Dashi: Mos u bazoni vetëm tek fati që do t’ju sjellë Jupiteri.  Më mirë të jeni të përgatitur kundrejt sfidave që do t’ju sjellë fati. Në sferën profesionale do të ndiheni pak të shtrydhur dhe do të punoni më shumë se ç’dëshironi. Nuk po ecën gjithçka shumë mirë në marrëdhënien në çift. Duhet t’i përtypni disa kafshata të hidhura.

Demi: Hëna dhe Saturni do të rremojnë kundra rrymës për ju, por do të luftoni kundër rezultateve dhe kjo gjë nuk do t’ju pëlqejë shumë, nëse doni që të mbani rrugët e hapura për të ardhmen. Ky tension nuk bën mirë për dashurinë sidomos për seksin. Në fakt, ju duket sikur nuk ju dhurojnë dashuri mjaftueshëm. Keni ndjesinë sikur diçka po ju mungon.

Binjakët: Yjet po ju sjellin shqetësime. Do të jeni nervozë dhe në ditët në vijim prisni pak turbullira. Ka mundësi që në ditët në vijim të merrni ndonjë vendim, por do të jetë i qartë dhe i prerë. Keni ndërmend një projekt, por është normale dikush do tentojë t’ju vendosë shkopinj nën rrota. Reagoni! Mos lejoni që pesimizmi t’ju përmbysë dhe ndjesia që nuk do t’ja dilni  t’ju mbizotërojë. Dëfrehuni dhe relaksohuni.

Gaforrja: Më shumë pozitivë. Pyesni veten se si j keni bërë në ditët e shkuara? Lini pas pasigurinë që sot duket gati gati qesharake, por kjo është gaforrja me të lartat e të poshtmet. Ekzagjeroni, në çdo rast ekzagjeroni. Keni shumë dëshirë që të jeni të dobishëm. Do të jeni të këndshëm, sidomos nëse do e kaloni këtë kohë me personin që doni.

Luani: Jupiteri do t’ju sjellë fat, qetësi dhe mirësi. Do t’ju mbrojë nga stresi që do të shkaktohet nga situata të paqarta që do tentojnë t’ju përmbysin. Një grup i mirë luanësh do çlirohet nga një peshë që i rëndonte. Për disa do të jetë çështje familjare e për disa të tjerë një shpenzim i papritur. Bëni orët e e duhura të gjumit. Limitoni ushqimet e rënda dhe alkoolin.

Virgjëresha: Puna sot, do të zërë një vend shumë të rëndësishëm. Tek shumë prej jush do të aktivizohet krenaria që do t’ju shtyjë në disa performanca të që do të bien në sy dhe që do të marrin komplimenta sidomos në sferën profesionale. Jeta në çift do të jetë e ndritur për ata që janë të dashuruar, por edhe për beqarët do të ketë takime intriguese. Surpriza emocionale ju presin.

Peshorja: Ndonjëherë keni vështirësi përqendrimi, por sot do të jeni të përfshirë nga diçka që do të jetë e dobishme dhe për personat e tjerë. Përqendrimi duhet të jetë maksimal dhe duhet të keni kujdes nga shpenzimet e kota. Një mënyrë tjetër për të parë ditën e sotme: Mund të keni një faturë shumë të shtrenjtë për të paguar qe keni menduar t’a shlyeni më vonë. Jo bëjeni sot! Dhe… silluni mirë me partnerin.

Akrepi: Humori sot do të jetë luhatës. Hëna do t’ju mbështesë pak por gjithashtu do t’ju pengojë. Vazhdoni me qetësi dhe zbriteni pak ngarkesën që ju vjen nga impenjimet. Në pjesën me të madhe të rasteve disa nga ju do të jenë të vendosur të bëjnë një zgjedhje, si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj. Prezenca e Marsit në shenjën tuaj do t’ju acarojë nervat. Dëshironi që gjithçka të ecë me shpejtësinë e dritës. Mirë do të jetë fati miqësia dhe dashuria.

Shigjetari: Do të jetë një gjë shumë e mirë dhe e pjekur nëse hiqni dorë nga një ide që deri më tani ju është dukur pak interesante dhe produktive duke e ditur që mund të ktheheni në hapat tuaj. Nëse keni ecur shumë përpara, flasim për dashurinë, mos u tregoni të ndrojtur që të hapni sirtarin e ëndrrave tuaja. Por aty mund të ndodhen edhe zhgënjimet. Disa herë realizohen. Sot kërkoni të flini pak më shumë, të qetësoheni sa të jetë e mundur.

Bricjapi: Sot do të jeni të paqtë, do të lëvizni me qetësi  edhe pse të tjerët do përpiqen t’ju nervozojnë. Mos i përfillni. Keni vendosur që askush nuk do t’ju bëjë presion dhe nuk do të ndryshoni mendim. Pasioni në relatën në çift do të jetë tronditës. Nëse jeni vetëm do të gjeni shumë pak rezistencë ndaj të kapni prehën tuaj do të jetë shumë e thjeshtë. Do të jetë në shënjestër dhe me një goditje të vetme do të jetë e juaja. Kjo gjë nuk ju ndodh të gjithëve.

Ujori: Po është e vërtetë, jeni të shpejtë dhe dinamikë dhe për këtë arsye çdo pritje ju duket e tepërt. Edhe radha në supermarket ju nervozon. Do të prisni lajme, kjo është e vërtetë, por mos e humbisni kurrë objektivin final. Mos e ekzagjeroni në punë, merreni me shumë qetësi, keni nevojë të jeni më reflektivë. Të mendoni sidomos për atë që jeni duke e bërë, si dhe përse jeni duke e bërë?

Peshqit: Hëna që kalon në shenjën tuaj i paraprin një dite befasuese në sferën personale. Do të ndiheni plot entuziazëm, aq shumë sa do të përmbysni gjithçka në jetën tuaj. Në punë dëshira do të jetë e madhe sepse ekziston ambicja, por kini besim pasi mundësitë nuk do t’ju mungojnë. Mos të flasim për dashurinë. Ajo është në vend të parë dhe mbi të gjitha do t’a mbyllni këtë javë me zemrën në dorë dhe ndjesinë që gjithcka po shkon mirë.