Jennifer Lopez është gjithmonë e jashtëzakonshme kur flitet për klipet e saj. Më i fundit do të jetë ai nën titullin “I’m into you” në bashkëpunim me reperin Lil Wayne. Këndon dhe vallëzon në plazh, gjithmonë sensuale dhe e egër. Për J. Lo duket se me të vërtetë është një moment i artë. Pas “On the floor” vjen singëlli i saj i dytë, i cili do të prezantohet fillimisht sot (më 2 maj) gjatë programit Today Show në NBC. Duket se 2011-a është një vit i cili po i dhuron kënaqësi të mëdha yllit të showbiznesit. Të shohim se si do të jetë rezultati i xhirimeve të klipit për singëllin I'M INTO YOU. Një gjë është e sigurt, të gjitha vajzat do të kenë zili partnerin e J.Lo-së në klip e të gjithë do të donim të shkelnim në plazhet ku ata shëtisin…
Hit i ri?
Monday, December 15, 2025
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


