Dashi: Siguria e tepërt në aftësitë tuaja mund t’ju nxjerrë jashtë piste dhe t’ju bëjë të merrni vendime që në fakt meritojnë të mendohen mirë. Kontrolloni ndryshimet e humorit, pasojë direkte e përplasjes mes Hënës dhe Marsit. Në rast dhimbjeje koke, do t’ju bënte punë një masazh i këndshëm me majat e gishtave, në të gjithë zonën e prekur: kokë, qafë, supe.
Demi: Dielli, Plutoni dhe Hëna ju favorizojnë. Ndjeshmëria dhe fantazia sot do të jenë në kulm. Në raportin dashuror do të tregoheni më pak xhelozë dhe posesivë, duke pranuar ndonjë kompromis. Në punë nuk i gëzoheni rutinës së pakënaqshme ndaj do të shihni mundësinë për të krijuar aleanca të reja, të nevojshme për aktivitetin, karrierrën dhe suksesin tuaj.
Binjakët: Nëse e jepni fjalën mundoheni me çdo kush t’a mbani atë sepse për ju ka shumë rëndësi t’ju konsiderojnë të ndershëm dhe të besueshëm. Një çështje familjare do të jetë rasti i duhur për të qartësuar principet tuaja. Gjithçka e mirë që do t’ju vijë në punë e keni fituar vetë duke vënë në lojë aftësinë dhe kujdesin.
Gaforrja: Semafor i kuq me Hënën kundërshtare të Marsit. Humori përtokë, partneri në dashuri dhe partnerët në punë kapriçozë, kreativiteti copë copë! Në familje etja juaj për pavarësi mund të shkaktojë shumë polemika. Në dashuri parashikohen zënka me partnerin mbi çështje të parëndësishme: janë banalitete, mërzi të vogla të së përditshmes që ju vënë kundër njeri-tjetrit.
Luani: Asnjë aspekt i rëndësishëm që t’ju përfshijë personalisht, por me Mërkurin, Venusin dhe Jupiterin nga ana juaj nuk do të keni shumë nevojë për ndihmë! Bëni kujdes të mos i jepni shumë peshë disa mundësive pune që janë thjesht hipotetike. Nuk jeni fort të kënaqur me fizikun tuaj kur dilni përpara pasqyrës? Për të eliminuar ato pak kile tepër dedikojuni një sporti që ju pëlqen.
Virgjëresha: Krijimtaria dhe romanticizmi garantohen nga Hëna në një shenjë toke si e juaja. Krijimtaria i përgjigjet thirrjes edhe në sektorin e punës, por të vetëm nuk do të arrini që t’i përktheni në realitet idetë tuaja. Kërkoni ndihmë. Nëse jeni në çift, funksionon mirë. Lëshojeni veten në përkëdhelje që mbushin romancat rozë apo si ato nëpër filmat romantikë që n’a bëjnë për të qarë…
Peshorja: Të kushtëzuar nga pakënaqësitë që vijnë nga Hëna dhe Marsi, frika se mos humbni terren ju bllokon. Problemet më të mëdha vijnë nga familja pak “pushtuese”: me justifikimin e dashurisë dhe eksperiencën kushtëzojnë vendimet tuaja. Me qiellin pak të trazuar mbi krye pika juaj e dobët: një dhimbje koke me natyre nervore.
Akrepi: Falë sestilit të Hënës do të kaloni një ditë të këndshme: të qetë dhe bashkëpunues në punë, të dashur dhe komunikues në çift. Do të rivini në diskutim zakone, zgjedhje dhe ndjenja. Hëna do t’ju japë një dorë. Edhe pse rezultatet profesionale sot nuk do të jenë maksimale do të tregoni se dini të bëni: të arsimuar, të mirëinformuar dhe padronë të çdo situate.
Shigjetari: Nëse do të mundeshit do t’a fiknit alarmin dhe do të vazhdonit të flinit. Më mirë të ëndërroni se sa të ballafaqoheni me monotoninë e ditëve si kjo e somja! Zgjidhja: gjeni një aktivitet të kënaqshëm për kohën e lirë si psh të bëni/ndërtoni gjëra vetë, të ndërmerrni iniciativa kulturore etj. Nëse jeni në çift dhe jo fort magnetikë, duhet të punoni pak sepse asgjë nuk e shuan raportin më tepër se forca e zakonit. Ndryshoni look.
Bricjapi: Hëna në tranzit në shenjë nuk mjafton për të realizuar atë që dëshironi dhe për të qenë simpatikë dhe brilantë si komikët. Duhet të bëni llogaritë me Marsin (planeti i forcës dhe luftimit, por edhe i zënkave dhe incidenteve të vogla). Ngiteni makinën me kujdes. Evitoni çdo arsye për tension dhe përplasje me personat e afërt, duke nisur që nga partneri!
Ujori: Shumë të zënë gjatë ditës dhe më në fund të lirë pas përfundimit të punës do të merrni kohën tuaj pa programe apo orare për të respektuar. Pak analizë e brendshme në dashuri nuk do t’ju bënte aspak keq. Nëse keni probleme me mbatjen e ujit në organizëm limitoni përdorimin e kripës në ushqime dhe pini shumë ujë larg vakteve kryesore. Edhe çaji është një ndihmë e vlefshme për këtë.
Peshqit: Ditë pozitive. Lodhjen e keni lënë pas dhe projektet e punës janë mëse të arritshëm. Kush ka një jetë të kënaqshme afektive do të drejtojë dëshirën për risi në brendësi të lidhjes dhe do të shpikë mënyra të reja për të qenë së bashku dhe për t’u dashur: ju pëlqen që në jetën tuaj të mos keni asgjë të dhënë (të sigurt) ndaj edhe në dashuri doni ndryshime dhe të reja.