Komediani i mirënjohur amerikan, Charlie Murphy, ka vdekur në moshën 57 vjeçare. Sipas menaxherit të tij, Charlie ka vdekur nga leukemia në mëngjesin e djeshëm në një spital në New York. Anëtarët e familjes thonë se janë të shokuar nga ky lajm, pasi kanë menduar se gjendja e tij po përmirësohej. Charlie është vëllai i madh i komedianit, Eddie, me të cilin kanë bashkëpunuar në filmat “Are We There Yet”, “The Boondocks”, “Norbit”, dhe “Vampire in Brooklyn”.