Dashi: Ka diçka që duhet t’a mbani patjetër për vete.  Nuk jeni mësuar të mbani sekrete por në këtë moment më mirë kështu. Fantazia do të jetë aleatja juaj në punë. Por kujdes: ndonjëherë për të ndjekur sugjerimet e imagjinatës humbet përqendrimi dhe humbasim rrugën gjatë së cilës do të kishim përfunduar në mënyrë korrekte detyrat e fiksuara. Dëfrehuni!

Demi:  Kapaciteti juaj perceptues do të zgjerohet  pafundësisht duke ushqyer një intuitë shumë më të thellë se zakonisht. Do të kuptoni në ajër persona dhe situata, pa pasur nevojë për fjalë, gati gati jeni të pajisur me një perceptim jashtëshqisor. Raportet e dashurisë janë të destinuar të rriten: dijeni se mund të mbështeteni tek mbështetja e pakushtëzuar e partnerit. Të reja për personat singëll.

Advertisement

Binjakët:  Me Hënën dhe Neptunin  që ju bëjnë grimaca sot shumë pak gjëra do të qullosni. Ndyrshimi i zakoneve tuaja për ca kohë nuk ju bën veçse mirë, kërkoni interesa të reja që t’ju stimulojnë intelektualisht. Shumë shpejt do të rigjeni entuziazmin tuaj. Kujdes nga shpërqendrimi në frontin profesional  por edhe nga hapat fals dhe premtimet që dikush do t’ju bëjë.

Gaforrja: Nëse gjendeni në kushtet që duhet të asistoni një person në vështirësi, kujtoni: çdokush zotëron një energji që mund t’a shfrytëzojë për të ndihmuar njëri-tjetrin. Mjafton të ristabilizoni ekuilibrin mes trupit dhe mendjes, jeta është edhe një gjendje mendore. Objektivat tuaj do të arrihen, yjet do t’ju japin një shtysë në fushën profesionale. Po ju ofrojnë mundësi të reja.

Luani: Hëna dhe Marsi sot premtojnë për eksperienca me voltazh të lartë emotiv dhe erotik. Por kujdes mos futeni në ndonjë telash: me sa të keni mundësi tregohuni të kujdesshëm.  Shihni brenda vetes dhe do të kuptoni gjithçka ju duhet për t’u përballur më së miri me vështirësitë. Do të ballafaqoheni me një punë të papritur: reagoni me qetësi dhe mrephtësi. Evitoni veprimet e pamenduara.

Virgjëresha: Me Hënën dhe Neptunin kundërshar, dëgjoni këshillat e një familjari pa bërë shumë polemika të kota: fjalët e tij do t’ju vijnë në ndihmë. Shpikni sisteme për të jetuar sa më mirë kohën tuaj të lirë, sidomos duke frekuentuar persona të thellë.  Si mund të prisni nga kolegu i punës që deklarohet si miku i juaj, por nuk mundet e nuk do t’ju japë miqësi? Përpiquni të jeni më realistë.

Peshorja: Nëse ekonomia juaj nuk është fort e mirë do të keni lajme inkurajuese: do të punoni me përqendrim, precizion dhe përpikmëri. Edhe pse Urani ju është armik, do të arrini të kapërceni një pengesë të papritur që ka alarmuar. Tregoni më tepër kujdes ndaj ushqimit. Kini parasysh se të përtypurit mirë dhe gjatë e çdo kafshate përshpejton matabolizmin.

Akrepi: Më në fund Hënën do t’a keni mike dhe nga kjo do të përfitoni të gjithë. Do të keni dinamizmin e duhur për të jetuar momente argëtuese. Krijoni një atmosferë relaksuese dhe mos i kushtoni rëndësi inefiçencave të vogla të atyre që jetojnë pranë jush. Do të respektoheni falë sinqeritetit tuaj. Në punë do të rindizet zjarri i kuptimit dhe bashkëpunimit me partnerët apo kolegët.

Shigjetari: Me Hënën, Neptunin dhe Mërkurin që ju keqtrajtojnë sot do të merrni nofkën i bezdisshëm. Ok diplomacia nuk është pika juaj më e fortë por… mos i fajësoni gjithnjë të tjerët, provoni të ndryshoni dhe do të shihni se edhe bota përreth do të ndryshojë së bashku me ju. Përpiquni të merrni kohë për veten: për pushim, relaks, kohë të lirë. Disa prej jush do të kenë probleme me gjumin.

Bricjapi: Moment pozitiv për të gjithë mundësitë e reja, por mos preferoni gjithnjë punën dhe paratë. Mos e lini pas dorë mundësinë e përfitimit së brendshmi: dedikojini vetes kohë me qetësi. Përsa i përket sektorit afektiv, lërini marrëdhëniet pa prespektivë dhe të gënjeshtërta: kërkoni më mirë njerëz të ngjashëm me ju që dinë t’ju vlerësojnë.

Ujori: Me Hënën dhe Neptunin në fushën e dytë, dedikojani ditën pasioneve tuaja artizanale dhe artistike: shfrytëzojeni më së miri këtë moment të çmuar kreativiteti.  Do të gjeni mënyra të reja për të shprehur talentin dhe aspiratat tuaja. Për më të aftët nuk do të mungojë mundësia për të përfunduar një punë të shkëlqyer. Dashuria aspak keq.

Peshqit: Gjithçka shkon më së miri, jeni shumë në formë, ndiheni të pamposhtur: por kujtoni se askush nuk është i tillë ndaj duhet të ridimensionoheni. Do të arrini t’i jepni vlerën e duhur kujtimeve pak të kënaqshme që prej disa kohësh ju gumëzhijnë nëpër kokë.  Jeni në kërkim të një pune? Fati mund të trokasë në derën tuaj, ndaj bëhuni gati t’a merrni. Dashuria paraqitet shumë shumë mirë.