Homazhet për efektivin e RENEA-s, Ibrahim Basha, në orën 14:00 në Pallatin e Brigadave

Homazhet për punonjësin e policisë Ibrahim Basha do të zhvillohen ditën e sotme në orën 14:00 në Pallatin e Brigadave. Ndërsa më pas, në orën 16:00, do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit.

Efektivi i Forcave RENEA, Ibrahim Basha, i cili mbeti i vrarë mëngjesin e së mërkurës në Lazarat, gjatë një aksioni policore për ndalimin e disa personave të armatosur, të cilët kishin qëllua në drejtim komisariatit të Policisë së Lazaratit, ishte vetëm 31-vjeç.
Efektivi Ibrahim Basha, i lindur e rritur në Tiranë, kishte mbi supe një karrierë të gjatë në rradhët e policisë, por dhe ushtrisë. Ai kishte diçka më shumë se 1 vit që ishte bashkuar me Forcat RENEA, ndërsa më herët për rreth 7 vite ka qenë në shërbime të ndryshme jashtë Shqipërisë si ushtarak, duke u bërë dhe pjesë forcave ushtarake ‘Eagle’ në Afganistan.

Advertisement