Dashi: Era Ndryshon drejtim… do të mjaftojë shumë pak për t’ju ndryshuar humorin dhe t’ju bëjë më të ndjeshëm dhe të prekshëm. Pak tolerantë ndaj shakave, do të bëni polemika dhe për budallallëqe: për këtë e ka fajin Hëna dhe Mërkuri tek Gaforrja. Asnjëherë mos e merrni të mirëqenë disponibilitetin e partnerit. Gjithçka do të shkojë mirë.

Demi:  Mjafton shumë pak optimizëm për t’a parë gotën gjysmë plot dhe të gjeni dëshirën për të vepruar, çdo iniciativë duket më e lehtë me këtë filozofi. Mos e nënvleftësoni efektin interesant të buzëqeshjes suaj tek ata që ju rrethojnë. Në fushën e dashurisë mos e lini nostalgjinë që t’ju mbysë: ajo që keni sot është e gjallë dhe plot prespektivë, ndërsa e shkuara ka vdekur dhe është varrosur.

Advertisement

Binjakët:  Energjia dhe mirëqenia udhëheqin ditët tuaja. Rritet dukshëm dëshira për të matur mundësitë tuaja kundrejt të tjerëve: fati i mirë zbulon se do të keni sukses. Tranziti i Mëkurit dhe Hënës janë absolutisht të rëndësishëm. Mund të keni një rast për të rritur fitimet: në një moment të tillë nuk do të jetë një kthesë definitive por një nxitje e bukur. Komplimente!

Gaforrja: Mos u habisni nëse gjërat fillojnë të lëvizin: keni punuar fort dhe e dinit që herët apo vonë do t’i mblidhnit frytet. Me qiellin favorizues ndaj jush mund të kënaqni ndonjë kapriço të vogël. Dashuria do të jetë e bukur. Do të gjeni mënyra të reja për të komunikuar më intensivisht dhe gjithnjë e më thellësisht me personin e dashur.

Luani: Ju pret një ditë jo fort e gjallë apo e shkëlqyer, por do të mjaftojnë konsideratat e një kolegu për t’ju bërë të ndiheni të vlerësuar dhe të dashur. Për të evituar probleme në të ardhmen, jini largpamës përsa i përket investimeve apo veprimeve financiare. Një episod i pakëndshëm mund të krijojë tension dhe si rrjedhojë të rezultojë në një siklet në tretje.

Virgjëresha: Plot me ide dhe propozime, jeni të hapur ndaj te rejave, por edhe të gatshëm t’u riktheheni hapave tuaj nëse kuptoni që nuk janë pjekur kushtet. Jeta sociale ofron kënaqësi të bukura, por disa probleme mund t’ju mbajnë në tension.  Dukeni si një copë akulli, por do të mjaftojë një fjalë e ëmbël dhe një shikim sensual nga personi i dashur për t’ju shkrirë si dëbora nga dielli.

Peshorja: Për të luftuar me humorin e keq të Hënës tek Gaforrja mund t’i jepni hapësirë aftësisë suaj të lindur për të qenë social duke u hapur ndaj eksperiencave të reja. Provoni të shkëputeni qoftë edhe duke ju dedikuar pasioneve tuaja dhe leximeve që ju apasionojnë. “Çdo gjë nën kontroll” nuk nënkupton “çdo gjë ok”. Në dashuri është mëse e mirëpritur surpriza, e papritura, tronditja, ai xhesti i cmendur e  i papritur…

Akrepi:  Hëna është aleatja juaj dhe për këtë ju dhuron kartat më të mira:  shkathtësi, vendosmëri dhe nuhatje për mundësitë. Rezultatet e mira në punë shoqërohen me entuziazëm të madh, duke nxitur shpresat dhe ambiciet. Takimet më të mira bëhen, atëherë kur dhe ku nuk e prisni: prezantimi i një libri mund të jetë më i ëmbli ndër kujtime.

Shigjetari: Nëse një marrëdhënie i ka bazat në respektin e ndërsjelltë, atëherë do të jetë e palëkundur dhe do t’i rezistojnë valëvitjeve të jetës së përditshme, shpesh shumë të vështira. Sensi juaj social ka nevojë për ambjente ku të gjejë stimuj: asgjë më mirë se miqësia. Përsa i përket punës përqendrojeni vëmendjen vetëm tek çështjet që kërkojnë një ndërhyrje të menjëhershme: çdo gjë tjetër mund të presë.

Bricjapi: Kujtimi  i atij që ka dalë nga jeta juaj prej kohësh është ende prezent: mjafton një imazh dhe bëheni melankolik e nuk dilni dot nga kjo gjendje. Emocioni dhe brishtësia e brendshme ju ndalojnë të reagoni dhe aplikoni strategjitë më të mira! Puna do të mbetet në hije, pas mendimeve të tjera: por nuk rekomandohet  që të humbni llogaritë në këtë periudhë.

Ujori: Prozhektorët janë të drejtuara nga puna dhe përditshmëria. Vendosmëria për të kaluar pengesa të mundshme në punë sigurisht që nuk do t’ju mungojë: keni në dorë letra të mira duhet vetëm t’i luani më buon sens dhe pa u mbingarkuar siç ndonjëherë ju ndodh. Nëse temperatura jashtë është e lartë dhe ju shkakton fryrje, dedikojini kujdes të veçantë  shëndetit dhe bukurisë së këmbëve.

Peshqit: Falë trekëndëshit të Hënës tek një shenjë uji si e juaja sot do të përfaqësoni një pikë të fortë referimi për ata që ju rrethojnë. Nëse në familje hapet ndonjë front lufte, prezenca juaj do të sjellë paqe të menjëhershme. Me zemrën e ndjeshme ndaj miqësive dhe dashurisë do të jeni të hapur dhe të dashur me këdo që do t’ju japë rastin.