Dashi: Të shumta do të jenë praktikat dhe punët për t’u përfunduar, aq sa ka shumë mundësi të keni nevojë të qëndroni jashtë orarit. Si kompensim do të arrini të thjeshtëzoni dhe t’i bëni të shkojnë vaj edhe punët më të rënda. Mos u dekurajoni nga pengesat burokratike: me zgjuarsi do të arrini të gjeni çelësat e duhur të hyrjes. Dashuria më shumë se mirë!

Demi:  Ditë produktive, ashtu siç i ka hije temperamentit tuaj: hapa të vegjël përpara, por konstantë, do t’ju japin mundësi të përshkoni distanca më të gjata. Një gjë është e sigurt, nuk keni nevojë të  luftoni për të dalë në dritë. Marrëveshja me personin e dashur është gati perfekte: intense, e ngrohtë dhe plot pasion si rrallë ju ka rastisur në të shkuarën.

Advertisement

Binjakët:  Hëna pak e ligë nuk ju lejon t’a filloni më së miri ditën: kushtojini shumë kujdes gjërave që do të thoni dhe sjelljeve që do të mbani. Nuk do të mungojnë tensionet dhe humori i keq në familje edhe pse qetësia do të rikthehet shpejt. Në raportin në çift tensionet e fshehta mund të shpërthejnë duke bërë që sjellja juaj të mos ketë stilin e zakonshëm.

Gaforrja: Influkset yjore do të jenë speciale në këtë ditë. Yjet janë gati të ndriçojnë ditën tuaj, çfarëdo keni vendosur të bëni: shpirti juaj i iniciativës është shumë i theksuar sot ndaj mund të realizoni projekte shumë ambicioze.  Energjia juaj fizike është e dukshme: drejtojeni në sektorët e duhur pa lënë pas dore ato sentimentalë dhe erotikë.

Luani: Hëna gjendet në një shenjë pak të përshatshme për ju. Pak keq: edhe pse jo çdo gjë do të shkojë në mënyrë perfekte, optimizmi dhe buonsensi nuk do t’ju mungojnë për të përballuar  ndonjë kundërshti. Ka ardhur momenti që të merrni pak kohë për pushim dhe relaks. Stimuj të paparashikuar mund të vjedhin vëmendjen tuaj dhe t’ju shpërqendrojnë nga personi që dashuroni.

Virgjëresha: Ju pret një ditë e bukur që do të sjellë një valë gëzimi dhe shoqërizimi të gjallë. Nuk ju duket e vërtetë që më në fund mund organizoni një ditë siç doni ju. Në punë kolegët janë ende duke analizuar problemin që ju ja keni gjetur zgjidhjen: mund të ngjallni pak zili. Shumë argëtues do të jenë programet e mbrëmjes.

Peshorja: Kur gjërat nuk shkojnë, sforcot shumë pak hyjnë në punë: arsyetoni dhe limitojini në minimumin dëmet.  Në mënyrë të pazakontë do të mashtroheni nga emocionet dhe si rrjedhojë do të humbni busullën. Një ajër kapriçoz do të vërtitet në raportin tuaj në çift: ndiheni të burgosur, ndërkohë që do kishit dashur të ishit mijëra kilometra larg.

Akrepi: Ditë pa ngjarje të mëdha. Me pak fjalë do të keni një të mërkurë siç mendoni, ndaj futeni në punë fantazinë. Nuk ka problem nëse në këtë moment nuk mund të shpenzoni shumë, mund të argëtohesh edhe me pak. Të munguar dhe të përhumbur, sot në çift do të jeni njësoj sikur të mos ishit: jeni shumë të zënë me mendime të tjera për t’u shqetësuar për turiçkat e partnerit.

Shigjetari: Asgjë e çuditshme nëse sot jeni konfuzë dhe  ngulni këmbë për gjënë më të vogël. Efekti i Hënës tek Virgjëresha ju bën pak nervozë. Lodheni shumë për të mbyllur një punë, por përpjekjet ju shkojnë dëm? Nesër do të shkojë më mirë! Keqkuptimet familjare do të zgjidhen ballë për ballë: rrini larg nga ata që dinë gjithçka dhe ju mbushin me këshilla dhe konsiderata.

Bricjapi: Hëna tek Bricjapi e mban lart moralin tuaj. Empatik dhe në sintoni perfekte me të tjerët, do të merrni demonstrim dashurie. Atmosfera e qetë në familje dhe iniciativa  të reja për t’u çuar përpara me persona të sapo njohur.  Flasim për punën: fantazia dhe intuita janë asët tuaj nën mëngë, duke parë që edhe të paprituarat luajnë në favorin tuaj: ndeshja padyshim është e fituar.

Ujori: Veproni me shpejtësi dhe fantazi: kështu do t’a gjallëroni  një ditë monotone. Nuk duket asgjë në horiziont për i përket të rejave apo situatave në zhvillim e sipër, kështu që nuk mbetet veçse të shpikni diçka. Hëna sot ju jep këshillat e duhura për të intriguar atë që ju pëlqen. Mos i zhgënjeni pritshmëritë e saj: lërini pasiguritë dhe hidhuni në sulm.

Peshqit: Hëna ju ka vendosur me shpatulla pas murit e cila së bashku me Virgjereshën do të mundohen shumë që të mos ua bëjnë të thjeshtë fitoren. Çfarë do të bëni? Kini durim dhe prisni ditë më të mira. Në çdo aspekt, në çdo vend, në çdo lëvizje do  të nxirrni vetëm anën negative dhe nuk do të jetë aspak e thjeshtë që të ndryshoni ide. Beteja të zjarrta në punë. Shuajeni pak zjarrin duke hequr dorë nga bashkëpunëtorë tek të cilët nuk keni të njëjtin besim si më parë.