Dashi: Ju pret një ditë e shkëlqyer. Shoqërizimi, organizimi dhe efikasiteti bëjnë të mundur çdo qëllim. Përballoni me zgjuarsi gjithçka dhe të gjithë sidomos ata që vlerësoni, pasi do t’ju drejtojnë për mirë. Venusi mik, bën të mundur që të shënojnë në shenjë të gjithë ata që duan të ndërmarrin iniciativa në fushën e dashurisë. Situatë optimale për këdo që dëshiron të reja.

Demi:  Synoni te jeni konkretë dhe mos humbisni kohë në projekte që rrinë pezull, madje do të ish mirë të konsolidonit ato që keni filluar deri më tani. Do të arrini të përfundoni pjesën më të madhe të punës që keni lënë pas dore dhe do të përfundoni me sukses dhe çështjet më të mërzitshme, por ama të nevojshme. Ditë e qetë e përberë nga gjëra të vogla por që do t’a ëmbëlsojnë të qëndruarin në shoqërinë e parnterit. Blerje të kënaqshme për shtëpinë.

Advertisement

Binjakët:  Pengesë e vërtetë para jush është vetëm një dhe do të prekë në veçanti të lindurit në fund të Majit. Për të tjerët yjet janë miqësorë, në ndonjë rast shumë miqësorë duke garantuar kështu një të martë të lëvizshme. Për ata që kanë më shumë fat kjo e martë do të jetë përvëluese. Ngjitja juaj do të jetë e pandalshme. Jeni të vendosur të tejkaloni pritshmëritë e karrierës suaj dhe do të mbërrini me hap pozitiv në muajin Maj.

Gaforrja: Kjo ditë do të jetë pak komplekse, por jo e vështirë. Të paktën kështu thonë yjet dhe Hëna në fushën e Dymbëhdhjetë. Do të ishte mirë të vepronit tek gjërat që i keni të sigurta. Shmangni patjetër situatat që mund të sjellin rreziqe. Merruni me punët e shtëpisë. Blerjet dhe financat do të jenë OK dhe ju do të merrni kënaqësi të vogla. Gjeni pak kohë për veten tuaj dhe qëndroni të qetë dhe në relaks.

Luani: Moment shumë i rëndësishëm në sferën profesionale. Zhvilloni iniciativat, bëhuni oportunist që të siguroni rezultate të vyera. Nëse sot keni dëshirë për qetësi shmangni zhurmën e turmës.  Gjeni vlerën e brendshme që fshihet tek ju. Përmirësoni cilësinë e marrëdhënies afektive duke lënë mënjanë frikën e shprehjes së emocioneve, ndjenjave dhe dobësive.

Virgjëresha: Hëna, Saturni dhe Neptuni po shkojnë kundër rrymës, kundër jush. Rezultati do të jetë një ditë e lodhshme  ku rrezikoni të mos merrni rezultate pozitive nga asgjë. Në shënjestër do të jetë familja dhe puna të cilat kanë nevojë për shumë impenjim por që në këmbim nuk japin shumë kënaqësi. Qetësia e marrëdhënies në çift do të preket nga xhelozia. Në pjesën më të madhe të rasteve do të mjaftonte një xhest i vogël për t’a larguar atë.

Peshorja: Yjet do t’ju mbushin plot gaz dhe optimizëm. Nëse bëhet fjalë për punën mund të mbështeteni tek shpirti i iniciativës dhe komunikimi i shkëlqyer që premton për shumë progres, sidomos nëse jeni operatorë turistikë apo në sektorin e komunikimeve. Jeni magnetikë. Ju presin mundësi të favorshme që duhet t’i kapni në ajër duke shfrytëzuar elokuencën tuaj, karizmën dhe sharmin tuaj.

Akrepi:  Tashmë i keni lënë pas konfliktet. Do të rikuperoni qetësinë dhe sigurinë falë Hënës tek Binjakët. Kënaqësi profesionale, takime interesante: gjithçka po shkon më së miri… E rëndësishme është të impenjoheni pa pritur favore në këmbim ose që fati të bjerë nga qielli. Të shumta do të jenë projektet. Merrni kohën që ju duhet pa u pushtuar nga ankthi që do të mbetet armiku juaj.

Shigjetari: Do të jeni të shënjestruar nga Neptuni dhe Hëna. Do të ndiheni të papërshtatshëm përballë situatave, por në vend që të reagoni do të bëni viktimat. Aty ku duhet rregull dhe metodë do të dilni totalisht të paqartë dhe pa sens praktik. Një moment qetësie në marrëdhënien dashurore nuk ësthë fundi i botës, edhe pse pakënaqësia që po ndjeni do të kishte nevojë për një reflektim së brendshmi.

Bricjapi: Në punë po ecni me hapa gjigandë. Jeni plot ide fituese që duhet t’i vini në praktikë. Projekte dhe programe që do të marrin aprovimin e atyre që ju rrethojnë. Aftësia juaj është nën syrin e të gjithëve, por mbi të gjitha të atyre që vlejnë. Mos humbisni kohë të vyer. Në dashuri, rastet më të mira do të vijnë nga takimet e reja, nga tërheqje të papritura që do të ngjallin flutura në bark.

Ujori: Ditë totalisht nga ana juaj: do t’ju favorizojë në çdo fushë dhe çdo sektor. E çiltër, dhe efikase si gjthnjë Hëna tek Binjakët qetëson kundërshtitë, sheshon keqkuptimet dhe ju jep mundësi për një udhëtim pajtues. Do të arrini të zgjidhni probleme të ndryshme dhe të bëni zgjedhjen e duhur. Në biznes kapaciteti analitik dhe nuhatja e jashtëzakonshme do t’ju ndihmojë. Dhurata! Surpriza!

Peshqit: Hëna dhe Marsi tek Binjakët do të qëndrojnë në shenjën tuaj. Sot ata do t’ju bëjnë të ngriheni nga krevati mbrapsht. Të papritura, kritika dhe qortime. Të detyruar nga rrethanat në një fazë stanjacioni në punë do të mërziteni edhe për gjënë më të vogël. Koha për argëtim matet me pikatore? E trishtë! Keni nevojë urgjente për t’a ndryshuar këtë situatë. Gjumë dhe pushim.