Dashi: Me Hënën tek Ujori favorizohen raportet ndërpersonale, miqtë janë burim gëzimi, mbështetjeje dhe këshillash të nevojshme. Ditë speciale për çështjet e dashurisë: orët e kaluara me partnerin do të jenë ndër kujtimet më të bukura. Edhe në punë është momenti që të dilni nga izolimi dhe të bashkëpunoni: singergjitë, partneriteti dhe aleancat në punë mund t’ju japin kënaqësi të mëdha.

Demi:  Dielli, Hëna dhe Mërkuri risjellin kujtime të dhimbshme në sipërfaqe: në këtë moment e shkuara bëhet më tepër barrë se aset. Lëreni mënjanë melankolinë dhe pasigurinë dhe përgatituni të njihni fytyra dhe vende të reja. Ndoshta keni shumë nyje të pazgjidhura në raportin tuaj në çift, ndaj yjet ju ftojnë që të përballeni e t’i zgjidhni një herë e përgjithnjë. Veproni me kujdes.

Advertisement

Binjakët:  Me Hënën tek Binjakët jeta ju buzëqesh. Shumë e privilegjuar është zemra e hapur për emocione të ëmbla dhe sugjerime të paharrueshme: një takim joshës do t’ju japë mundësinë për një aventurë të këndshme. Në punë do të çoni deri në fund detyrat e marra përsipër. Mos e shtyni nisjen e një projekti nga frika se nuk jeni në lartësinë e duhur.

Gaforrja: Paratë dhe punët janë në qendër të vëmendjes sot: një nuhajte e mirë do të bëjë që shumë prej jush të godasin në shenjë. Kuptimi i përbashkët dhe pragmatizmi do të japin rezultatet e dëshiruara. Paçka të papriturave dhe përgjegjësive familjare do të keni një dëshirë të madhe për dashuri: nuk do të mungojnë rastet për të përmbushur kënaqësitë tuaja. Më në fund qetësi në jetën në çift.

Luani: Vëmendja është e fokusuar në jetën sentimentale: ndjeni brenda vetes një lloj indiference ndaj gjithçkaje të dhënë dhe keni nevojë të rinovoni situatën afektive, veçanërisht nëse keni një marrëdhënie të gjatë. Mbani përqendrim të lartë në punë. Ngisni makinën me kujdes dhe respektoni kodin rrugor.

Virgjëresha: Yjet rreshtohen për t’ju dhuruar një jetë të qetë. Në fushën profesionale yjet premtojnë kënaqësi të bukura, por ju kërkojnë edhe impenjim serioz: ka ardhur momenti që të konsolidoni pozicionin tuaj duke çuar në fund punët e nisura. Dashuria ju buzëqesh dhe fusha financiare është e ndriçuar nga yjet. Ditë e mirë për t’u marrë me fizikun.

Peshorja: Qiell i qetë sot në shoqërinë e Hënës tek Ujori që i hap rrugë disa iniciativave interesante. Ribashkim mes miqsh, sport, kinema, lexime. Mendje e qetë dhe zemër plot me pritshmëri. Lajme të shkëlqyera në frontin profesional: për shumë prej jush parashikohen mundësi të mahnitshme për të fituar shpërblime e dhurata të rëndësishme.

Akrepi:  Një luhajte emotiviteti e bën ditën gri: introversioni nxit vetë-analizën, ideale për të heshtur frikën dhe shqetësimet. Mos e nënvlerësoni mbështetjen e një miku të besuar: biseda dhe konfidenca me të nuk mundet veçse t’ju bëjë mirë. Nuk gëzoni formën optimale, ndaj mos u sforconi me sport dhe ritmet e punës: kultivoni shprehjen artistike, dedikojuni pasioneve krijuese.

Shigjetari: Yjet ju japin një dorë për të shndërruar aktivitetet e pavarura duke i bërë akoma më fitimprurëse se më parë. Takime që do të lënë shenjë. Stresi dhe lodhja ju kanë shqetësuar? Dedikojini pak kohë kujdesit ndaj vetes suaj. Ka mundësi të shkëlqyera që një lidhje e lindur për lojë të shndërrohet në diçka më tepër. Mos e shtyni shumë, se po kaloi kohë mund të jetë shumë vonë.

Bricjapi: Me pak vullnet mund të zgjidhni një çështje në fushën profesionale ose do të mund të rikapni fillin e një negociate biznesi fillimisht e nisur e paqartë dhe jo fort bindëse. Mbrëmja do t’ju hedhë në një atmosferë shumë romantike, gati përrallore që do t’a ndani me partnerin. Bëjeni thesar këtë eksperiencë të kaluar dhe përdoreni më shpesh. Shumë të reja në marrëdhëniet shoqërore.

Ujori: Hëna në shenjën tuaj ju dhuron imagjinatë, frymëzim, intuitë dhe kreativitet. Aftësi shumë të mira që mund t’i shfrytëzoni edhe në fushën profesionale, por qëndroni me këmbë në tokë. Nga pikëpamja sentimentale duhet të dini që nuk keni nevojë për Hënën për t’u ndjerë të qetë, të lumtur dhe të shpërblyer: mjafton të dini që e keni personin zemrës dhe është prezent në jetën tuaj.

Peshqit: Projekte që nuk nisin dhe çështje familjare që ju acarojnë, por mos e bëni qimen tra: të enjten pothuajse gjithçka do të sheshohet. Nëse do të përballohen me qetësinë e duhur problemet do të zgjidhen pa lënë gjurmë, me përjashtim të atij humorit të keq. Në punë do të arrini të jepni më të mirën: mos u ndikoni nga humori dhe vazhdoni në rrugën tuaj.