Dashi: Do t’ju presë një ditë plot impenjime, por gjithashtu do të keni mundësinë që të paraqiteni dhe të njiheni në një ambjent të ri dhe stimulues. Nuk përjashtohen prova të papritura miqësie nga një person që keni nënvleftësuar pak. Mos hiqni dorë nga kënaqësia dhe e dala me miqtë për punën. Organizohuni që të keni mundësi t’i bëni të gjitha.
Demi: Prisni sot disa vonesa dhe të papritura për faktin se Hëna në Akrep nuk do t’ju lejojë të keni rezistencë dhe do të ndiheni të humbur shumë pak metra pranë finishit. Nëse i përballoni me qetësi problemet do të zgjidhen pa lënë asnjë shenjë, përveç një hijeje të lehtë pakënaqësie. Për çështjet më të rëndësishme mbështetuni në pjesën e dytë të ditës që do të jetë më e favorshme. Stimë dhe admirim nga ana e miqve.
Binjakët: Jeni të lodhur nga ritmet e larta që punët? Do të donit t’i lejonit vetes një pushim dhe të kënaqeni pak? Puna po ju merr kohë nga koha e lirë, apo koha e lirë po ju merr kohë nga puna? Do të duhet të organizoheni. Mos u demoralizoni dhe filloni të reagoni. Probleme të së përditshmes do të paraqiten. Përballojini me qetësi dhe pa ankth. E dini shumë mirë se sa keq ju bën stresi.
Gaforrja: Humori i mirë është i garantuar nga Hëna në Akrep, gjithsesi puna dhe financat tuaja kanë nevojë për shumë vëmendje. Sot që jeni kaq shumë efikas, preciz dhe me fat impenjohuni për të sjellë pak në aks llogaritë që nuk ju dalin. Nëse keni diçka për të cilën kërkoni faljen e personit të zemrës (një gënjeshtër apo një mos prezencë) duhet të jini të ëmbël, të butë, të dashur e mbi të gjitha të sinqertë.
Luani: Duke parë se si raportoheni me të tjerët Hëna dhe Mërkuri jo harmonik do t’ju braktisin. Të pakënaqur me vazhdimësinë e profesionit tuaj dhe të pavendosur për çfarë të bëni do të kënaqeni me një pasivitet jo produktiv. Stabël në çift? Rutina do t’ju duket gjithnjë e më tepër mbytëse. Është fakt se ju pretendoni se jepni më tepër se ç’ju japin.
Virgjëresha: Në punë keni shumë nuhatje. Në fushën financiare jeni të pakapshëm. Kush ju gjykon është shumë i kënaqur nga rezultatet që keni arritur. Një dashuri e papritur do t’ju kapë mat. Do të përmbysë me kënaqësi ekuilibrat emotivë që keni. Dedikojuni më shumë hobit tuaj, pasi kjo do t’ju japë mundësi të njihni persona që kultivojnë të njëjtin pasion me ju.
Peshorja: Panorama yjore në këtë periudhë do të jetë e qetë, me pjesën më të madhe të planetëve që do të rrinë në indiferencë totale. Ju duhet një ide, një iniciativë diçka që të jetë në gjendje që të gjallërojë rutinën e përditshme. Një këshillë për rrathët nën sy: aplikoni në këtë zonë një maskë me fletë menteje.
Akrepi: Ka lajme të mira: intuita sot do të punojë më së miri duke ju ndihmuar të largoni shumë situata të pakëndshme. Një analizë objektive dhe e ndershme në punë do do t’ju vendosë në mbrojtje kundrejt çdo kritike. Relata në çift së fundmi nuk po ju kënaq, duket sikur e ka zënë lemza. Flisni me partnerin me shumë qetësi duke u përjekur të kuptoni çka ju bashkon dhe çka ju ndan.
Shigjetari: Projekte që nuk nisin dhe çështje familjare që ju turbullojnë, por mos ngatërroni gurin me malin. Të enjten gjithçka ose ndoshta një pjesë e mirë do të sheshohet. Kapeni topin në ajër, përballojeni me qetësinë e duhur. Problemet do të zgjidhen pa lënë shenjë përveçse ndonjë pakënaqësie të vogël. Në punë do të arrini gjithsesi të jepni më të mirën. Nuk do të lini t’ju mbizotërojë humori i keq. Do të vazhdoni në rrugën tuaj.
Bricjapi: Me Hënën në Shigjetar, do të jenë të favorizuara marrëdhëniet ndërpersonale. Miqtë janë burim kënaqësie. Mbështesin dhe këshillojnë. Ditë speciale për çështjet e dashurisë. Orët e kaluara nën shoqërinë e partnerit do të jenë gjithnjë kujtimet më të bukura. Edhe në punë është momenti i duhur për të dalë nga izolimi dhe për të bashkëpunuar me të tjerët. Bashkëpunimi dhe sinergjia në një aleancë do të sjellë benefitet e shumëpritura.
Ujori: Fillojeni ditën me këmbën e djathtë. Do të jetë e nevojshme të mbani të frenuar padurimin sepse kjo gjë do t’ju sjellë pak vuajtje. Nëse jeni të pavendosur eksperienca do t’ju ndihmojë për të bërë zgjedhjen e duhur. Shmangini përballjet e forta: humbja do të jetë e garantuar. Lule Bah për qetësinë e shpirtit dhe një njohje e thellë e së brendshmes suaj do t’ju ndihmojë të shihni edhe atë që nuk duket.
Peshqit: Kuk mund të përkufizohet ndryshe përveçse një bashkësi panorama juaj yjore. Shumëllojshmëri planetësh të vendosur brryl më brryl për t’ju favorizuar. Mundësi shumë të mira në punë, dashuri dhe miqësi. Do të merrni suksese dhe aprovime të shumëllojshme. Pak rëndësi ka nëse jeni singëll apo në çift. Do të bëni projekte, do të zgjeroni horizontet, me pak fjalë do të përmirësoni situatën tuaj.