Dashi: Parashikohen dashuri të papritura për ata që dashurojnë dashuritë pasionale. Harmoni e mirë në jetën në çift. Do të keni shumë ide origjinale për t’a gjallëruar relatën. Eksperimentoni mënyra të reja dhe partneri juaj do të habitet dhe do të arrijë t’ju shohë si unikë. Jo keq programi i mbrëmjes e gjithashtu edhe marrëdhëniet me miqtë. Vazhdoni kështu.
Demi: Hëna në Ujor e mbyt humorin e mirë. Bashkë me të merr me vete edhe shpresat që keni për këtë ditë. Filloni të mendoni më pozitivisht dhe diçka e mirë do të ndodhë. Nën shënjestrën yjore do të jenë marrëdhëniet afektive. Jeni shumë kërkues, doni të tregoni dashuri dhe kërkoni siguri nga ana e partnerit. Bëjini një ekzaminim ndërgjegjes dhe rishikoni sjelljen tuaj.
Binjakët: Kjo ditë do të jetë e hapur dhe plot mundësi. Me siguri s’do të keni momente mërzitjeje, përkundrazi qielli do të ketë aq shumë ngjyra e lëvizje saqë edhe ndodhitë dhe humori do të jenë të ndryshëm në maksimum. Në këto ndjenja do të ketë hapësirë për të gjithë. Do të ndiheni aktiv dhe krijues me një dëshirë të madhe për rinovim për të ndryshuar gjërat rreth jush. Shumë mirë dashuria. Udhëtime, spostime për shumë prej jush.
Gaforrja: Me Hënën tek Ujori do të jeni të paparë në të bërët llogari e do të jeni akoma më të mirë në drejtimin e çdo situate në avantazhin tuaj. Ka ardhur momenti të reflektoni se cilën situatë duhet të çoni përpara. Do të ketë mundësi për të ndërtuar diçka të re dhe të rëndësishme. Edhe pse jo me kënaqësi duhet të pranoni ndonjë përgjegjësi më shumë.
Luani: Vuajtja dhe diplomacia do të ushqehen në nivele shumë të ulta nga Hëna tek Ujori. Kjo situatë do të rrezikojë të prishë disa situata të favorshme. Pakënaqësitë, të vogla por të përsëritura, do t’ju vënë në një pozitë jo fort të mirë sidomos në marrëdhëniet shoqërore. Në dashuri do të ndjeni një impuls shumë të madh për të thyer rregulla e për t’i rishkruar ato, gjë që do të ndryshojë skenarin e jetës suaj sentimentale.
Virgjëresha: Kryefjala e momentit është efiçenca juaj. Çdo lloj situate në të cilën do të impenjoheni do të rezultojë produktive. Gjërat po ndryshojnë rreth e rrotull jush dhe ju nuk jeni tipa që të papriturat ju kapin të papërgatitur. Nuk është në stilin tuaj që t’i përshpejtoni gjërat në punë. Gjeni strategjinë e duhur që për situata të caktuara të arrini maksimumin për një kohë sa më të shkurtër.
Peshorja: Ndiheni mirë dhe në harmoni të plotë me ambjentin që ju rrethon. Kjo ditë do të sjellë siguri, stabilitet në marrëdhënie dhe dashuri. Gjërat e vogla të së përditshmes do t’ju ngrohin zemrën dhe do t’ju mbushin shpirtin. Kënaquni me parnterin dhe miqtë por mos e lini pas dore dietën.
Akrepi: Kjo ditë do të jetë e rrethuar nga inpute që nuk përshtaten plotësisht me natyrën tuaj. Me Hënën kundërshtare do të ndiheni të irrituar dhe më pak tolerantë. Gjëja më inteligjente që mund të bëni është shmangia e situatave konfliktuale në punë, familje dhe shoqëri. Në dashuri nuk ka kuptim t’i fshihni problemet duke pritur që ato të zhduken vetë. Bisedoni me partnerin duke e kërkuar zgjidhjen së bashku.
Shigjetari: Duke mësuar nga eksperiencat e kaluara mos e lejoni që në punë t’ju kapin mat. Kjo nuk duhet të ndodhë edhe përballë kërkesave më të çuditshme. Keni më tepër kohë në dispozicion për të reflektuar për një çështje private dhe për të marrë një vendim të mençur. Jeta sociale është mëse e kënaqshme por kjo po rrezikon që të lini mënjanë atë që ju do. Duhet t’a përfshini në interesat tuaj.
Bricjapi: Duhet pranuar se kjo ditë nuk do të jetë as pozitive dhe as negative. Mundohuni të mbani një sjellje bashkëpunuese dhe pak shpirt përshtatjeje që do t’ju garantojnë marrëdhënie të mira e të kënaqshme me të afërmit, miqtë dhe kolegët e punës. Hëna sugjeron t’a gjallëroni marrëdhënien në çift sidomos kur dialogu është pak i shuar. Për disa nga ju do të ketë përfitime ekonomike.
Ujori: Sipas yjeve skena është e gjitha për ju, jo vetëm që do të jeni alegro por do të doni dhe do të ndiheni të dashur aq shumë sa ju vjen të hidheni pupthi. Kjo lumturi e brendshme që keni gjetur do të reflektojë edhe në familje. Nëse flitet për punë, shprehni në mënyrë personale propozimet tuaja. Ajo që do të habisë pozitivisht përtej përmbajtjes do të jetë bindja juaj.
Peshqit: Hëna e sotme do të sjellë momente lodhjeje dhe një natë të irrituar. Do të jeni lehtësisht në kundërshti me familjen dhe me ata që jetojnë rreth jush. Është rasti të shmangni një dalje në mbrëmje dhe pak nga koha juaj e lirë t’ja dedikoni parnterit dhe familjarëve që ndihen të lodhur nga largësia juaj. Gjithashtu është rasti t’i dedikoni edhe pak kohë mirëqenies suaj fizike.