Bobbi Kristina Brown transferohet në azil: “Tashmë është në duart e Zotit”

Rreth pesë muaj pasi u shtrua në spital për herë të parë, Bobbi Kristina Brown është transferuar në një azil.
“Pavarësisht nga ndihma e madhe mjekësore që i është dhënë, gjendja shëndetësore e Bobbi Kristina Brown është përkeqësuar. Sot ajo është transferuar në një azil. Bobbi tashmë është në duart e Zotit”, kanë deklaruar familjarët e saj.
Vajza e të ndjerë Whitney Houston ka qenë nën mbikqyrje të rreptë mjekësore që prej Janarit të këtij viti kur u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj në Atlanta.

Advertisement