re vitaliteti dhe humori të mirë shtyjnë larg retë e errëta që deri pak ditë më parë ishin të stacionuara mbi qiellin tuaj duke e rënduar. Mendoni një ide për të gjallëruar ditën tuaj, ndoshta duke organizuar diçka zbavitëse midis miqve. Me personin tuaj të dashur më në fund do të gjeni fjalët e duhura për të shprehur ndjenjat dhe për të kapërcyer keqkuptimet idiote.

 GAFORRJA: Hëna në shenjën e Dashit është duke shkuar kundër jush: ju komplikon gjërat si në shtëpi dhe larg saj. Në fakt, nuk mund të përjashtohen disa hije në punë ku, edhe pse studioni në thellësi çdo detaj, diçka mund të shkojë keq. Përveç kësaj, një bashkëpunëtor do t’ju lërë në baltë në moment të fundit kështu që duhet të studioni shpejt një kundërpërgjigje.

 LUANI: Nëse lajmet nuk vijnë tek ju, do të shkoni ju tek lajmet. Banaliteti sot do tju mbajë shtrënguar, si një kostum i vjetër! Kini kujdes mos u mashtroni nga aparencat: para se të hyni në një marrëveshje të re pune, vlerësojeni mire atë. Në çift marrëdhënia është harmonike dhe raporti juaj po shkon drejt përsosjes. Nëse jeni single? Venusi ju jep mundësi të arta!

 VIRGJËRESHA: Hëna kalon në një shenjë neutrale dhe ky është një lajm inkurajues për ju. Është koha për të mbledhur dhe qartësuar idetë. Në punë do të përballeni me vështirësi por deri në një farë mase. Në këtë periudhë ju mungon të kthjelltësia. Nëse jeni të dashuruar e tël umtur në çift mbrëmja do të jetë pozitive falë erosit.

PESHORJA: Mos u mbysni nga dëshpërimi, nëse gjithçka nuk shkon sipas planeve tuaja… Mundohuni të reagoni! Ndoshta nyjet e situatave të vështira në çift do të përkeqësohen duke shkaktuar krizë por kjo do të cojë në sqarimin e gjithçkaje. Merrni kohë për të pushuar dhe për t’u çlodhur.

AKREPI: Duhet të llogarisni një ngadalësim të lehtë në aktivitetin tuaj dhe gjithashtu një ulje të humorit. Në rregull, kush ju njeh e di se duhet të respektojë momentet tuaja, por përpiquni të mos e teproni. Oreksi do të jetë i mirë dhe nuk do të shihni arsye për ti mohuar vetes kënaqësinë e të shijuarit. Por duhet të jeni të kujdesshëm: rrezikoni të merrni disa kilogramë ekstra të cilat do t’i keni problem për t’i hequr.

SHIGJETARI: Hëna është në harmoni të plotë me shenjën tuaj, e qëndrueshme dhe e sinkronizuar falë Venusit dhe Jupiteri. Do të keni vendosmërinë për të arritur qëllimet tuaja, madje edhe ato më ambiciozet! Në punë jeni të vendosur, të shkathët dhe me fat: ju keni kartat më të mira për të luajtur. Momente të lumtura për çiftet. Mundësi të mrekullueshme për ata që jane single.

BRICJAPI: Kalimi i Hënës nga Dashi te ju nuk është lajm i mirë. Ky qëndrim do t’ju prishë kartat. Ndiheni të mposhtur, të pasigurtë në vendimet që duhet të merrni e si përfundim rrezikoni të mbeteni të lëkundur! Kohët e fundit keni neglizhuar pak si shumë. Kushtojini më tepër kujdes dhe vëmendje shëndetit dhe mirëqenies tuaj.

UJORI: Jeta shoqërore është gjithmonë në plan të parë, por kjo nuk ju pengon që të kryeni me përpikëri dhe me saktësi angazhimet tuaja profesionale. Kolegët mbështeten kryesisht tek ju për të arritur qëllimet që u janë vendosur. Një festë me miqtë është një mundësi për të takuar një person që do t’a gjykonit menjëherë shumë interesant. Thellojeni njohjen.

PESHQIT: Dhurojini vetes momente relaksi dhe argëtimi: jeta nuk është e përbërë vetëm nga sakrifica apo angazhime që duhen respektuar me çdo kusht! Nga këndvështrimi profesional kjo mund të jetë një ditë e madhe për shumicën tuaj dërrmuese, falë një qielli nxitës. Të ardhurat të do të jenë të mira. Marrëveshjet me partnerët do të jenë të shkëlqyera nga të gjitha anët, veçanërisht atë erotik.