Dashi: Disa  zakone pak të shëndetshme duhen modifikuar përpara se të bëhen probleme, të cilat në këtë moment ndoshta nuk i keni. Gjithsesi bërja e një analize të ndërgjegjes herë pas herë është tregues i një mençurie dhe përgjegjshmërie të madhe. Interesa artistikë për disa dhe shpirtërorë për disa të tjerë. Dashuri të lumtura. Seks appeali do t’i ndihmojë përsonat singëll në kërkimin e gjysmës tjetër të mollës.

Demi:  Dëshira për miqësi dhe interesa të përbashkëta do të hapin dyer të reja për takime të reja. Me Hënën në 60 gradë nuk do të jenë kurrë banale apo të parëndësishme. Gjithçka do të varet nga mënyra se si do të imponoheni përballë të tjerëve. Në punë një erë e favorshme do t’ju sjellë farat e një projekti flakërues për të cilin mund të kujdeseni me dashuri dhe durim që t’a bëni të lulëzojë. Tregohuni të disponueshëm për një mik në vështirësi.

Advertisement

Binjakët:  E enjtja mund të jetë pak e rëndë për ju duke qenë se duhet të luftoni dhe kundërshtoni Hënën e cila ndodhet në atë shenjën konfuze dhe misterioze të Peshqve, por gjithçka do të varet nga ju. Një proverb thotë “nëse nuk arrini të mundni armikun tuaj atëherë bëjeni mik”. Një diskutim me partnerin do të qartësojë një keqkuptim dhe do të vendosë bazat për një të ardhme më të mirë në jetën në çift.

Gaforrja: Nëse keni parashikuar një udhëtim këtë periudhë, Hëna në një shenjë uji si e juaja do t’ju japë një dorë të çmuar për përgatitjet.  Ndoshta edhe në aktivitetin tuaj do të shfaqet mundësia për një spostim: për të mos u humbur! Venusi (dashuria) po ju ndihmon të shihni jetën me një sy tjetër. Edhe nga një kontrast në dukje mund të lindë një dashuri intensive.

Luani: Zgjidhjet që kërkoni i keni në pëllëmbë të dorës, por ju jeni shumë të zënë me arsyetime të thella për t’i vënë re ato. Vërtetë shumë e çuditshme për punonjës të vlerësuar si ju. Nëse bëhet fjalë për dashurinë… nëse nuk e dëgjoni zemrën nuk mund të pretendoni që t’i rregulloni gjërat në moment të fundit. Duhet të rishikoni disa nga prioritetet tuaja.

Virgjëresha: Me Hënën në kundërshti të shenjës suaj nuk do të arrini të mposhtni lehtësisht konkurencën: ndoshta ju mungon pak kurajë ose ndiheni konfuzë. Sistemojini idetë përpara se të hidhni qoftë edhe një hap, në të kundërt rrezikoni të futeni në telashe. Nëse në të shkuarën keni lënë t’ju ikë nga duart një rast për të folur me partnerin dhe për t’i treguar dyshimet tuaja, mos e bëni të njëjtin gabim tani.

Peshorja: Ndalojeni përtacinë nëse doni të pastroni tavolinën e punës nga llogari dhe dokumenta. Mund t’ja dilni nëse mendoni për objektivin tuaj pa frikë.  Në fund të ditës do të kuptoni se nuk ishte ndonjë detyrë aq e madhe dhe e rëndë sa ç’mendonit. Nëse keni lëkurë të ndjeshme bëni kujdes me vënien e bizhuterive me prejardhje të dyshimtë: mund t’ju shkaktojnë irritime të bezdisshme.

Akrepi:  Yjet lajmërojnë për të reja të gëzueshme në lidhje si lindja e ndjenjave më të thella apo ndarja e interesave kulturorë. Edhe pse nuk do të mungojnë rastet për miqësi të reja, do të jetë një kënaqësi e madhe të riforconi lidhjet e vjetra afektive. Ditë madhështore edhe për punët dhe bizneset: do të fitoni shumë pikë dhe do të keni fitime të mëdha.

Shigjetari: Ndoshta nuk do të keni atë humorin e zakonshëm apo shoqëria juaj nuk do të jetë aq gazoze saç do t’ju pëlqente të ishte, por në këmbim do të kuptoni se një sjellje më e qetë do t’ju dhurojë kredibilitet më të madh tek të tjerët. Përsa i përket punës: dikush nga ju duhet të ridimensionojë plane që mund të rezultojnë shumë ambicioze për t’u realizuar.

Bricjapi: Ndiheni me shpatulla të ngrohta (mbuluar) dhe të sigurt në hapat tuaja. Sigurisht që mund të mbështeteni tek Hëna në një shenjë mike, por mos  jini të pavëmendshëm. Shkelja e një terreni të rrezikshëm dhe të panjohur mund të jetë një aventurë ekzaltuese, por a ja vlen vërtetë barra qeranë? Fazë e rëndësishme nga pikëpamja profesionale, megjithatë lëvizni me largpamësi dhe inteligjencë për të marrë maksimumin.

Ujori: Mos prisni që të vijnë t’ju thërrasin të tjerët, jeni ju që duhet të hidhni hapin e parë me shumë kurajo dhe vullnet. Dhe pikërisht në këtë moment edhe të tjerët do t’ju vënë re dhe do t’ju kërkojnë. Suksesi dhe karriera do të vijnë dhe duket se premtojnë kënaqësi si nga pikëpamja personale ashtu edhe nga ajo financiare. Pranoni një gabim tuajin.

Peshqit: Yjet janë me ju dhe do t’ju dhurojnë momente të mrekullueshme. Kundërshtia e Hënës së Zezë do të jetë thjesht një stimul për t’a përmirësuar më shpejt. Nëse bëhet fjalë për punën jeni me iniciativë dhe të sigurt që nuk gaboni: shumë pak do të arrijnë të jenë në të njëjtin hap me ju. Ju nuk keni asnjë frikë! Gëzoni shëndet të shkëlqyer por bëni kujdes vetëm të mos hani shumë.