Dashi: Hëna tek Ujori do t’ju bëjë më luftarakë aty ku duhet: mos  i hapni rrugë askujt. Kështu do të mund të përmirësoni kushtet tuaja dhe të shpresoni për ndonjë ngritje në detyrë/karrierë.  Raporti në çift ka nevojë për një ndryshim për të mos rënë në banalitetin e rutinës së përditshme. Vriteni mendjen. Mbrëmje shumë e këndshme.

Demi:  Duhet të nxirrni në pah gjithë butësinë dhe durimin që keni, për t’i bërë ballë energjisë nervoze të Hënës jo harmonike tek Ujori. Gabimi më i madh që mund të bënit është t’i përgjigjeni keq dikujt që kërkon thjesht një informacion. Ky nuk është momenti më i mirë për të ngjitur Everestin. Edhe nëse jeni të stërvitur, zemra juaj mund të jetë shumë e lodhur.

Advertisement

Binjakët:  Ditë flakëruese, falë Hënës që luan tek Ujori, një shenjë ajri si e juaja. Do të dini të kapni mundësi të dobishme për të mbushur jo pak xhepat tuaj. Përsa i përket dashurisë? Stop kopracisë: hapeni portofolin dhe blijini partnerit atë çka dëshiron prej kohësh. Do të jetë më shumë se i lumtur!

Gaforrja: Pas ngatërresave emocionale të ditëve të shkuara, tani do të filloni një ditë të qetë e pa shumë surpriza: nuk është aspak keq pasi pa presion të tepërt do të arrini të jepni më të mirën në punë dhe familje. Për momentin pritshmëritë nuk duhet të jenë shumë të larta. Edhe pse të ëndërrosh me sy hapur nuk është krim.

Luani: Nëse diskutimet e pafundme të udhëhequra nga kundërshtia hënore ju lodhin tej mase, ndoshta do të ishte më mirë të ngadalësoni. Nuk do të  akuzoheni për dobësi, nëse një herë i jepni dorë të lirë dikujt tjetër. Përse të mos mbyllni një sy nëse partneri mbërrin me 5 minuta vonesë? Edhe juve mund t’ju ndodhë një ditë.

Virgjëresha: Mos i shtyni punët tuaja urgjente, nëse nuk dëshironi të shihni të rritet ngarkesa e punëve për të mbyllur.  Më mirë t’i bëni pak nga pak. Ata që ju tundojnë për t’i bërë bisht punëve për të evituar lodhjen përgjigjuni me një: “Jo Faleminderit”. Më Hënën tek Ujori kujdesuni pak për qarkullimin e gjakut. Nëse vuani nga tensioni i lartë, kripa e tepërt është gati helm për ju.

Peshorja: Java nis me këmbën e duhur! Falë Hënës në Ujor  do të keni një energji të jashtëzakonshme. Bëni kujdes se si e përdorni dhe kujtoni që fuqia është gati e panevojshme pa autokontrollin. Në dashuri nuk mund të bëni prapa pikërisht në momentin më të bukur: merrni përsipër përgjegjësitë tuaja dhe pranoni gjithçka ka për t’ju dhënë partneri.

Akrepi:  Stresi dhe tensioni do të karakterizojnë ditën e sotme. Më mirë mos i vini re njerëzit që duken shumë nervozë. Me Hënën jo harmonike përgatituni për radhë në mes të trafikut dhe zemërim pak të tepruar. Qetësohuni! Një çaj kamomili do t’ju ndihmojë të eliminoni ankthin dhe të bëni një gjumë të qetë.

Shigjetari: Do të jeni euforikë dhe me dëshirën për të nisur njëqind gjëra, por më pas do të kuptoni se do të jetë shumë e vështirë t’i përfundoni.  Më mirë të ngadalësoni pak vrapin dhe mbi të gjitha mos u tensiononi.  Do të shihni të gjallërohet aktiviteti profesional, sidomos përsa i përket hyrjes së parave. Programe të këndshme për darkën.

Bricjapi: Yjet shënojnë mundësi për ndryshime interesante profesionale. Ju takon juve të prisni në gadishmëri apo t’a lini t’ju ikë rasti nga duart për shkak të dembelizmit apo frikës.  Para çdo vendimi, pyeteni mirë veten se sa të gatshëm jeni të sakrifikoni për të ndjekur ambicjet tuaja. Nga pikëpamja afektive do të jeni të vendosur të ruani atë që keni. Darkë me miqtë.

Ujori: Moment i shkëlqyer për të marrë përsipër një detyrë  të rëndësishme  dhe disa përgjegjësi. Më Hënën në shenjë dhe harmonike me Diellin ju do të jeni të përzgjedhurit. Rrini të qetë, do t’ju mbetet kohë edhe për t’ju dedikuar argëtimit  që nuk duhet të mungojë. Partneri e di që mund të mbështetet tek ju dhe ndershmëria juaj, por në  rast se mbushet me dyshime shuajani.

Peshqit: Të besoni më tepër tek vetja do t’ju ndihmojë të mos humbisni kohë në ndjekje të dyshimeve shumë pak të dobishme e mbi të gjitha të jeni më të vendosur: disa zgjedhje duhen marrë ne ajër, pa i lënë shumë vend rimendimeve. Nëse cantat e pazarit janë shumë të mbushura, mos bëni heronjtë: ndajeni peshën në mënyrë të barabartë dhe mos u lodhni shumë. Dashuri paraqitet shumë mirë.