Dashi: Keni nevojë për pak pushim, jeni nervozë, të tërhequr, konfuzë dhe pak objektivë: rrezikoni të dukeni të përhumbur dhe sipërfaqësorë. Në këtë moment asgjë nuk ju tërheq e ju kënaq. Pushoni, shfryhuni, zgjeroni rrethin e njohjeve: do të jetë një mënyrë e mirë për t’ju karikuar. Kujdes nga dashuritë me shikim të parë, janë të rrezikshme edhe nëse jeni singëll, edhe nëse jeni në një lidhje të qëndrueshme.

Demi:  Mos u mbështesni vetëm tek fati, është e vërtetë që ju qesh në këtë përiudhë por është mirë të paraqiteni të përgatitur nëpër takime me fatin. Puna, sidomos në mëngjes, do t’ju mbajë të lidhur e do t’ju detyrojë të lodheni më tepër seç e kishit menduar. Atmosfera dhe humori do të përmirësohen pasdite. Propozime të ëmbla do të vijnë në mbrëmje.

Advertisement

Binjakët:  Mirësia yjore ju dhuron ekuilibër dhe mirëqenie të brendshme. Dëshironi t’a ndani qetësinë tuaj me personin që doni: asgjë më e thjeshtë kur keni interesa të përbashkëta. Një festë, një ekspozitë apo koncert do të ishin idealë! Personat singëll do të përfshihen nga  një stuhi dashurie: shumë prej jush do të dashuroheni  kokë e këmbë. Në çift ndjesitë janë shumë të mira.

Gaforrja: Sot që Hëna është aleatja juaj stakojeni trurin nga problemet dhe përpiquni të relaksoheni, duke u lëshuar në momente kënaqësie dhe argëtimi. Në dashuri mos i kurseni impulset dhe do të shihni që ata që ju largohen do të rifitohen nga vrulli juaj. Do të argëtoheni, do të ndiheni akoma më tepër të stimuluar ndaj impenjimeve dhe produktivitetit. Natë ideale për t’ja dedikuar kërcimit apo ndonjë koncerti.

Luani: Fatkeqësisht nuk ka planetë të favorshëm dhe kjo gjë ju dekurajon pakëz. Mes impenjimeve të shumta ditore dhe tensioneve në familje dita juaj rezulton stresuese dhe pak e dobishme. Nëse nuk keni ide, lërjani kryesimin e iniciativave partnerit: mund të jetë një devijim i këndshëm për të gjallëruar punët e përditshme.

Virgjëresha: Me kundërshtinë e Hënës një rënie humori është mëse e pritshme. Pasiguri dhe dyshime do t’ju shqetësojnë në dashuri duke ju bërë melankolikë dhe jo besues. Përdorni buonsensin, mos i jepni udhë dyshimeve: dyshimet tuaja janë fryt i një imagjinate pjellore. Një shëtitje e gjatë në natyrë do t’ju ndihmojë të riekuilibroni dhe shkarkoni stresin e grumbulluar gjatë ditës.

Peshorja: Shfryrje, argëtim dhe miqësi janë gjërat që do të përfitojnë më së shumti nga planetët dashamirës. Por në këtë fazë nuk ka sektor të jetës suaj që nuk është bekuar nga bujaria e yjeve. Ju duket se po ëndërroni. Edhe marrëdhëniet afektive më të venitura e të lodhura do të rimarrin hov. Gazozë i riktheni gjallërinë e kohëve të mëparshme shtëpisë.

Akrepi: Jeni të mërzitur dhe në mëdyshje dhe për këtë e ka fajin Hëna në kuadraturë që edhe pse udhëton e heshtur arrin t’ju ngatërrojë. Mos u pushtoni nga ankthi dhe merreni jetën me pak më besim pa u ndikuar nga probleme të rreme. Që prej pasdites atmosfera do të ndryshojë tërësisht mund të realizoni një ëndërr që e keni prej kohësh, edhe dashurore.

Shigjetari: Nuk ka shumë mundësi që t’a shtyni ditën në drejtimin që dëshironi: planetët flasin gjuhë jo fort të favorshme, plot pengesa dhe probleme sidomos në ambjentin profesional. Kapja me partnerin në çdo lëvizje e fjalë të tij do t’a acarojë. Boll nëse nuk dëshironi që të ziheni.

Bricjapi: Parashikimet githnjë e më tepër rozë lehtësojnë takimet, shkëmbimet ndërpersonale, studimet, punën dhe dashurinë: parashikohen oportunitete për shumë prej jush. Përfitoni nga një propozim që do t’ju lejojë të thelloni studimet nëpërmjet një udhëtimi apo eksperience të re jete. Është një periudhë zgjerimi të madh që mund të rezultojë në impulse të reja e intensive dashurore.

Ujori: Planetët e interesuar për fatin tuaj sot janë të shumtë me qëllime të ndryshme mes tyre: si rrjedhojë do të keni një ditë kaotike dhe të lodhshme. Pasojat e këtij hiperaktiviteti yjor do të ndihen sidomos në punë me rezultate jo të kënaqshme: jeni të acaruar, konfuzë dhe të prirur të rrezikoni që ëndrrat tuaja të mos bëhen realitet Më mirë të shtyni gjithçka për të hënën. Relaksohuni!

Peshqit: Ju pret një ditë e fokusuar në përditshmëri që ju detyron të vini dorë mbi një sërë çështjesh të mërzitshme. Për fat të mirë keni një dozë të konsiderueshme rezistence, gjë që sot rezulton të jetë një dhuratë tejet e çmuar. Teprimet nuk janë për ju dhe nëse e ekzagjeroni në tavolinë, do të paguani menjëherë pasojat: për mëlçinë e lodhur merrni pak rozmarinë të zier.