Dashi: Nëse keni një projekt të rëndësishëm për të realizuar mos humbisni kohë: kjo ditë ju ofron të gjitha kushtet e favorshme për të arritur atë që doni. Do të hapen prespektiva të favorshme pune dhe fitimesh, nëse do të dini të punoni fort. Përmirësohet dialogu  dhe kuptimi me personin e dashur. Do t’ju japë kënaqësi vizita e miqve dhe të njohurve në shtëpinë tuaj.

Demi:  Një grimcë pavendosmërie, për t’u eliminuar falë dëgjimit të intuitës së brendshme që nuk mund t’ju bëjë të gaboni. Edhe nëse jeni në malore, provoni të kuptoni se të gjithë eksperiencat në fund të fundit mund të shihen edhe pozitivisht. Nëse nuk i pëlqeni shumë vendet e mbyllura, të bërët palestër nuk do t’ju pëlqejë shumë: më mirë një shëtitje në ajër të pastër.

Advertisement

Binjakët:  Falë kalimit sestil të Hënës zemra e mirë dhe  dashamirësia për të tjerët do t’ju japë mundësinë të bini më tepër në sy edhe nëpër rrjetet sociale, kjo sepse nuk tërhiqeni kurrë kur dikush ju këkron një mendim apo  këshillë. Gjatë këtyre ditëve s’do të jetë aspak e vështirë që të bëni njohje të reja dhe të ndizni një mekanizëm që do t’ju sjellë klientë të rinj pa shumë mund.

Gaforrja: Edhe nëse Hëna kundërshtatre do të mundohet t’ju pengojë haptazi ju do të përgjigjeni menjëherë me një organizim preciz deri tek detajet më të vogla. Kështu mund t’i bëni ballë çdo lloj të papriture pa pasur probleme serioze. Në këto momente nuk keni kthjelltësi të shkëlqyer ndaj meqë duhet të dorëzoni një ese apo relacion do të preferohej që të rikontrolloni edhe një herë materialin.

Luani: Të reja avantazhuese po vijnë. Ju nuk duhet të tërhiqeni për asnjë moment edhe nëse përfundimi i një pune ndoshta duket shumë larg. Me mbështetjen e Hënës te Dashi nuk duhet të humbisni një mundësi të mirë. Kënaqësitë nuk do të mungojnë. Mund t’i ndani këto kënaqësi me personat e zemrës duke e nisur nga dashuria.

Virgjëresha: Në punë nevojitet mund kështu që duhet të bëni durim. Ndoshta dikush nuk do të pranojë që ka bërë një gabim në të shkuarën, të tjerë do të kuptojnë që janë tradhëtuar nga nxitimi apo njerëz sipërfaqësorë kështu që do të kuptojnë se nuk e kishin vlerësuar siç e meritonte një situatë. E favorizuar do të jetë dashuria: çiftet do të ndajnë shumë kënaqësi së bashku dhe personat singëlll do të bëjnë takime të reja.

Peshorja: Njerëz të bezdisshëm mund të kthehen dhe t’ju bëjnë të humbisni kohë të çmuar. Largojini menjëherë me një justifikim, por duke qenë xhentilë sepse xhentilesa vlerësohet. Ama kur duhet të tregosh pak temperament, duhet! Në dashuri më mirë shtyni vendimet e rëndësishme në një moment më pozitiv, ndoshta më të qetë dhe ky moment dihet është shumë i komplikuar.

Akrepi:  Nëse keni ndonjë kritikë për kolegun zgjidhni fjalët e duhura për të mos krijuar një klimë jo fort pozitive. Përdorni takt nëse është e nevojshme. Fillojeni bashkëbisedimin me ndonjë kompliment të vogël. Qetësohuni! Kur përdorni tharësen e flokëve mos e përdorni me nxehtësi maksimale, kështu nuk do t’i dëmtoni flokët.

Shigjetari: Të qenurit origjinal është një nga virtytet tuaja kjo falë edhe mbështetjes së Hënës.  Çka është shumë e rëndëishme  për ju është që idetë tuaja të mos vidhen nga njerëz të tjerë kështu që para se të flisni shkruajini të gjitha, e zeza mbi të bardhë sepse fjala ikën.  Kështu thuhet dhe në latinisht “Verba Volant” dhe është e drejtë!  Në dashuri plani fillestar s’po funksionnon? Kini durim për aq kohë sa keni dy-tri karta shumë të forta që mund t’i luani edhe më vonë.

Bricjapi: Ditë me luhatje kjo e sotmja dhe fajin e ka dis-harmonia mes Hënës dhe Venusit dhe shpirti juaj jo i qetë. Shumë veta do t’ju pyesin cfarë keni? Vërtetë po prisni një përgjigje dhe ndiheni  në gjemba. Qetësohuni! Organizmi mund të jetë i “stresuar’ për shumë arsye. Nëse dini njërën syresh përpiquni t’a zgjidhni duke i shkuar deri në origjinë.

Ujori: Jeni gati të rrezikoni gjithçka për një projekt shumë fitimprurës që do t’ju dhurojë kënaqësi. Me iniciativë dhe bindje me siguri nuk do t’i thoni jo propozimeve të mira. Më shumë rëndësi nga shpeshtësia e takimeve ka cilësia e kohës që kaloni me partnerin. Përpiquni t’ja shpjegoni me fjalë të qarta.

Peshqit: Mos prisni: duhet t’a bëni ju hapin e parë. Kështu do të keni mundësi të gjeni vendet dhe ofertat më fitimprurëse. Nëse keni nevoje dhe nëse doni të fitoni pak sukses nuk ka as edhe nje rregull veçse të jeni me iniciative. Pak kujdes nuk do t’i bëjë keq lidhjeve dashurore. Ndonjëherë pamja gënjen kështu që mos e lini veten të bini në grackë.