Dashi: Parashikohen emocione shumë të forta nën ndikimin planetar: mendja do të shfrenohet dhe mundësitë do të jenë të shumta. Pasionit dhe nevojës për protagonizëm do t’i bashkohet bukuria dhe ëmbëlsia, çarmatosëse këto për partnerin tuaj. Volumi i punëve paraqitet në rritje dhe entuziazmi e shpirti i iniciativës do të jenë kartat tuaja fituese.

Demi: Pak tension dhe momente konfuzioni do të provokohen nga mos favorizimi i disa prej yjeve. Sikur të mos mjaftonte edhe Venusi, planeti mbizotërues i shenjës sot do t’ju pengojë. Mos merrni vendime të pamenduara që mund t’ju shtyjnë në gabime. Mundohuni të mos jeni shumë precizë me kolegët dhe personat e zemrës. Shmangni diskutime të panevojshme.

Advertisement

Binjakët: E mërkurë shumë interesante për shumë prej jush si në sferën profesionale ashtu edhe në atë të përfitimeve ekonomike. Do të keni një qiell shumë të favorshëm madje madje në disa aspekte ekzaltues. Ditë interesante edhe në dashuri, me partnerin e përhershëm dialogu s’do të mungojë, takimet e reja do të jenë romantike, shumë premtuese.

Gaforrja: Po e shihni finishin aq afër sa ju duhet një sprint i vogël për t’a arritur edhe nëse ju mungon fryma. Rrezikoni t’a mundoni veten së tepërmi pa ndalur dhe parë objektivin final. Eksperienca, përkundrazi do të jetë e vlefshme. Përdoreni atë dhe mos i sforconi situatat. Ka një kohë për çdo gjë.

Luani: Ditë e mirë edhe pse nuk do të keni harmoni yjore. Gjeni kohën për t’u kënaqur, për të takuar miqtë ose për të njohur miq të rinj. Në punë vazhdoni të lëvizni me kujdes ama duhet të shihni disa parametra. Mundohuni të kuptoni pse keni benefite të vogla yjore. Zbusni cepat në marrëdhëniet sentimentale dhe sociale.

Virgjëresha: Kalimi i Hënës tek Binjakët do t’ju vendosë me shpatulla pas murit: ju jep një ditë nervoze dhe një çështje të komplikuar për të zgjidhur. Do t’ja dilni gjithsesi, të mbani qetësinë. Marrja e përgjegjësive të plota do të dëshmojë se sa shumë vleni, se sa kapacitete keni.

Peshorja: Shijoni kalime yjore të favorshme. Do të dini të keni sukses, do të jeni të aftë për të bindur që jeni të shkëlqyer, kjo do të thotë se keni aftësi të tërhiqni të gjithë kah jush e t’i bëni të mendojnë si ju. Në sferën private do të ndjeni nevojën të zmadhoni panoramën me personin e dashur. Do të dini të shkëmbeni ide dhe opinione. Flirte të jashtëzakonshme për personat singëll.

Akrepi: Hëna tek Binjakët do t’ju dhurojë buzëqeshje dhe mundësi si psh. të zgjidhni një çështje familjare që ju rëndon prej kohësh. Mërkuri dhe Venusi do të sjellin pengesa në rrugën tuaj, do të sjellin persona të pabesë sidomos në punë. Me atë që parashikohet do të ishte më mirë t’ja mbathnit e të kënaqeshit duke shmangur kështu impenjimet e rëndësishme. Intuitë!

Shigjetari: T’a nisësh ditën me Hënën kundërshtare në shenjë nuk është maksimumi. Humori i keq dhe pakënaqësi personale do t’ju bëjnë të pakomunikueshëm dhe rezultati do të jetë çorientim dhe lëndim i personave që ju rrethojnë ndryshe nga xhentilesa e zakonshme. Kini kujdes me dialogun sidomos me një personazh por edhe me kolegët në punë. Mirëkuptimi me partnerin. Flirte të këndshëm për personat singëll.

Bricjapi: E dini se si do të jeni gjatë kësaj dite? Sikur ju duhet të gjeni një gjilpërë në një mullar kashte. Po kjo gjë nuk do t’ju alarmojë. Me karakterin që keni, këmbënguljen, durimin dhe ambicjen do të jepni më të mirën tuaj edhe gjatë kësaj situate. Kapni kështu sfidën që ju kanë vënë përpara yjet. Përvishni mëngët. Punët dhe bizneset do të jenë në plan të parë. Gjithashtu edhe bukuria e mirëqenia.

Ujori: Me Hënën mike dhe me Mërkurin e Venusin në shenjë, do t’i jepni mundësi vetes të mbërrini ku të doni. Shumë energji, kthjelltësi mendore e dëshirë për të realizuar diçka të madhe. Çfarëdo të keni në kokë do të realizohet sa hap e mbyll sytë. Marrëdhënia në çift do të jetë shumë e gjallë dhe do të mbizotërojë bashkëpunimi, alegria që i bën gjërat gjithnjë e më interesante.

Peshqit: Ditë e komplikuar. Familja do t’ju detyrojë të humbisni pak liri kështu që për të respektuar afatet në punë do të detyroheni të bëni cirk. Pengesat që duhet të kaloni do të jenë të shumta. Gjithashtu edhe paratë do të behen pengesë në disa raste. Në dashuri do të ndiheni konfuzë nga ndjenja të pakapshme. Çorientimi do të nxjerrë disa prej jush jashtë rruge.