Dashi: Hëna në shenjë ju dhuron humor të mirë. Në punë idetë nuk do t’ju mungojnë por duhet të mësoni të dalloni gjërat e mundura nga ato të parealizueshmet. Rezervojini pak kohë hobbit tuaj dhe interesave tuaja: keni nevojë të shpërqendroheni dhe të relaksoheni. Një bashkëpunim më i madh do të ripërtërijë kuptimin e ndërsjelltë në jetën në çift, madje edhe në raportet më të sprovuara.

Demi:  Edhe pse jo gjithçka do të shkojë siç do të donit, ruani qetësinë në vend që të ngulni këmbë në pozicionet tuaja, kërkoni një kompromis të mirë e të shëndetshëm. Falë një miku mund të kurseni kohë në disa procedura burokratike. Në dashuri evitoni sjelljet tepër të ashpra, pyesni veten se cilat janë nevojat e partnerit dhe përpiquni që t’i kënaqni.

Advertisement

Binjakët:  Do të kaloni një ditë të këndshme dhe do të argëtoheni shumë nëse do të pranoni pa hezitim një propozim të pazakontë të një miku. Zgjerojeni rrethin e njohjeve: organizohuni për të gjallëruar jetën tuaj sociale dhe mondane. Duke u treguar të dashur, të butë dhe të disponueshëm dhe duke evituar pretendimet absurde do të arrini të keni maksimumin e vëmendjes së partnerit.

Gaforrja: Duhet të impenjoheni më tepër në sektorin social, provoni të dëgjoni njerëzit që ju rrethojnë dhe që janë pjesë e ambjentit tuaj: nëse do të vazhdoni të rrini të izoluar do të përfundoni të vetëm dhe nuk do t’ju pëlqejë aspak. Nëse nuk dëshironi të ndani një iniciativë me partnerin, kujtoni se një e vërtetë lëndon më pak se sa një justifikim i stisur keq.

Luani: Fati ju vë në pjatë dhurata bujare, çmim i merituar për angazhimin tuaj profesional: mos u kënaqni, gjithçka që ju takon do t’ju jepet e madje më shumë. Do të ndizeni dhe në aspektin dashuror duke qenë se vëmendja e yjeve që kanë rëndësi është e drejtuar e gjitha kah jush.  Nëse jeni singëll ëndërroni me sy hapur dhe ëndrrat do të bëhen realitet.

Virgjëresha: Optimizmi dhe gjallëria me të cilat përballoni edhe ditët më pak emocionuese është për t’u marrë si shembull dhe do t’i dhurojnë qetësi dhe atyre që jetojnë përkrah jush. Mos harroni takime, afate apo pagesa. Edhe pse puna është treguar zhgënjyese nuk mund të lini në mes një bashkëpunim pune. Shihni mirë përsëritjen e eksperiencës.

Peshorja: Yjet do t’ju sjellin në mendje nostalgji dhe kujtime të lidhur me persona të së shkuarës që do t’ju vijnë në mendje dhe do t’ju bëjnë në mënyrë të pazakontë melankolik: emotiviteti dhe brishtësia e brendshme nuk ju lejojnë të veproni me buonsens dhe me strategjitë e duhura. Dhimbje koke për disa me origjinë nervoze. Bëni disa ushtrime gjimnastikore për të çliruar muskujt e qafës dhe shpatullave.

Akrepi:  Me Hënën dhe Uranin në fushën e Gjashtë do të jeni të zhytur me kokë në punë. Kontakte dhe takime të rëndësishme parashikohen për shumë prej jush. Mos u kënaqni me diçka që është e prekshme nga të gjithë. Ka ardhur momenti të ndiqni projekte madhështore. Lwrini vetes hapësirë për një udhëtim dashurie. Në mbrëmje organizoni një darkë romantike dhe sigurohuni që askush të mos vijë t’ju bezdisë.

Shigjetari: Natyraliteti dhe spontaniteti me të cilët do të përballoni çdo situatë do t’ju lejojë të fitoni, konsensus dhe simpati kudo. Do të jeni të mbështetur nga një sens praktik që do t’ju lejojë të përfundoni të gjithë impenjimet që keni. Një sërë koinidencash të çuditshme do të jenë shkaku i një takimi interesant që nuk duhet nënvlerësuar. Nga një gjë lind një tjetër.

Bricjapi: Sot yjet, do të lëshojnë sinjale të kundërta por duke përdorur buonsensin do të keni mundësi të arrini rezultate të papritura. Një problem në punë ka nevojë për ndërhyrjen tuaj. Impenjohuni, gjeni thelbin dhe mos humbisni në thashetheme. Ndërveprimi me të tjerët do t’ju japë mundësinë të zbuloni anën brilante të karakterit tuaj që ndoshta nuk e mendonit se e kishit. Thuajini Po të rejave.

Ujori: Kontaktet me të tjerët do të jetë të kënaqshme dhe mund të ndihmojnë dhe gjallërojnë një miqësi të re, por do të duhet të ballafaqoheni me kapacitetin tuaj të përshtatjes. Ka mundësi të ndiheni jo të qetë përsa i përket një vendimi që duhet ndërmarrë në sferën sentimentale. Ndiqni zemrën. Merruni me veten, kohën e lirë dedikojani mirëqenies fizike dhe mendore. Shmangni sforcot e tepërta dhe sportet kompetitivë.

Peshqit: Gjithçka është e ngathët nëse krahasohet me nevojat tuaja për të arritur menjëherë në fund. Impenjimet e përditshme po ju mbajnë të gozhduar. Lirojeni shtëpinë nga objekte që nuk i përdorni. Një gjest simbolik ky për të parë drejt së ardhmes. Dashuria mirë. Priteni krahëhapur çdo gjë të mirë që kjo ditë do t’ju ofrojë dhe mos u ankoni nëse ndonjë gjë nuk do të shkojë siç dëshironi.