Dashi: Edhe më fatlumët do të kenë një moment ku yjet nuk do t’i buzëqeshin. Me kalimin e Hënës tek Gaforrja sot do të jetë radha juaj. Ambjenti familjar do të ketë tensione të brendshme të lidhura ndoshta me çështje të së kaluarës. Thellojini këto situata duke kërkuar mirëkuptim. Mundohuni t’a shkarkoni stresin me gjimnastikë të ëmbël, me yoga ose pilates.

Demi: Kjo ditë do t’ju falë mundësinë që të lidhni kontakte të reja dhe të zgjeroni sferën profesionale. Nëse keni një aktivitet autonom propozojini shërbimet dhe produktet tuaja ndërmarrjeve të reja. Suksesi do të jetë i garantuar. Në rritje paraqiten hyrjet ekonomike. Një e enjte produktive edhe për studentët e gjithashtu edhe për ata që do të përballen me testime, çështje të ndryshme, prova, ftesa. Surpriza.

Advertisement

Binjakët: Padyshim që intuita në këtë moment është arma juaj më e mirë. Mos i nënvleftësoni avantazhet që mund të sjellë ky moment ndaj mbajini antenat ngritur, sidomos gjatë këtyre ditëve të shkëlqyera që Hëna po ju dhuron me kalimin e saj në Gaforre. Qielli pozitiv do t’ju lejojë të godisni në shenjë dhe të keni përfitime në punë e biznes. Dashuria po përjeton një moment plot fat.

Gaforrja: Kjo ditë do të jetë e jashtëzakonshme pasi Hëna gjendet në shenjën tuaj. Kjo do t’ju dhurojë një tërheqje delikate që do të afrojë pranë jush simpatitë e personave që do të përballen me ju. I përsosur do të jetë mirëkptimi me njeriun e zemrës. Nëse jeni singëll nuk do t’ju mungojnë mundësitë për një takim të ri. Programet që do t’ju ofrojnë miqtë në mbrëmje do të jenë shumë të këndshëm.

Luani: Hëna, Saturni, Urani do të mundohen maksimalisht t’ju dhurojnë forcë me dinamizmin dhe optimizmin e tyre, por ka edhe planetë të tjerë që i keni kundërshtarë, plot katër. Edhe ata do të mundohen t’ju mërzisin, pengojnë rrugën, programet dhe projektet. Klima ne çift do të përjetojë një stuhi. Nuk ka dashuri që i mbizotëron dyshimeve, çmendurive dhe konfuzionit të ndjenjave.

Virgjëresha: Ngacmojeni fatin sepse sot po sheh nga ju. Këmbëngulni sepse mund te rikuperoni ndonjë kredit të vjetër, të realizoni ndonjë fitim ekstra. Provojeni fatin edhe duke blere një biletë gërvisht dhe fito. Jeni me fat që jeni në çift? Kini kujdes nga njohjet e reja. Mund t’ju shpërqendrojnë nga marrëdhënia e përhershme dhe komplikojë lidhjen.

Peshorja: Sinfonia e diteve JO do të nisë sot me shfaqjen në horizont të një irritimi për shkak të Hënës. Një fije nervozizmi do të mbështjellë ditën tuaj. Kjo mund t’ju drejtojë në rrugëtime të gabuara, aty ku mbizotërojnë komplikimet. Përballë një përgjegjesie afektive apo profesionale zgjidhni të largoheni duke thënë një JO të prerë.

Akrepi: Shihni larg. Mendoni për gjëra të mëdha. Këtë e arrini më së miri. Përqendrohuni tek projektet e së ardhmes. Në këtë moment keni aftësinë të shihni larg e mbi të gjitha të shini mirë ndaj projektet tuaja do të jenë fituese. Ditë e mirë për punët e gjithashtu edhe për të firmosur një policë sigurimi ose diçka të ngjashme. Gjallëroni marrëdhënien në çift.

Shigjetari: Një çështje që lidhet me financat mund të zgjidhet në favorin tuaj. Gjatë kësaj kohe bëni kujdes pasi askush nuk duhet të përfitojë nga ju. Rreth e përqark ndihet një fllad i lehtë mashtrimesh dhe nuk është ky rasti për të rënë pre. Do të jeni të lumtur në dashuri. Do të kuptoni se ç’do të thotë të ndiheni mbi re.

Bricjapi: Mërzia, lodhja dhe irritimi nuk do t’ju lejojnë të përqendroheni në punë siç do të dëshironit. Vlerësojini më shumë pjesëzat pozitive të partnerit. Nuk do të ishte aspak keq nëse i dedikoni kohën e duhur kënaqësisë dhe mirëqenies. Nëse zhvilloni një punë në kontakt me njerëzit do të dukeni pak të lodhur dhe të përvuajtur ndaj atyre që nuk ju kuptojnë menjëherë. Nëse trupi dhe mendja juaj kërkojnë pushim , pushoni!

Ujori: Jeni duke i dhënë shumë gaz duke e përballuar kështu organizmin me strese dhe ritme të papërmabjtshme. Reagoni duke i shtyrë impenjimet me pak urgjent e duke i dedikuar një pjesë të madhe të kohës suaj të lirë kujdesit të trupit dhe shpirtit.  Do të keni në dorë letra të mira, elasticitet në marrëdhëniet me të tjerët dhe kjo do t’a bëjë situatën optimale.

Peshqit: Hëna dhe Neptuni do t’ju favorizojnë haptazi. Në punë yjet ju shtyjnë që të jeni më të vendosur se kurrë. Rezultatet që do të arrini do të jenë të një prestigji të lartë. Aktivitetet artistike do të jenë në plan të parë duke nisur nga fusha e spektaklit. Përmirësime në sferën dashurore, një pasion i ri do të hedhë tutje keqkuptimet me partnerin.